14/06/2010
Pas zhgënjimit të humbjes të dielën ndaj Ganës, traineri serb Radomir Antiç është duke premtuar një metodë të rë.
Nga Georgi Mitev-Santek për Southeast European Times në Beograd -- 14/06/10
![]() Nemanja Vidic i Serbisë reagon ndaj vendimit të penalltisë kundër ekipit të tij gjatë ndeshjes në Grupin D të Kupës Botërore të FIFA 2010 ndërmjet Serbisë dhe Gana në Stadiumin Loftus Versfeld të dielën (13 qershor) në Pretoria, Afrika e Jugut. [Getty Images] |
Ekipi kombëtar i Serbisë humbi ndaj Ganës 0-1 të dielën (13 qershor) në ndeshjen e parë të saj të Kupës Botërore në Grupin D, duke e bërë përparimin në raundin e dytë të turneut mjaft më të vështirë.
"Këta djema na premtuan se do të luajnë me gjithë zemër në fushë, por shumicën e kohës pamë një grup fytyrash të frikësuara, pa një ide të qartë sesi të sulmonin. Gana nuk luajti edhe aq mirë, por ata luajtën fort dhe mbajtën pozicionin e tyre," tha për SETimes tifozi i zhgënjyer Nebojsha Kilibarda.
Taktikat e trainerit Radomir Antiç mund të kenë tingëlluar mirë në teori -- të mundet Gana përmes kundërsulmeve të shpejtë duke u mbështetur tek lojtarët e krahëve -- por në Pretoria ekipi përjetoi një realitet të ndryshëm. Mesfushorët serbë u përpoqën pa sukses që të shënojnë përmes pasimeve të gjatë tek sulmuesit, ndërsa Gana i sfidoi serbët përmes kundërsulmeve.
Lojtarët e krahëve Millosh Krasiç dhe Nenad Milijas luftuan për të kontrolluar topin përballë një mbrojtje të shkëlqyer ganeze dhe nuk mund të krijonin një mundësi të vetme të konsiderueshme gjatë 20 minutave të para. Mbrojtësit e Ganës u lanë sulmuesve serbë Nikola Zigiç dhe Marko Panteliç pak vend për manovrime.
Zigiç, që është 202 cm i gjatë, në të vërtetë u nxorr jashtë veprimit, ndërsa kolegu i tij Panteliç e morri topin vetëm në disa raste. Vetëm pasi Zigiç u zëvendësua nga sulmuesi Danko Lazoviç në minutën e 69-të sulmi serb filloi të gjente ritmin e tij.
Ndërkohë, mbrojtësit serbë thyen sulmet nga krahët të Ganës. Ndersa ndeshja dukej të ishtë në një bllokim, gabimet dhe penalltitë më në fund sollën ndryshimin. Aleksandër Lukoviç morri një karton të verdhë për një kapje në rrëshqitje në minutën e 54-tërt dhe 20 minuta më pas u nxorr jashtë për kapjen e kundërshtarit të tij.
Me një lojtar më pak, ana serbe e rriti ritmin. Por iu prenë krahët në minutën e 83-të, kur Zravko Kuzmanoviç përdori dorën për të larguar një pasim ganez brenda zonës së rreptësisë serbe.
Ajo i dha Ganës një goditje nga penalltia dhe Asamoah Gian e vulosi rezultatin, duke e kaluar Ganën në avantazh 1-0, kur kishin mbetur vetëm disa minuta. Një Kuzmanoviç i shkatërruar kërkoi falje publikisht për bërjen e një gabimi prej budallai.
Serbia tani ka një betejë të ashpër përpara, nëse dëshiron të dalë nga Grupi D. Të premten, ekipi luan ndaj Gjermanisë mjaft të favorizuar -- e cila shfaqi fuqinë shpërthyese të saj të dielën, duke shkatërruar Australinë 4-0.
Antiç përdori një takt pozitiv, duke thënë se ndeshjen me Ganën "tani e kemi lënë pas" dhe se ekipi po përgatitet për t'u përballur me Gjermaninë. Ai shpjegoi se humbja është "duke na detyruar që të kemi një qëndrim të ndryshëm, sepse në ndeshjet e mbetura duhet të marrim pikë".
"Premtoj se asgjë nuk ka mbaruar," tha Antiç.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes