Serbia kërkon mbështetjen e OKB për bisedime të reja mbi Kosovën

29/07/2010

Serbia paraqiti një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke bërë thirrje për bisedime të reja midis Beogradit dhe Prishtinës.

(B92, Blic - 29/07/10; Reuters, AFP, DPA, Canadian Press, VOA, Beta, B92, Radio Srbija, Blic, Xinhua - 28/07/10)

photo

"Serbia … duhet të ketë marrëdhënie të mira me vendet e fuqishëm të botës," i tha parlamentit Presidenti Boris Tadiç. [Getty Images]

Serbia paraqiti një projekt-rezolutë të mërkurën (28 korrik) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke denoncuar pavarësinë e Kosovës dhe duke kërkuar nisjen e bisedimeve të reja mbi ish-krahinën serbe.

Masa pason opinionin këshillimor të 22 korrikut të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), që thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Dokumenti, i paraqitur nga misioni i OKB i Serbisë të mërkurën, e pranoi vendimin e ICJ, por vuri në dukje se "shkëputja e njëanëshme nuk mund të jetë një mënyrë e pranueshme për zgjidhjen e çështjeve territoriale."

Projekt-rezoluta që Serbia shpreson se Asambleja e Përgjithëshme do të miratojë këtë vjeshtë, kërkon që Beogradi dhe Prishtina të kërkojnë "një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për të gjitha çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut paqësor".

Ndërsa ajo nuk e përmend posatçërisht statusin e Kosovës si një temë që bisedimet e propozuar duhet të trajtojnë, vëzhguesit besojnë se ky është qëllimi i nxitjes së Beogradit për bisedime të tjera.

Zyrtarë të shumtë të lartë serbë, duke përfshirë Presidentin Boris Tadiç, kanë thënë ditët e fundit se opinioni i ICJ nuk do t'i shkurajojë ata nga vazhdimi i luftës për të rifituar ish-krahinën.

Duke argumentuar se ICJ, që është organizmi kryesor gjyqësor i OKB, nuk iu përgjigj pyetjes nëse Kosova kishte të drejtë të shkëputej, projekti i së mërkurës i kërkon Asamblesë së Përgjithshme që të miratojë përfundime mbi opinionin e gjykatës me qendër në Hagë.

Ai bën thirrje për përfshirjen e një çështjeje në një rend të ditë të përkohshme të sesionit të 66-të asamblesë mbi "verpimtaritë e mëtejshme që pasojnë miratimin e opinionit këshillimor të ICJ mbi atë nëse pavarësia e shpallur një-anshmërisht e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare."

Duke përmendur një deklaratë të ministrisë së jashtme serbe, njoftimet e mediave vunë në dukje se u paraqit në OKB pas këshillimeve me të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe një numër faktorësh ndërkombëtarë të tjerë.

Por, e përditëshmja me qendër në Beograd, Blic sugjeroi në një njoftim të enjten (29 korrik) se Gjermania dhe tre nga pesë anëtarët e përhershëm të organizatës prej 15 vendesh: Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, e kundërshtuan fuqishëm tekstin e dokumentit.

Në një përpjekje për të gjetur mbështetje për sulmin diplomatik të ri të Serbisë, Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç shkoi në Nju Jork të mërkurën për këshillime të mëtejshme, përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të caktuar për javën e ardhshme. Ai pritet që t'i drejtohet gjithashtu një forumi të Lëvizjes së të Pa-Angazhuarve dhe do të takohet me ambasadorët e një numri vendesh anëtarë të OKB.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke kërkuar të pengojë më shumë njohje të pavarësisë së Kosovës, qeveria serbe ka vendosur të dërgojë emisarë në 55 vende që besohet të jenë pranë marrjes së kësaj mase dhe njoftohet se u ka kërkuar ambasadorëve të saj në 40 kryeqytete të tjerë që të përqëndrohen në këtë detyrë gjithashtu. Deri tani, Kosova është njohur nga 69 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, 22 nga 27 vendet anëtarë të BE, si dhe nga të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë, me përjashtim të Bosnjë dhe Herzegovinës.

Kosova, ndërkohë, ka në plan që të ripërtërijë fushatën e saj, e cila ka për qëllim sigurimin e më tepër njohjeve të pavarësisë së saj, si pjesë e qëllimit të saj të anëtarësimit në OKB.

Ndërsa ka vërtet vend për më shumë bisedime të Kosovës, problemi më i madh është një dallim midis qëndrimeve të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me çështjet që bisedimet duhet të trajtojnë, thonë ekspertët.

"BE dhe kosovarët shpresojnë se bisedimet do të përqëndrohen në çështje teknike që drejtojnë marrëdhëniet në terren midis pakicës serbe dhe shumicës shqiptare," tha Martin Shletzinger, një bashkëpunëtor i Qendrës Udro Uillson në një intervistë me agjencinë e lajmeve Beta me qendër në Beograd. "Për serbët, natyrisht [ato] duhet të jenë mbi statusin dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment