18/03/2010
FMN i dha notë të lartë paraqitjes ekonomike të fundit të Serbisë, të mjaftueshme sa për një kredi tjetër ndihme. Por Serbia duhet të bëjë më shumë për të kapërcyer krizën e saj dhe për të përmbushur kërkesat e vëna nga Fondi, thanë zyrtarët e FMN.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd – 18/03/10
![]() Pensionet e ngrira dhe papunësia mbeten sfida më e madhe e qeverisë serbe, sipas misionit të FMN. [Getty Images] |
Serbia përmbushi të gjithë "qëllimet kryesorë sasiorë" dhe përfundoi me sukses një marrëveshje ndihme prej 2.9 milionë euro me FMN, tha Albert Jager, kreu i misionit serb të Fondit pas një shqyrtimi dy javor të marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, Fondi theksoi nevojën për përparim të ndjeshëm në fushat strukturore, të tilla si reforma mbi sistemin e pensioneve.
"Programi po kryhet mirë ... me një tejkalim të konsiderueshëm," tha Jager. "Në mënyrë kurajuese, me stabilizimin e ekonomisë botërore dhe bankat e huaj që mbeten të angazhuara fort në Serbi, ekonomia po fillon të rimëkëmbet."
Serbia nuk ka marrë një lloj të tillë vlerësimi nga FMN gjatë dhjetë viteve të fundit, tha Ministri i Ekonomisë dhe i Zhvillimit Rajonal Mllagjan Dinkiç.
Megjithatë, pagat publike dhe pensionet e ngrira, norma e lartë e papunësisë dhe një numër në rritje paaftësish paguese mbeten "pengesa të rënda" me të cilat përball vendi, sipas raportit të FMN.
FMN ka në plan të shqyrtojë planin e qeverisë mbi indeksimin e pensioneve të rinj, që sipas Zëvendës/Kryeministrit Jovan Krkobabiç, do të hyjë në fuqi deri në prill 2011. Plani konsideron rregullimin e rritjes së pensioneve ndaj rritjes së pagave të sektorit publik.
Ndryshimet në atë sesi janë llogaritur pensionet janë tani vetëm një sugjerim, tha Jager, duke vënë në dukje se FMN mbetet skeptike rreth propozimit.
"Mund të bëhet vetëm nëse si pagat, ashtu edhe pensionet gjatë dy viteve të ardhshëm rriten në një mënyrë që përqindja e tyre në PKB të bjerë mjaft," tha ai. "Në këtë moment, nuk ka asnjë garanci se vitin e ardhshëm, që është fillimi i një periudhe zgjedhore, pagat publike mund të kontrollohen."
FMN i kujtoi gjithashtu qeverisë premtimet e bëra gjatë shqyrtimeve të mëparshme të marrëveshjes, të tilla si shkurtimi i personelit të sektorit publik. Sipas statistikave zyrtare, një e treta e 2 milionë punonjësve në Serbi punojnë në një nivel të qeverisë apo të ndërmarrjeve në pronësi të shtetit. Qeveria ka në plan të ulë këtë numër me rreth 8,000 punonjës deri në prill.
"Kemi rënë dakord për një shkurtimi gradual në shpenzimin publik, i cili duhet të shkojë në 2% të PKB midis fundit të 2008 dhe fundit të 2010," tha Ministrja e Financave Diana Dragutinoviç.
Heqjet nga administrata shtetërore do të jenë një nga disa temat për t'u shqyrtuar në takimin e ardhshëm të delegacionin të FMN të caktuar për në maj.
Një problem tjetër që Serbia duhet të kapërcejë sipas kërkesave të FMN, është forcimi i monedhës së saj. Dinari ka rënë kundrejt euros dhe u normua kohët e fundit në rreth 99.33 dinarë për euro, sipas Dragutinoviç.
Serbia duhet të zbusë varësinë nga huamarrja e jashtme, të rrisë kursimet e brendshme dhe të tërheqë investimet e huaja, sipas FMN. Serbia nuk mund të përballojë një kthim në modelin e rritjes përpara krizës, të mbështetur në komsumin e lartë dhe kursime të ulta të vendit dhe eksporte të ulët, tha Jager.
"Serbisë i duhet 'një marsh tjetër' dhe duhet të ndjekë shembullin e vendeve të suksesshëm të Europës Lindore që arritën të ndërtojnë ekonomi konkurruese me mallra të tregtueshme dhe nivel të lartë kursimesh të vendit," tha Jager. "Kjo është e dhembshme në afat të shkurtër, por e begatë në afat të gjatë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes