Kryeqyteti maqedonas merr një pamje të re

18/03/2010

Një plan për të ndërtuar dhe rinovuar rreth 30 ndërtesa është duke u kryer.

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 18/03/10

photo

Projekti përfshin ndërtimin dhe rinovimin e 30 ndërtesave në zonën e qendrës së Shkupit. [Tomislav Georgiev/SETimes]

Një rregullim tërësor i kryeqytetit maqedonas po ecën përpara sipas planit, ndërsa qeveria shfaqi një paraqitje me video muajin e kaluar, e cila jep hollësi për ndryshimet. Qëllimi është të bëhet Shkupi më tërheqës dhe të rritet funksionaliteti administrativ.

Ministria e kulturës dhe bashkia e Qendrës së Shkupit janë të ngarkuar me zbatimin e projektit të quajtur "Shkupi 2014". Ai përfshin ndërtimin dhe rinovimin e 30 ndërtesave në zonën e qendrës së Shkupit.

Monumente të shumtë janë parashikuar gjithashtu në projekt, përfshirë një statujë të Aleksandrit të Madh që do të vendoset mbi një shatërvani të ri në Sheshin qendror Maqedonia, deri në fund të vitit.

Kryebashkiaku i Qendrës, Vladimir Todoroviç shpjegoi se projekti i ofron Shkupit një "tërësi arkitekturore dhe urbane që do t'i japë qytetit një shprehje artistike".

Arkitektja veterane Biljana Sekova i tha SETimes se projekti është shumë ambicioz dhe i sjell Shkupit arkitekturën dhe përmbajtjen artistike aq të duhur. "Eshtë një përzjerje e stileve të lashtë dhe barok, të cilëve i është shtuar një ndjesi e qytetit të vjetër të Shkupit," tha ajo.

Statuja të Perandorit Romak Justinian I, vendlindja e të cilit mund të ketë qenë në afërsi të Shkupit të sotëm dhe të Carit Samoili të mesjetës, do të krijohen në mermer. Monumentet e tjerë, duke përfshirë ato të shenjtëve patronë europianë dhe apostujve sllavë Cirili dhe Metodij do të bëhën në bronx.

Ndërtimi i dy urave të reja për këmbësorët mbi Lumin Vardar, Ura Sy, e emëruar sipas gjysmërrethit karaktaristik të saj dhe Ura e Artit me një formë krejt të veçantë, tashmë ka filluar.

Projekti përfshin gjithashtu shtimin e një kati tjetër dhe vendosjen e një kubeje dhe kupolave në ndërtesën e parlamentit. Një monument i Nikola Karev, presidenti i republikës jetëshkurtër të Krushevës më 1903, do të vendoset përpara ndërtesës. Pranë tij, një hark i ri do të shërbejë si një hyrje në sheshin tjetër qendror të Shkupit, Pella.

Pranë përfundimit janë fasadat dhe ndërtesat e reja përgjatë Vardarit: Gjykata Kushtetuese, Muzeumi Arkeologjik dhe selia e policisë financiare. Ndërtesa zyrash të reja për ministrinë e jashtme dhe arkivat e shtetit, midis agjencive shtetërore të tjera, janë në fazat fillestare të ndërtimit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonëse i pritur mirë nga shumica e njerëzve, Shkupi 2014 ka ngjallur një debat në vazhdim midis qeverisë dhe Social Demokratëve të opozitës. Partia pretendon se projekti është i tepruar dhe do të kushtojë 200 milionë euro gjatë krizës ekonomike.

Megjithatë, Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski thotë se kosto e parashikuar është 80 milionë euro. Paratë do të vijnë nga disa buxhete shtetërorë vjetorë, si dhe nga buxhetet bashkiakë të Shkupit dhe Qendrës, si dhe nga investitorë privatë.

Disa OJQ aleate me opozitën kanë bërë përpjekje për protesta publike, duke argumentuar se fondet do të ishte më mirë që të harxhohen për të luftuar varfërinë.

Të gjithë kanë të drejtë për opinionin e tyre, thotë Kryeministri Nikola Gruevski, por ai vë në dukje se ndërtesat e reja në fund të fundit do të kursejnë para nga zvogëlimi i qirave që disa agjenci duhet të paguajnë. Ai nënvizon gjithashtu vendet e punës në ndërtim të krijuara dhe zotohet të vazhdojë ndërtimin anembanë vendit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment