12/03/2010
Orvatja e qeverisë greke për të ndaluar duhanpirjen në publik po shpërfillet gjerësisht. Ndërsa ligji është në përputhje me rekomandimet e BE, komuniteti i biznesit argumenton se ekonomia është keq edhe pa këtë.
Nga Maria Paravantes për Southeast European Times në Athinë -- 12/03/10
![]() Me deri 20,000 grekë që vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me duhanin, vendi ndaloi duhanpirjen në vendet publike. Por zbatimi është një problem. [Getty Images] |
Ishte një natë e rrëmujshme e premteje në një nga klubet më të ndezura muzikore të Athinës ku grupet e miqve vijnë të zbaviten pas javës së ngarkuar. Sapo u ulën, burrat e gratë nxorrën cigaret dhe panë se nuk kishte taketuke në tavolina.
"Ndalohet duhani," tha kamerjerja duke marrë porositë e tyre. "Mbase më vonë..."
Njëzet minuta më vonë, 500 vetë apo diçka e tillë në klub, tymosnin me vrull duke flakur bishtat në dysheme.
Një ligj grek kaloi në korrik 2009 duke ndaluar duhanpirjen në vendet publike, rriti taksat ndaj cigareve dhe vuri gjoba deri në 500 euro për shkeljet. Por ai nuk pati asnjë ndikim të dukshëm në duhanpirjen publike.
Një nga punonjësit tha: "Vetëm të hedhësh një sy rrotull dhe e sheh se askush nuk i bindet ligjit...sheh restaurante me zonat e tyre ku ndalohet duhani, krejtësisht bosh dhe zonat e duhanit të mbushura me tavolina lëvizur nga zonat e mospirjes për t'u gjetur vend klientëve."
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, rreth 20,000 nga popullsia greke prej 11 milionësh vdesin çdo vit nga sëmundjet e lidhura me duhanin. Rreth 600 të tjerë vdesin nga duhanpirja e të tjerëve apo thithin ajër të ndotur nga një duhanpirës pranë.
"Duhanpirja prish sistemet kombëtare të shëndetit," tha kohët e fundit ministrja e arsimit Ana Diamantopulu, tamam përpara një fushate për të ngritur ndërgjegjësimin në shkolla, veçanërisht midis adoleshentëve, për rreziqet e duhanpirjes. Vitin e kaluar, për herë të parë, Gjykata e Lartë Greke vendosi në favor të një paditësi që paditi punëdhënësin e tij për dëmin si rezultat i duhanpirjes nga të tjerët.
Sondazhet tregojnë se më shumë se 38% e të gjithë grekëve pijnë duhan që e vë vendin në krye të vendeve evropiane. Të dhënat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se 46% e të rriturve meshkuj dhe më shumë se 31% e të rrituve femra pijnë duhan për ditë.
"I gjithë vendi pi duahn," i tha Panajotis Behrakis, drejtori i Komitetit Drejtues Kombëtar për Kontrollin e Duhanit, së përditëshmes Kathimerini muajin e shkuar.
Sipas legjislacionit grek, kompanitë me më shumë se 50 punonjës mund të mbajnë dhoma të posaçme për pirjen e duhanit. Restaurantet, baret, kafenetë dhe klubet me hapësirë mbi 70 metra katrore duhet të kenë zona të izoluara të duhanpirjes.
Ndërmarrjet më të vogla duhet të zgjedhin vetë në se do të jenë pa duhapirje, ndërsa vendet më të mëdha (mbi 300 metra katrore) duhet të kenë dhoma më vete të mbyllura ku pihet duhan me sisteme të posaçme ventilimi.
"Bari jonë është një që mund të pihet duhani," tha një barmene me emrin Popi që nuk deshi të jepte emrin e plotë. "Nuk ka se si një pronar biznesi ta kthejë lokalin e tij në një vend ku ndalohet duhani. Ai përfundimisht do të humbë klientët."
Jo të gjithë kanë këtë mendje. Helen H, nëna e një njëvjeëari, harxhoi orë të tëra në qendrat tregtare në Athinë për të gjetur një restaurant me djalin e saj, me zona ku ndalohet duhani. Ajo gjeti se restaurantet që i kishin patur këto zona, i kanë braktisur ato.
"Është veçanërisht e vështirë për dikë me fëmijë, një grua shtatzanë apo edhe një jo-duahpirës të ketë një zgjidhje," tha Helen.
Pronarët e bareve dhe klubeve në kryeqytetin grek besojnë se ndalimi i duhanpirjes e ka bërë biznesin edhe dhe më keq mes krizës financiare. Edhe ata që aplikuan për një licencë pirjeje duhani kanë ndeshur burokraci të madhe në procesimin e kërkesave të tyre.
Ligji ndalon gjithashtu duhapirjen në spitale, zyra dhe taksi por është e pashmangëshme të mos biesh në një shofer taksie me cigare.
"Thirra një taksi dje vetëm që ta gjej veten të ulur mes një reje tymi," tha një mospirëse duhani e quajtur Meri. "Ironia është se kishte një shenjë mospirjeje duhani nën xhamin e përparmë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes