15/06/2010
Banorët e Beogradit mblidhen për të brohoritur për ekipin serb -- pastaj ngushëllohen.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 15/06/10
![]() Humbja ishte një zhgënjim i madh për serbët. [Nikola Barbutov/SETimes] |
Në kryeqytetin serb, ngazëllimi dhe parapritja ishin të prekshme mëngjesin e të dielës (13 qershor). Asnjë pyetje nuk ishte aq e rëndësishme sa "Ku do të shohësh ndeshjen?"
I gjithë vendi u vendos përpara ekranëve të televizionit ndërsa ora mbërriti në 4 pasdite. I nxehti i pasdites u duk se vetëm rriti tensionin mes tifozëve, ndërsa filloi ndeshja e Serbisë kundër Ganës.
Spektatorët u mblodhën në shtëpitë e miqve dhe në kafe. "Hej, sa birra duhet të blej për grupin?" Mlladen, 23 vjeç, pyeti mikun e tij në telefon ndërsa udhëtoi me autobuz. "I gjithë grupi është duke u mbledhur tek shtëpia e një miku. Duhet të fitojmë, kemi një ekip me të vërtetë të fortë."
Ndërsa u afrua koha e ndeshjes, kafetë në qendër ishin plot. Tifozët, të veshur me bluzat e ekipit kombëtar, gumëzhonin rreth tryezave, fytyrat e tyre të lyera me ngjyrat e flamurit serb -- e kuqe, e bardhë dhe blu. Pije me gjysmë çmimi, lojra dhe base ishin të gjitha pjesë e argëtimit.
Gjatë himneve kombëtarë të Ganës dhe Serbisë, filluan të bërtiturat dhe brohoritjet.
Në një tryezë, katër gra dhanë mendimet e tyre.
![]() Tifozët u mblodhën në shtëpi, bare dhe kafe për të parë ndeshjen me Ganën. [Nikola Barbutov/SETimes] |
"Padyshim që do t'i mposhtim ata; do të jetë gjashtë me zero," tha Zorica. "Nuk është e vërtetë se gratë e vërteta nuk e pëlqejnë futbollin," shtoi Jelica.
Një djalë i ri, i veshur me një bluzë të zbukuruar me "Serbia" dhe stemën serbë ishte ulur në një tryezë tjetër. "Nuk jam nga Serbia. Jam hollandez, por po brohoras për Serbinë," tha ai. "Do të jetë dy me zero për Serbinë," tha Jani.
Një grup prej pesë miqsh ishin ulur në një tryezë, me vështrim të tensionuar, me kokë në duar pas çdo rasti të humbur. "Do të fitojmë një me zero. Padyshim do të kalojmë në raundin e dytë të konkurrimit, pas asaj, do të shohim," parashikoi Llazari.
Gjysma e parë përfundoi dhe asnjë nga ekipet nuk shënoi. Gjysma e dytë filloi dhe ekipi serb humbi disa mundësi për gol. "Ç'farë dreqin po bën, Zigiç!" bërtiti një bjonde trupvogël.
Fundi i lojës ishte pranë dhe tensioni po rritej, ndërsa të gjithë shihni me kujdes çdo pasim dhe përpjekje për gol. Pesë minuta përpara përfundimit, Gana shënoi një gol me penallti.
Në një çast e gjithë euforia u zhduk. Kur goditja e lojtarit ganez Asamoah Gian ndeshi në rrjetë, shpresat e Serbisë për këtë Kupë u copëtuan.
Tifozët panë të tendosur nëse Shqiponjat mund të barazonin rezultatin. Ata nuk mundën.
Më pas, ata ishin stoikë. "Prisja që ekipi ynë të fitonte. Më vjen keq, por ç'farë t'i bësh? Shkojmë tek ndeshja tjetër," tha Sërxhan.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes