17/03/2010
Ndërsa vendet kandidatë luftojnë që të shrrënjosin korrupsionin, ato duhet gjithashtu të trajtojnë këshillat konfiktuese.
Analizë nga Bojko Todorov për Southeast European Times në Sofje -- 17/03/10
![]() Masat kundër korrupsionit janë një parakusht për anëtarësimin në BE. [Getty Images] |
Veprimtaria kundër korrupsionit mbetet një përparësi kryesore në rendin e ditës të zgjerimit të BE, ndërsa vendet kandidatë po mbikqyren përkundrejt standardeve të Bashkimit.
Kërkesat janë të qarta: gjyqësori dhe administrata publike duhet të ofrojnë shërbime të efektshëm. Përgjegjshmëria dhe transparenca janë një domosdoshmëri. Nga ana tjetër, BE ofron ndihmë të caktuar në përpjekjet kundër korrupsionit.
Vendet anëtarë të BE me probleme kronike korrupsioni, si Bullgaria dhe Rumania, janë mbikqyrur gjithashtu për të ndjekur përparimin dhe një raport tërësor vjetor i BE pritet në korrik.
"Çdo politikë e guximshme bën të nevojshme masa të forta dhe zgjidhje të forta," tha Vilfred Martens, president i Partisë Popullore Europiane (EPP), gjatë vizitës së tij në Bullgari të martën (16 mars), në mbështetje të përpjekjeve të Kryeministrit Bojko Borisov për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të fortifikuar.
Megjithatë, përvoja e Bullgarisë dhe Rumanisë tregon se përdorimi i anëtarësimit për të zvogëluar ose eleminuar korrupsionin nuk është as i thjesht, dhe as i drejtpërdrejtë. Pjesë e problemit është se në periudhën e parahyrjes, kur vendet marrin mbështetje nga një numër burimesh të huaj, udhëzimet se si të luftohet korrupsioni shpesh janë të ndryshme.
BE priret t'a konsiderojë korrupsionin si një çështje të drejtësisë penale dhe legjislacionit të harmonizuar. Tema trajtohet nën portofolin e "drejtësisë dhe punëve të brendshme", i cili mbulon gjithashtu çështjet gjyqësore, krimin e organizuar dfhe probleme të tjera të ligjit dhe të rendit.
Dhuruesit dypalësh dhe shumëpalësh, megjithatë, e shohin korrupsionin si një sfidë të zhvillimit. Agjensia Ndërkombëtare Kanadeze e Zhvillimit për shembull, në strategjinë e saj për Ballkanin, thekson se "korrupsioni vazhdon të ndërhyjë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm."
Agjensia Ndërkombëtare Suedeze e Bashkëpunimit të Zhvillmit e shoqëron korrupsionin me çështje thelbësore të zhvillimit që "prekin më shumë më të varfërit dhe mund t'a përkeqësojë varfërinë në shumë mënyra".
Lojtarët rajonalë, të tillë si Trusti Ballkanik për Demokracinë i Fondit Marshall Gjerman, mbështet përpjekjet kundër korrupsionit brenda programit të tij "Lidhja e Shtetasve me Qeverinë", si një mjet për nxitjen e shoqërisë civile dhe demokracisë.
Dallimi në trajtimin e korrupsionit si kriminal apo zhvillimor ka formuar të dy tipet e ndihmës së dhënë dhe të presionin politik.
Në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, metoda e drejtësisë penale e BE ka ngecur shpesh në shinat e saj.
Kjo është fusha më pak e harmonizuar në të drejtën e BE, kështu që Komisioni Europian (KE) ka pak për të ofruar lidhur me udhëheqjen e caktuar. Për më tepër, korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur midis institucioneve gjyqësorë e të zbatimit të ligjit dhe ndjekja penale e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit është provuar jashtëzakonisht e vështirë.
Korrupsioni i përhapur midis zyrtarëve të zgjedhur tregon më shumë një procesi demokratik me të meta sesa zbatim të ligjit në mënyrë jo të efektshme, thonë kritikët.
Qendrimi i fortë kundër korrupsion i BE ka inkurajuar mirëkuptimin dypalësh mbi nevojën për reforma, u ka bërë presion qeverive në angazhime që nuk do t'i merrnin dhe e ka drejtuar çështjen në debatin publik. Megjithatë, ai e ka bërë përparimin edhe një qëllim, edhe një rezultat të zhvillimit me një numër të metash.
Njëra është mbështetja e tepruar në degën ekzekutive. Kur trajtohet si një rezultat i pritshëm nga qeveria, përparimet e presupozuara kundër korrupsionit varen më së shumti në ushtrimin e vullnetit politik dhe shpesh kësisoj e thjeshtojnë së shumti problemin.
Ndërsa agjencitë e zhvillimit kishin qëllimet e tyre të kundër korrupsionit, ato nuk janë lidhur me kushtet e vendosura përpara vendeve. Ato e trajtuan korrupsionin si një çështje të mospërshtatshmërisë së institucioneve socialë dhe ekonomike, sesa si sjellje jashtë norme që duhet ndjekur penalisht.
Megjithatë, agjencitë ishin më fleksibël në zgjedhjen e tyre të përfituesve e të partnerëve dhe patën një aftësi më të madhe për të angazhuar lojtarët vendas. Një fleksibilitet i tillë i lejoi ato që të trajtojnë rrënjëve shoqërore, kulturore dhe ekonomike të korrupsionit.
Ekspertët thonë se të dy metodat nuk janë domosdoshmërisht përjashtuese, por duhet të lidhen me përparësitë si të dhuruesve, ashtu edhe të qeverive të vendeve.
Sipas Ruslan Stefanov, drejtor i programit në Qendrën për Studimin e Demokracisë të Bullgarisë, "një strategji e efektshme kundër korrupsionit duhet të kërkojë një baraspeshë midis zbatimit e rreptë të ligjeve penalë kundër rryshfetit dhe futjes së nxitjeve për të tërhequr individët dhe ndërmarrjet në ekonominë e ligjshme."
"Vrulli i shkaktuar nga një përpjekje e synuar e zbatimit të ligjit mund të ruhet në afatin e gjatë vetëm duke ushqyer rrënjët e zhvillimit të qeverisjes së mirë," përfundon Stefanov.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes