Shkollat publike ndaj atyre private

28/05/2010

Viti shkollor mund të mbarojë, debati nuk ka mbaruar lidhur me atë sesi krahasohen shkollat publike me ato private. Në pjesën e parë të një serie me dy pjesë, vështrojmë sesi dy zgjedhjet maten në Prishtinë dhe Tiranë.

E para në serinë me dy pjesë nga Linda Karadaku për Southeast European Times -- 28/05/10

photo

ASK ka mbi 400 nxënës dhe 50 mësues. [ASK]

Xherri Mason, 62 vjeç, punoi në punët publike për 27 vjet me qeverinë e SHBA përpara se të vendoste të mësonte nxënësit në Institutin privat Uillson në Tiranë. "Shpresoj se po krijojmë udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë në këtë shkollë sot," thotë ai.

E krijuar në maj 2001 nga tregtari shqiptar Lulzim Masha, shkolla u quajt sipas emrit të ish-Presidentit të SHBA Vudrou Uillson, ndoshta i njohur më së miri për ngritjen e Lidhjes së Kombeve pas Luftës së Parë Botërore, paraardhësja e OKB moderne.

Programi i shkollës, nga kopshti tek shkollës së mesme, ndjek atë që kërkohet nga ministria e arsimit, plus lëndëve shtesë, të tilla si matematika e përparuar, kimia dhe biologjia, anglishtja e folur, vallzimi dhe studimet amerikane. Pagat e mësuesve dhe të personelit janë konsideruar mjaft konkurruese ndaj atyre në shkolla publike.

"Uillson ka krijuar një mjedis pune që të bën të ndjehesh i çmuar si një mësues dhe një person," i tha mësuesja Arbana Haxhi SETimes.

Por a është arsimi privat më i mirë se ai i ofruar nga shkollat publike?

Ardian Hoxha, themelues dhe administrator i Shkollës Amerikane në Kosovë (ASK), thotë se është.

"Nga që janë pak më të pavarura lidhur me programin dhe zakonisht kanë personel më të kualifikuar, shkollat private janë në gjendje të japin më shumë për nxënësit dhe të ofrojnë më shumë mundësi për ta. Kështu që normat e suksesit janë gjithashtu më të larta," i tha Hoxha SETimes.

Disa drejtorë shkollash publike megjithatë nuk janë dakort. Shumica thonë se cilësia e arsimit është larg të qënit superior.

Diana Kalemi drejton gjimnazin Petro Nini Luarasi në Shqipëri që ka një numër nxënësish prej 1,370 që paguajnë një shumë të vogël çdo vit nëse munden. Janë rreth 60 mësues në personel dhe programi është praktikisht identik me atë të shkollave private.

Për të, shkollat private i shërbejnë një qëllimi shumë praktik, për të zvogëluar masën e klasave në shkollat publike. "Kemi nga 40 në 41 nxënës për klasë," i tha Kalemi SETimes.

Mbështetur në pagesën, 250 në 300 euro në muaj si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, përqindja e fëmijëve që ndjekin shkollat private është i vogël në Shqipëri dhe edhe më i vogël në Kosovë.

Gjimnazi Xhevdet Doda i Prishtinës është një shkollë publike me 1,517 nxënës dhe 50 mësues që marrin pothuajse të njëjtën shumë që kërkojnë shkollat private nga nxënësit. Drejtori Azem Jaha është krenar për rezultatet e tij, duke i thënë SETimes se "90% e nxënësve tanë kalojnë provimin kombëtar dhe marrin diplomën [e tyre]."

Edhe arritja e kësaj faze mund të jetë një pikë e shënuar. Ministria e arsimit e Kosovës thotë se lëniet më të shumta të shkollës janë në klasën e 9-të apo të 10-të.

Si Uillson, ashtu edhe ASK e matin suksesin e tyre me suksesin e ish-nxënësve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hoxha i ASK është gati të pranojë se disa shkolla private janë më të mira se të tjerat. Ai u kërkon prindërve që të kenë një një qëndrim të "blerësit të kujdesshëm". "Kemi shkolla private që kanë filluar vetëm me rezultatet financiare në mendje dhe si një përparësi për themeluesit, duke ofruar kështu një arsim vërtet të keq për fëmijët." Ai këshillon familjet që "të bëjnë një studim se përse është shkolla" përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

ASK u hap më 2003 dhe tani ka mbi 400 nxënës dhe 50 mësues, së bashku me dhjetra personel administrativ mbështetës. Shkolla ka funksionuar me humbje që nga fillimi.

"Nuk është e kollajtë të mbijetosh. Në fakt, këtë vit shpresojmë të dalim barabar dhe pas këtij viti besojmë se do të kemi të ardhura të mjaftueshme," i tha ai SETimes.

Hoxha thotë se shkolla paguan mësuesit e saj rreth tre herë më shumë sesa paga mesatare e drejtorit të shkollës publike, me personelin nga jashtë që merr edhe më shumë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di