15/03/2010
Ndërsa nafta dhe elektriciteti mbeten shtyllat e furnizimit të energjisë së Maqedonisë, gazi natyror po shihet si burimi i së ardhmes. Mbështetësit kanë shtyrë për alternativën e pastër ndaj naftës për më shumë se 20 vjet.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 15/03/10
![]() Kostoja e furnizimit të gjithë Maqedonisë me gaz natyror është vlerësuar në 270 milion euro. [Getty Images] |
Në një ekonomi që mbështetet në energjinë e importuar, parashikimet qeveritare se Maqedonia do të harxhojë gati 14% më shumë energji këtë vit se sa në 2009, janë parë si të pranueshme në mënyrë të moderuar. Vendi mbetet me besim se mund të prodhojë më shumë se 60% të energjisë së nevojsme për veten dhe po sheh për gazin natyror si themelin për nevojat e veta.
Ndërsa qeveria ka caktuar 383 milion euro për të mbuluar nevojat energjitike të Maqedonisë, shumica prej të cilave do të jenë importet e naftës krudo dhe elektricitetit, rreth një e gjashtë a e buxhetit të energjisë do të përdoret për të blerë gaz natyror.
Gazi është parë gjithnjë e më tepër si një burim energjie jo i shtrenjtë dhe i pastër në pikpamje mjedisore, pavarësisht rritjeve prej 5% në përdorimin e naftës krudo krahasuar me 2009. Përveç Makpetrol dhe GAMA, importuesit dhe shpërndarësit kryesorë të gazit të Maqedonisë, shumë analistë besojnë se gazi është burimi i energjisë i Maqedonisë në të ardhmen.
Interesimi në gazin nuk është i ri; zyrtarët dhe ekspertët e energjisë kanë diskutuar përdorimin masiv të gazit gjatë 20 viteve. Por përdorimi tani është vetëm një e gjashta e konsumit vjetër të energjisë së vendit.
Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi ka thënë se ndërtimi i infrastrukturës së duhur të gazit është një përparësi. Projektet rajonale të tubacioneve Nabucco, mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rrjedha e Jugut e Rusisë janë faktorë për përdorimin në të ardhmen.
"Nëpërmjet këtyre projekteve, Maqedonia ka mundësinë të përfshijë të gjithë pesë apo gjashtë pikat e tranzicionale të tubacioneve," tha Besimi. "Maqedonia mund të arrijë një pozitë të mirë sepse është e vendour në qendër të Ballkanit dhe kjo është një mundësi e mirë për të luajtur një rol të rëndësishëm në këtë segment." Një ish specialist i Makpetrol, që foli me kusht të anonimitetit, i tha SETimes se "gazi natyror është burimi më ekonomik i energjisë dhe është gjynah që Maqedonia nuk siguroi fonde një dekadë më parë për të gazifikuar të gjithë territorin e saj."
Qeveria thotë se gazifikimi anembanë Maqedonisë do të nisë këtë vit. Ministri i financave Zoran Stavrevski i cili vizitoi Rusinë në dhjetor tha se projektet e rëna dakord mbi gazifikimin midis të dy vendeve pastruan borxhin e Rusisë ndaj Maqedonisë në sasinë prej 44 milion euro.
"Studimi pothuajse është finalizuar. Ne kemi harmonisuar tekstin e një marrëveshjeje me ministrinë ruse të finanacave," tha Stavrevski.
Kostoja e gazifikimit të Maqedonisë është vlerësuar në 270 milion euro. Deri tani, rrjeti i gazit është kompletuar nga kufiri bullgar në Deve Bair deri në Shkup. Disa firma më të mëdha në kryeqytet, të tilla si fabrika e madhe e çelikut si Zelezarnica dhe fabrika er çimentos Cementarnica, përdorin gaz më intensivisht, por Shkupi nuk ka rrjet qyteti për përdorues të vegjël.
Ministria e transportit dhe komunikacioneve ka njoftuar se rrugët kryesore të tubacionit përfshijnë tubacionin e gazit Klecovce-Bitola, i cili kushton 73 milion euro; Shkup-Gostivar, 29 milion euro; Shtip-Gjevgjelia, që kushton 49 milion euro.
Zyrtarët e ministrisë së transportit besojnë se rrjeti mund të lidhet më me efektivitet nëpërmjet tubacionit rus që shkon drejt Greqisë, apo nëpërmjet një tjetri që lidh tani Greqinë dhe Italinë.
Paratë nga shlyerja e borxhit rus do të përdoren për të ndërtuar një rrjet dytësor, për konsumatorët nga Shkupi në Tetovë në perëndim.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes