NATO e vendosur ndaj BiH, thotë komandanti

16/03/2010

Komandanti i shtabit të NATO-s në Sarajevë, gjeneral brigadier Xhon W Bullard thotë se Bosnje dhe Herzegovinës do të duhet të marrë vendime të ashpra për të lehtësuar hyrjen e saj në NATO.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 16/03/10

photo

Komandanti i shtabit të NATO-s në Sarajevë, gjeneral brigadier Xhon W Bullard. [NATO]

Gjenerali Bullard i trupave të marinës të SHBA është komandant i NATO-s në Sarajevë prej gati tre muajsh. Një aviator detar me trainim, Bullard është një komandant me 26 vjet përvojë. Më parë ai shërbeu si oficer komandues në operacionet ajrore të marinës. Përpara se të emërohej në Sarajevë ai ishte kreu i Programeve të Aviacionit dhe Kërkesave të Armëve në shtabin e trupave të marinës në Arlington, Virxhinia. Gjenerali foli tani së fundmi me SETimes në një intervistë ekskluzive.

SETimes: Ju morët komandën e shtabit të NATO-s në sarajevë nga gjeneral brigadieri italian Sabato Erriko në 15 janar. Mund ta shpjegoni misionin tuaj?

Gjeneral brigadier Xhon W Bullard: Misioni i NATO-s në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) është për të mbështetur dhe ndihmuar autoritetet shtetërore të bëjnë reformat e duhura nga ky vend për anëtarësimin në Alerancë. Në 2004, kur u ngrit ky shtab, do të thoshte të bashkëkryesonte Komisionin e Reformës së Mbrojtjes për të eleminuar ushtritë e njësive, për të krijuar një forcë të armatosur demokratike të vetme shtetërore me mbikqyrje civile dhe për të ndërtuar një strukturë ushtarake që përmbush realisht nevojat dhe aftësitë e BiH.

Këto detyra bazë thelbësore janë kompletuar kryesisht. NATO ka njohur këtë arritje duke pranuar BiH në programin e Partneritetit për Paqe. Procesi i futjes në NATO përfshin programe të tilla si Plani i Partneritetit Individual, Procesi i Planifikimit dhe Shqyrtimit dhe Plani i Veprimit të Partneritetit Individual. Këto përmbajnë detyrat që duhet të kryhen me qëllim që të shpien vendin drejt anëtarësimit në NATO. Shtabi i NATO-s në Sarajevë po ndihmon tani autoritetet shtetërore për të kompletuar këto detyra.

SETimes: Çfar shihni ju si përparësi kryesore për shtabin e NATO-s në Sarajevë gjatë 12 muajve të ardhshëm?

Bullard: Unë shoh tre çështje të rëndësishme të mbrojtjes që duhet të zgjidhen në BiH. Ato përfshijnë pronën e mbrojtjes, si të palëvizëshme dhe të lëvizëshme dhe kompletimin e shqyrtimit të mbrojtjes.

Kur të dy ushtritë e njësive në BiH të bëhen një forcë e armatosur shtetërore, është e nevojshme të identifikohen pronat e mbrojtjes në të dy njësitë që do të kërkoheshin për përdorim të ardhshëm ushtarak dhe ta transferonin këtë pronë në ministrinë shtetërore të mbrojtjes. Janë dy lloj pronash, ajo që që është e lëvizëshme, të tilla si armët, municionet dhe paisjet ushtarake dhe ajë që është e palëvizëshme, të tilla si poligonet e trainimit, bazat ushtarake, paisjet dhe vendet e ruajtjes së paisjeve shpërthyese dhe godinat.

Mosrënia dakord mbi pronësinë dhe transferimi i pronës së palëvizëshme të mbrojtjes tek shteti i ka bërë forcat e armatosura t'u kërkohet të ruajnë shumë ekstra dhe vende të panevojëshme ushtarake anembanë vendit. Kjo detyrë po konsumon burime të mëdha njerëzore e financiare. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të lironte ushtarët dhe financat për modernizimin thelbësor dhe trainimin dhe do të lejonte për investim në infrastrukturat e mbrojtjes për të përmbushur nevojat afat-gjata.

photo

Disa nga pasijet shpërthyese të ruajtura janë përcaktuar si "të pasigurta" dhe "të paqëndrueshme" gjë që do të thotë se janë dukshëm të përkeqësuara duke kërkuar trajtim të kujdesshëm dhe shkatërrim të menjëhershëm. [Fotografi me kortezinë e gjeneral brigadier Xhon W Bullardç S]

Së dyti, BiH ka stoqe të mëdha municioni dhe shpërthyes të vjetëruar. Afërsisht 57% e paisjeve të tyre shpërthyese është konsideruar të jetë në "rrezik i lartë". "Rrezik i lartë" përcaktohet thjeshtë nga 20 vjet jetë të gëzhojës, besueshmëria nuk mund të garantohet më gjatë dhe përbërja shpërthyese dhe ngarkesa e shtytësit nisin të prishen kimikisht. Për fat të keq, ky problem është keqësuar pasi 97% e municionit të tepërt të BiH arrin të jetë 20 vjet apo më i vjetër deri në 2013.

Përveç kësaj, disa nga këto pasije shpërthyese janë përcaktuar si "të pasigurta" apo të "paqëndrueshme" që do të thotë se janë dukshëm të përkeqësuara, duke kërkuar trajtim të kujdesshëm dhe shkatërrim të menjëhershëm. Në 2008, BiH shkatërroi 2,000 ton nga këto paisje shpërthyese por në 2009 u shkatërruan vetëm 1,200 ton. Me një stok prej 25,000 ton predhash dhe një kapacitet për të shkatërruar vetëm 3,000 ton në vit, është e qartë se këto paisje po përpunohen tepër ngadalë dhe shumica e këtij stoku do të jetë në gjendje të paqëndrueshme përpara se sa të shkatërrohen.

Më së fundi, ministria e mbrojtjes dhe forcat e armatosura janë aktualsiht duke kompletuar një shyrtim mbrojtës që do të identifikojë misionet dhe detyrat kryesore duke lejuar kësisoj një strukturë të forcës dhe burimet për të llogaritur të përputhen me këto nevoja.

SETimes: Çfar ndryshimesh parashikoni ju gjatë qëndrimit tuaj si komandant i shtabit të NATO-s nëç Sarajevë?

Bullard: Komandantët individualë të këtij shtabi nuk vënë objektiva afat-shkurtra sipas qëndrimit të tyre pesonal në detyrë. NATO ka një plan afat-gjatë për BiH dhe çdo komandant shpreson ta shpejrë këtë plan përpara. Sfida e menjëherëshme është të zgjidhet asgjësimi i municionit shtesë, armëve dhe eksplozivëve, të kompletohet shqyrtimi i mbrojtjes dhe çështja e pronësisë të pronës së mbrojtjes. Arritja e përparimit në këto çështje kyçe ështënjë përparësi për mua dhe shtabin tim, së bashku me zhvillimin e vazhdueshëm e profesional të forcave të armatosura.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

SETimes: Do të kryejë NATO ndonjë stërvitje në BiH në të ardhmen e afërt?

Bullard: Komanda Evropiane e SHBA (EUCOM) bëri stërvitjen e komunikacionit "Përpjekje e kombinuar" në Banja Luka në 2009 dhe ajo ishte një sukses i madh. Autoritetet e BiH bënë një punë të shkëlqyer për organizimin dhe drejtimin e kësaj veprimtarie të madhe. Një ftesë i është bërë tani BiH për të pritur stërvitjen ndërkombëtare mjekësore "Medecur" në 2012. Ashtu si "Përpkjekja e kombinuar" kjo do të jetë një stërvitje e EUCOM të SHBA mbajtur në frymën e programit të Partneritetit për Paqe.

SETimes: Mund të komentoni mbi të ardhmen e pranisë së NATO-s në BiH?

Bullard: NATO është në BiH sipas dy mandateve, të rezolutës 1895 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe drejtimit nga Këshilli i Atllantikut Verior për të këshilluar BiH në reformat mbrojtëse. ne do të qëndrojmë për të kompletuar detyrat e nënkuptuara në këto misione. NATO ka treguar se ka një angazhim të vazhdueshëm ndaj BiH. Ne jemi përqëndruar në një gjendje përfundimtare jo në një datë përfundimtare dhe kjo gjendje përfundimtare është ajo në të cilën BiH ka kompletuar reformat e duhura për t'u konsideruar si një kandidat i NATO-s.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment