BiH vjen më pranë liberalizimit të vizave të BE

15/03/2010

Bosnje dhe Herzegovina përmbush kërkesat e fundit në rrugën e udhëtimit pa viza caktuar për këtë verë.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 15/03/10

photo

Kryeministri i BiH Nikola Spiriç u takua javën e shkuar me zyrtarë të lartë të KE në Bruksel. [Getty images]

Në një sesion të këshillit të ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) javën e kaluar, u zgjodhën disa zyrtarë për poste të rëndësishme shtetërore, në një orvatje për të përmbushur kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave të BE, pritur në korrik.

Boshnjaku Himzo Selimoviç u caktua të drejtojë Drejtorinë për Bashkërendimin e Organizmave Policore me serbin boshnjak Urosh Pena dhe kroatin boshnjak Mile Juriç si ndihmësit e tij.

Në të njëjtin sesion, Vinko Dumançiç u caktua drejtor i policisë kufitare të BiH dhe Enesh Gaçanin ndihmësi i tij. Marko Dominkoviç u caktua si nëndrejtor i Agjensisë Shtetërore për Hetimin e Mbrojtjen.

"Me këto emërime, këshilli i ministrave të BiH ka përmbushur kërkesën e fundit për udhëzuesin e liberalizimit të regjimit të vizave," tha kryetari i këshilli të ministrave të BiH, kryeministri Nikola Spiriç.

Të mërkurën (10 mars) pas një sesioni të shënuar të qeverisë, Spiriç vizitoi Brukselin për të shtyrë për liberalizimin e vizave me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian (KE), më veçanërisht me komisionerin e BE për zgjerimin, Stefan Fuele dhe komisioneren e BE për çështjet e brendëshme Sesilia Malmstrom.

Spiriç tha se ai i kërkoi asaj "të përdorte autoritetetin e saj personal e zyrtar që ne të fitojmë garën me kohën...Unë jam i bindur se [raporti i përparimit të BE për në prill] do të përmbante të tilla argumente që ajo mund t'i përdorë për t'ja treguar homologëve të saj nga 27 vendet anëtare që BiH ka përmbushur të gjithë kërkesat e udhëzuesit".

BiH pret tani një vizitë nga Misioni i Mbikqyrjes së KE më pas këtë muaj, përpara raportit të përparimit përmendi Spiriç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mund të ketë pengesa të papritura megjithatë, të tilla si ankesat nga Brukseli apo vende të tjera të BE rreth një fluksi të fundit azil-kërkuesish, më së shumti shqiptarë, nga Serbia dhe Maqedonia, ku vizat u liberalizuan në dhjetor.

"Në qoftë se anullimi i vizave për shtetasit e BiH bëhet një [çështje] politike në vend të jetë teknike, është e mundur që vendimi të shtyhet për periudhën e paszgjedhjeve," tha Saimir Rizvo, kreu i grupit ndërdisiplinor të punës për liberalizimin e vizave. Rizvo i bëri komentet e tij në të përditëshmen e Banja Lukës, Nezavisne Novine. "Kjo do të thoshte se shtetasit e vendit mund të merrnin udhëtimin pa viza vetëm pas tetorit."

Por anëtarja gjermane e parlamentit Franziska Brantner i tha Deutche Welle se ajo dyshon se Parlamenti Evropian do të bëhet pengesë.

"Unë nuk mund të shoh asnjë në PE, bile dhe deputetët më ekstremë, që do të penalizonte BiH për shkak se çfar ndodh me shqiptarët," tha Brantner. "Unë nuk mund të them të njëjtën për qeveritë e vendeve anëtare, ku mund të ketë një rrezik të çështjes."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment