Erdogan i Turqisë kërcënon të përzërë emigrantët armenë

18/03/2010

Rezolutat parlamentare që i përshkruajnë masakrat e kohës së luftës të armenëve si një genocid kanë shkaktuar një reagim të mprehtë nga Ankara.

(Zaman, EurActiv, The Times, Wall Street Journal, The Irish Times - 18/03/10; Hurriyet, AP, Reuters, DPA, BBC, RFE/RL, Telegraph - 17/03/10)

photo

"Tani ka 170,000 armenë që jetojnë në vendin tonë. Vetëm 70,000 prej tyre janë shtetas turq," tha të martën (16 mars) Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. [Getty Images]

Qindra mijëra armenë që punojnë në Turqi mund të përballen me dëbimet nëse parlamentet e huaj vazhdojnë të miratojnë rezoluta që i përshkruajnë masakrat e kohës së Luftës së Parë Botërore të armenëve si genocid, paralajmëroi këtë javë Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

Vetëm 70,000 nga 170,000 armenë etnikë që jetojnë në Turqi janë shtetas turq, i tha ai BBC të martën (16 mars) ndërsa ishte në një vizitë të shkurtër pune në Londër.

"Kemi bërë një sy qorr për 100,000 të tjerët," tha udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Turqisë. "Nesër, mund t'u them këtyre 100,000 vetëve të kthehen në vendin e tyre, nëse bëhet e nevojshme, sepse nuk janë shtetasit e mij. Nuk dua t'i mbaj ata në vendin tim."

Deklarata e tij erdhi pesë ditë pasi parlamenti suedez miratoi një rezolutë me diferencën më të ngushtë të mundshme, duke e quajtur masakrën e 1915 të rreth 1.5 milionë armenëve një genocid.

Një rezolutë e ngjashme jo-detyruese u miratua në një votim 23-22 në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA një javë më parë dhe tani ka të ngjarë të vendoset në një votim në Dhomën e Përfaqësuesve të plotë, pavarësisht nga kundërshtimi i deklaruar i Shtëpisë së Bardhë ndaj këtij veprimi.

Duke pranuar se miratimi i dokumentit më 4 mars ishte një sprapsje për marrëdhëniet e Uashingtonit me Ankaranë, Ndihmës/Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Filip Gordon tha të mërkurën se administrata nuk mund të bllokojë miratimin e tij.

"Kongresi është një organizëm i pavarur dhe ata do të bëjnë atë që vendosin të bëjnë," u tha ai gazetarëve.

E zemëruar nga miratimi i dy dokumentëve, Ankara menjëherë thirri për këshillime ambasadorët e saj nga Stokholmi dhe Uashingtoni.

Turqia pranon se mijëra armenë u vranë në vend gjatë ditëve të fundit të Perandorisë Otomane, por ia atriubon këtë luftimeve ndër-etnike gjatë një periudhe trazire të përgjithshme. Ajo i përmbahet gjithashtu asaj se numri i viktimave është i ekzagjeruar.

Duke përshkruar miratimin nga ligvënësit e SHBA dhe ata suedezë të rezolutave të genocidit si një "shfaqje", Erdogan e akuzoi diasporën armene me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore se është pas këtyre veprimeve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se rezolutat e komitetit të SHBA dhe e parlamentit suedez mund të kenë një ndikim negativ në përpjekjet e vendit të tij për të normalizuar marrëdhëniet me Armeninë fqinjë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Jemi të vendosur për një politikë pa asnjë problem, por nuk mund të bëjmë asgjë ndërsa pala tjetër mbledh grushtin ndërsa zgjatim dorën," citoi e përditshmja Zaman të thotë Erdogan.

Duke dënuar kërcënimet e dëbimit nga homologut turk i tij, Kryeministri armen Tigran Sarkisian theksoi të mërkurën se deklaratat politike të këtij lloji "nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve".

Parlajmërimet e Erdogan rreth dëbimit të mundshëm të emigrantëve armenë shkaktoi gjithashtu kritika të ashpra nga grupet e shoqërisë civile në Turqi, që i përshkruan ato si diskriminuese dhe të papranueshme.

"Këto komente mund t'i bëjnë disa njerëz të mendojnë se të përzësh njerëzit është një variant i 2010 i emigracionit të detyruar," citoi Zaman, të thotë Ozturk Turkdogan, kryetar i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut. "Janë shumë punëtorë turq anembanë botës; mos do të thotë kjo se Turqia do të pranojë dëbimin e tyre kur të ketë një problem ndërkombëtar?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment