Bullgaria dhe Rusia bien dakort mbi planin udhëzues të Rrjedhës së Jugut

19/07/2010

Bullgaria dhe Rusia arritën një marrëveshje kryesore mbi projektin e tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut, pasi Moska pranoi të ulë çmimin e furnizimeve me gaz kur të nënshkruhen kontratat e reja.

(Dnevnik.bg, Sofia News Agency - 19/07/10; Mediapool, Dnevnik.bg, Sofia News Agency - 18/07/10; Reuters, AFP, Bloomberg, Itar-Tass, RIA Novosti, BTA, Focus News Agency, Dnevnik.bg, Mediapool - 17/07/10)

photo

Tubacioni 900 km do të lidhë Rusinë me Ballkanin përpara se të ndahet në dy degë. [Ilustrimi nga Katherinë Gurgenidze]

Bullgaria dhe Rusia arritën marrëveshjen e tyre të shtunën (17 korrik), pas bisedimeve të gjata në qytetin e Varnës, në brigjet veriore të Detit të Zi të Bullgarisë, duke rënë dakort të shpejtojnë ndërtimin e tubacionit të gazit natyror Rrjedha e Jugut në territorin bullgar.

Plani udhëzues mbulon fazat dhe afatet përfundimtarë për zbatimin e projektit, i cili është planifikuar të vihet plotësisht në funksionim më 2015. Ai u nënshkrua nga ministrat e energjisë të të dy vendeve, Traiço Traikov i Bullgarisë dhe Sergei Shmatko i Rusisë.

Sipas marrëveshjes, një studim teknik dhe ekonomik i realizueshmërisë për projektin duhet të përgatitet deri shkurtin e ardhshëm, kur do të ngrihet një ndërmarrje e përbashkët projekti për ndërtimin e pjesës bullgare të tubacionit.

"Po shpejtojmë tani punën për Rrjedhën e Jugut," tha Shmatko të shtunën në një konferencë të përbashkët shtypi me Traikov dhe Zëvendës CEO të Gazprom, Aleksander Medvedev, i cili gjithashtu mori pjesë në bisedime.

Tubacioni është projektuar të çojë 63 miliardë metra kub të gazit natyror rus në vit në Europë, duke anashkaluar Ukrainën. Sipas planeve, ai do të shkojë nën Detin e Zi, nga stacioni i ngjeshjes Beregovaja në Rusi, në Varna dhe do të ndahet pastaj në dy degë, me atë veriperëndimore që përfundon në Austri dhe atë jugperëndimore që përfundon në Itali.

Pjesa bullgare e tubacionit Rrjedha e Jugut do të kushtojë 644 milionë euro, thanë zyrtarët bullgarë. Ata shpjeguan gjithashtu se 17 milionë metra kub të vëllimit të përgjithshëm të gazit do të rrjedhë nëpër tubacionet që tashmë ekzistojnë dhe 46 milardë metra kub do të pompohen në tubacionet e rinj.

Pronësia e këtyre tubacioneve të rinj ka qenë një pikë ngecje në bisedime. Marrëveshja e arritur në Varna parashikon që Bullgaria të ketë 50% të pronësisë së tyre.

Kryeministri Bojko Borisov, i cili nuk mori pjesë në bisedime, por udhëtoi në Varnë për ceremoninë e nënshkrimit, tha se nga tubacioni Rrjedha e Jugut nuk do të përfitojë vetëm vendi i tij, por gjithashtu Serbia dhe Kroacia, që i janë bashkuar gjithashtu projektit.

"Si fqinjë të mirë, nuk duam të pengojmë ata nga përdorimi i gazit rus," e citoi atë të thotë agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

Bullgaria, e cila është gati 100% e varur nga gazi rus, u bashkua gjithashtu me projektin e tubacionit Nabucco të mbështetur nga BE, që është projektuar të transportojë gazin natyror nga Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme në Europë, në një përpjekje për të shtuar furnizimet e saj. Sofja ka thënë në mënyrë të përsëritur se i konsideron të dy projektet një përparësi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bisedimet në Varna, që nisën të premten, u përqëndruan gjithashtu në furnizimet ruse me gaz të Bullgarisë. Marrëveshja e planit udhëzues u njoftua vetëm pasi Moska u angazhua që të ulë çmimet e gazit për vendin ballkanik dhe të heqë ndërmjetësuesit nga kontratat e furnizimit me gaz. Kjo nënkupton që në të ardhmen, çdo marrëveshje e tillë do të përfundohet drejtpërsëdrejti midis Gazprom dhe ndërmarrjes shtetërore bullgare të gazit Bulgargaz.

"Nuk kemi çështje të mbetura dhe i dhamë fund gjithashtu pjesëmarrjes së ndërmjetësve," pohoi Shmatko.

Traikov shpjegoi se Bullgaria do të nënshkruajë kontratat e reja afat-gjata me Rusinë, pasi të tanishmet të skadojnë më 2011 dhe 2012. Sofja pret të marrë një projekt-kontratë të parë deri më 10 gusht. Të dy palët pastaj do të diskutojnë mbi hollësitë e sakta të kontratave të reja të prurjeve të gazit deri nga fundi i qershorit të vitit të ardhshëm.

"Ajo për të cilën kemi biseduar është vetëm fillimi jo fundi," tha Traikov të dielën.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment