28/07/2010
Komandanti i ri i Selisë Qëndrore të NATO-s në Sarajevë bisedon me SETimes rreth rrugës për anëtarësimin në NATO.
Nga Vllado Kos për Southeast European Times në Sarajevë – 28/07/10
![]() Gjeneral Brigadieri i Ushtrisë së SHBA Dejvid Enieart. [NATO] |
Gjeneral Brigadieri i Ushtrisë së SHBA Dejvid Enieart mori komandën e selisë qëndrore të NATO-s në Sarajevë më 19 qershor, vetëm dy muaj pasi ministrat e jashtëm të Aleancës dhanë miratimin e kushtëzuar të Planit të Veprimit të Anëtarësimit (MAP) të Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH).
Por BiH duhet së pari të zgjidhë çështjen e ndarjes së pronave të ndryshme të mbrojtjes midis dy njësive. Enieart u ul me korrespondentin e SETimes Vllado Kos për të diskutuar sesi vendi mund të arrijë këtë qëllim.
SETimes: Pas MAP të kushtëzuar të BiH, si e shihni klimën politike në vend? A është ajo e mirë aq sa duhet për të arritur një marrëveshje mbi pronat e paluajtshme të mbrojtjes?
Gjeneral Brigadieri Dejvid Enieart: BiH ka punuar drejt anëtarësimit në NATO ... për shumë vjet. Kjo tregon se angazhimi i duhur afatgjatë politik dhe mirëkuptimi ekzistojnë anembanë vendit. Klima politike në BiH është mbizotëruar tani nga zgjedhjet që vijnë [të tetorit]. Nevoja për të përmbushur kushtin përfundimtar për MAP është eklipsuar nga zgjedhjet dhe zgjidhja e pronësisë së mbrojtjes është tani një çështje politike.
Megjithatë, kjo nuk është koha për të humbur lëvizjen përpara me besimin e gabuar se BiH është tashmë aktiv brenda MAP. Aktivitetet brenda MAP janë mbështetur në një Program Vjetor Kombëtar (ANP) dhe NATO ka përcaktuar se BiH nuk mund të fillojë ANP-në e parë të saj derisa të zgjidhet çështja e pronës së mbrojtjes. BiH mund të përmbushë kushtin e vetëm që ka vendosur NATO, por përgjegjësia është e udhëheqësve politikë të BiH.
SETimes: Diskutimet rreth MAP pothuajse nuk ekzistojnë. A mund të shpjegoni pse është duke u thënë kaq pak?
Enieart: Mund të ketë pak diskutim pubklik, por brenda qeverisë puna po ecën qartazi përpara për të hartuar një ANP. Kjo është bërë nga ekipi bashkërendues i NATO-s i Këshillit të Ministrave të BiH. Atje ka mbivendosje të konsiderueshme midis programeve të NATO-s mbi të cilat BiH po punon dhe ANP.
Posatçërisht, përmbajtja e çdo ANP të ardhshme do të jetë shumë e ngjashme me punën që po bëhet tani brenda Planit të Veprimit të Partneritetit Individual (IPAP). BiH duhet të përgatitet që të vazhdojë punën brenda IPAP nëse prona e mbrojtjes nuk zgjidhet nga fillimi i ciklit tjetër të MAP në shtator.
SETimes: Çfarë roli do të luajë Selia Qëndrore e NATO-s në Sarajevë në lehtësimin e bisedimeve mbi pronën e patundshme të mbrojtjes?
Enieart: Selia Qëndrore e NATO-s në Sarajevë ka punuar me ministrinë e mbrojtjes dhe palë të tjera për të ndihmuar që të zgjidhet çështja dhe mbetemi gati që të mbështesim këtë përpjekje. Po ndihmojmë në kërkimin e titujve dhe shkresave për të përgatitur pronën për kthimin ligjor në qeveri apo njësi. Kemi përgatitur gjithashtu një projekt-marrëveshje ndër-qeveritare për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij hapi të fundit, në mënyrë që BiH të mund të aktivizojë MAP. Shpresojmë se BiH mund të ecë përpara dhe t'a bëjë këtë një përparësi kryesore.
SETimes: Morrët komandën e Selisë Qëndrore të NATO-s në Sarajevë nga një oficer tjetër i SHBA. Çfarë do të thotë prania e vazhdueshme e komandantëve të SHBA në Selinë Qëndrore të NATO-s lidfhur me të ardhmen e angazhimit të Aleancës në stabilitetin e BiH?
Enieart: Në një kohë kur burimet ushtarake tona janë nën presion të madh, përfshirja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Selinë Qëndrore të NATO-s në Sarajevë tregon sesa të rëndësishëm e konsiderojmë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Bosnjë dhe Herzegovinës si faktorë kryesorë në sigurinë europiane.
Por le të jem i qartë, ky nuk është një mision i SHBA. Karakteri unik i NATO-s është aftësia e saj për të lidhur Europën e Amerikën e Veriut dhe Selia Qëndore e jona në Sarajevë është një shembull i shkëlqyer i këtij vizioni të përbashkët.
SETimes: Pse duhet që Republika Sërbska (RS) të mirëpresë anëtarësimin e NATO-s për BiH?
Enyeart: Të mirat e bashkimit me NATO janë përmirësimi i sigurisë kombëtare dhe rajonale, stabiliteti, zhvillimi ekonomik, një ushtri më profesionale dhe me kosto më të efektshme, forcimi i institucioneve demokratikë dhe ecja më pranë anëtarësimit në BE. Këto përfitime janë vërtetuar mirë për mbi 60 vjet dhe nga 28 vende anëtarë. Njerëzit që jetojnë në RS mund të presin të njëjtat përmirësime të standartit të jetesës së tyre.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes