24/05/2010
Megjithëse më në fund u bashkuan për të sfiduar Milo Gjukanoviç dhe partinë DPS të tij, partitë e opozitës në Malin e Zi nuk dolën mirë në votime, ndërsa SDP përfundon në rolin e "vendimtarit" në kryeqytet.
Nga Nedjeljko Rudoviç for Southeast European Times në Podgoricë -- 24/05/10
![]() Mali i Zi zhvilloi zgjedhjet vendore të dielën (23 maj). [Getty Images] |
Partia në pushtet e Malit të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), fitoi në shumicën e bashkive gjatë zgjedhjeve vendore të së dielës (23 maj). Në Podgoricë, megjithatë, ajo nuk do të jetë në gjendje që të formojë një qeveri të saj. Në vend të kësaj, do t'i duhet të kërkojë ndihmën e Partisë Social Demokratike (SDP), të kryesuar nga Ranko Krivokapiç. Sipas rezultateve paraprakë, koalicioni i kryesuar nga DPS do të ketë 28 vende në këshillin e qytetit të Podgoricës; opozita e bashkuar do të ketë 24, ndërsa SDP pesë.
Partitë e opozitës kishin shpresuar për një sukses në konkurrimet vendore pas bashkimit më në fund në një front të bashkuar. Por DPS e Kryeministrit Milo Gjukanoviç mori pjesën më të madhe të votave, megjithatë, duke arritur një fitore absolute në shtatë nga 14 bashkitë në garë: Bar, Danilovgrad, Savnik, Zhabljak, Beranë, Bijelo Polje dhe Rozhajë.
Në pesë të tjera, duhet të ketë një koalicion. Përveç Podgoricës, asaj i duhet një aleancë me SDP në Ulqin dhe Andrijevicë; dhe me partitë e vogla shqiptare dhe grupet qytetarë, në Plavë dhe Kolashin.
Opozita kundër DPS arriti të fitojë në Plevljë dhe Pluzhinë. Ajo ka ende shumicën në Golubovci, një pjesë e Podgoricës me asamblenë bashkiake të tij.
Ndërkohë, SDP e Krivokapiç e gjen veten në një rol "vendimtari".
"Do të punojmë në interes të të gjithë shtetasve dhe pas zgjedhjeve do të këshillohemi përsëri me qytetarët, sepse qyteti [i Podgoricës] u takon atyre. Qytetarët do të përcaktojnë cilat do të jenë përparësitë përfundimtare kur të hyjmë në koalicionë me partnerët e mundshëm për qeverinë e ardhshme të qytetit," u tha gazetarëve zëvendës/presidenti i partisë Vujica Lazoviç.
"SDP është i vetmi fitues i vërtetë i zgjedhjeve në Podgoricë," tha analisti Milosh Beshiç. "Eshtë e qartë se zgjedhësit e partisë përbëhen nga intelektualë të rinj, një elektorat progresiv. DPS është një fitues relativ."
Sipas Beshiç, votimi ishte një dështim për opozitën. "Ata ishin të bashkuar, ishin një koalicion i rëndësishëm, 12 parti së bashku, por nuk arritën të kërcënojnë DPS," tha ai.
Ndërkohe, udhëheqësit e opozitës nuk po pranojnë që të njohin rezultatet në Podgoricë, për shkak se pretendojnë se ka "një numër të ndjeshëm ankesash" rreth procesit të votimit.
Ata thonë se ndodhën parregullsi me votuesit që u dërguan nga një qendër votimi në tjetrën dhe me fallsifikime të mundshëm të listave të votuesve.
Ndërkohë, opozita po i vjen rrotull SDP. Bisedimet janë në proces mbi një koalicion të mundshëm në kryeqytet.
"Ata do të vendosin nëse duan gjendjen e tanishme dhe këtë për kushedi sa kohë, pas fjalëve të mëdha, kthimit për t'u përqafuar me DPS, Milo Gjukanoviç dhe [kryebashkiakun e tanishëm Miomir Mugosha], apo mund të vijnë me ne," tha udhëheqësi i opozitës Nebojsha Medojeviç.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes