Për një emër? Samiti i Brdos do të bëhet

16/03/2010

Me apo pa Serbinë, samiti i planifikuar BE-Ballkan nga sa thuhet do të mbahet në qytetin slloven të Brdo të shtunën.

(WAZ.EUobserver.com - 16/03/10; B92, Blic - 15/03/10; AFP, Beta, B92, Radio Srbija, Sofia News Agency - 14/03/10; Examiner.com - 10/03/10; AFP - 09/03/10; EurActiv, AFP - 08/03/10)

photo

"Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum ndërkombëtar i cili nuk i përmbahet parimeve të OKB," tha presidenti Boris Tadiç. [Getty Images]

Samiti BE-Ballkan pritur nga qyteti slloven Brdo do të bëhet siç është planifikuar edhe në qoftë se ndonjë nga të ftuarit nuk vjen, raportoi të martën (16 shkurt) shërbimi online i Brukselit Euobserver.

Lajmi erdhi midis zërave se takimi i së shtunës, i pari që mbledh së bashku krerët e të gjithë republikave të ish jugosllave, plus Shqipërinë, në 18 vitet e fundit, mund të anullohej lidhur me kërcënimin e Serbisë për të bojkotuar veprimtarinë në qoftë se Kosova do të marrë pjesë si një shtet i pavarur.

Presidenti serb Boris Tadiç thotë se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo forum rajonal që respekton parimet e OKB duke përfshirë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

"Një forum rajonal nuk mund të përfaqësojë një njohje të nënkuptuar të pavarësisë së Kosovës," u tha ai gazetarëve pas bisedimeve me presidentin hungarez Laszlo Solyom në Novi Sad të dielën. "Serbia as do të marë pjesë dhe nuk do ta njohë haptazi pavarësinë e Kosovës as nga vendimet e saj as nga pjesëmarrja e saj në forumet dhe takimet rajonale."

Ai këmbënguli se Kosova, e cila është njohur nga 65 vende në botë duke përfshirë shumicën e vendeve anëtare të BE dhe të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnje dhe Herzegovinë dhe,Rumania duhet të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare nën flamurin e UNMIK.

Por kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha javën e shkuar se ai do të ndiqte takimin në Brdo vetëm si përfaqësues i një shteti të pavarur.

Konferenca, organizuar nën moton: Së bashku për Bashkimin Evropian: Kontributet e Ballkanit Perëndimor në një të Ardhme Evropiane", po bashkëfinancohet nga Sllovenia dhe Kroacia. Do të marrë pjesë presidenti i Këshillit të BE Herman van Rompuj si dhe ministri i jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE. Spanja është një nga pesë vendet e bllokut 27 vendesh që nuk e ka njohur Kosovën.

Qëllimi i takimit është të nxisë perspektivat e integrimit të rajonit në BE dhe të "shohë për zgjidhje" të disa çështjeve të hapura, tha javën e shkuar kryeministri slloven Borut Pahor. Organizatorët, shtoi Pahor, duan që samiti të përfundojë me një deklaratë të përbashkët mbi "perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Serbia, e cila paraqiti aplikimin e saj zyrtar për anëtarësimin në BE në dhjetor, është këshilluar nga peshërëndët e bllokut të përmbahet nga retorika e fortë rreth Kosovës, sipas raportit të Euobserver.

"Do të shkaktojë mjaft probleme për BE në qoftë se Serbisë i jept mundësia të vendosë nën cilat kushte Kosova mund të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare apo rajonale," citonte Euobserver një diplomat të lartë të BE të thoshte. "Ne e kemi toleruar këtë në të shkuarën por tani është koha të ndrrojmë faqe."

Një javë përpara takimit të Brdos, Çedomir Jovanoviç, kreu i Partisë proevropiane Liberal Demokratike të Serbisë, i kërkoi Tadiç të marrë pjesë në samit si dhe të takohet me krerët e Kosovës si një gjest i vullnetit të mirë.

"Në vend të luftojmë për territorer ne duhet të luftojmë për jetën," citoi B92 me bazë në Beograd të thoshte Jovanoviç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment