Përplasja lidhur me rezolutën e genocidit tendos lidhjet Turqi-SHBA

11/03/2010

Duke thënë se është një çështje e nderit kombëtar, Ankara shpreh zemërim lidhur me një rezolutë jo-detyruese që e përshkruan masakrën e armenëve në Luftën e Parë Botërore si genocid.

Nga Erol Izmirli për Southeast European Times në Stamboll -- 11/03/10

photo

Ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara Namik Tan u thirr pas votimit të 4 marsit mbi rezolutën e genocidit armen. [Getty Image]

Ankara thotë se Ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara nuk do të kthehet në Uashington derisa të bëhet e njohur e ardhmja e të ashtuquajturit projekt-ligj i "genocidit armen".

Me një votim 23-22, Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA miratoi një rezolutë më 4 mars, duke e bërë Ankaranë që të tërheqë Tan. Masa është jo-detyruese dhe nuk ka asnjë ndikim të vertetë në politikë.

Megjithatë, ajo ka cënuar lidhjet midis Ankarasë dhe Uashingtonit, dy aleatë të ngushtë të NATO-s. "SHBA nuk duhet të humbasë një partner strategjik si Turqia për shkak të një çështje të tillë," u tha gazetarëve Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan të martën (9 mars).

Rezoluta e akuzon Turqinë "për një krim që ajo nuk e ka kryer", tha qeveria turke në reagimin e parë të saj ndaj votimit të komitetit.

Masa i kërkon administratës së Obamës që të sigurojë se politka e SHBA i referohet zyrtarisht vrasjeve të armenëve në Perandorinë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, si "genocid" dhe kërkon që Presidenti Barak Obama t'a përdorë termin kur ai jep mesazhin vjetor të tij mbi çështjen në prill, diçka që ai e shmangu t'a bëjë vitin e kaluar.

Ndërsa pranon se shumë armenë u vranë gjatë ditëve të shuarjes së Perandorisë Otomane, udhëheqësit turq këmbëngulin se tragjedia ishte për shkak të një gjendjeje të përgjithëshme anarkie dhe dhune, e cila mori gjithashtu jetë turke.

Turqia mohon se ekzistonte një program sistematik për të eleminuar armenët. Shtetasit turq që flasin për masakrat janë burgosur sipas një ligji të 2005 -- neni 301 -- që bën të paligjshme "fyerjet" ndaj kombit turk.

Studjuesit e kanë vendosur numrin e armenëve të vrarë në Turqi rreth vitit 1915, në më shumë se një milion.

Përplasja vjen ndërsa Turqia dhe Armenia fqinjë janë angazhuar në një proces diplomatik për t'i dhënë fund armiqësisë së vjetër me dekada nëpërmjet dy protokolleve të nënshkruar në nëntorin e kaluar. Vendet do të normalizojnë lidhjet dhe do të hapin kufirin pas ratifikimit të protokolleve nga parlamenti i çdo vendi.

Zyra e Erdogan po planifikon që të këshillohet me Presidentin Abdullah Gul si dhe me partitë opozitare, po të jetë e nevojshme, për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm dhe për të hartuar një politikë të përbashkët mbi çështjen. Davutoglu i përshkroi pretendimet e SHBA si "një çështje e nderit kombëtar për ne".

Grupet armenë-amerikanë e përshëndetën miratimin e rezolutës, duke thënë se qëllimi i ardhshëm i tyre do të jetë miratimi i rezolutës nga Dhoma e plotë e Përfaqësuesve e SHBA.

"E vërteta ia doli mbanë sot, dhe çështja e pohimit dhe parandalimit të genocidit ka ecur përpara," tha Brajan Ardouni, drejtor ekzekutiv i Asamblesë Armene të Amerikës, një organizatë e madhe armene-amerikane me seli në Uashington.

Qeveria armene e quajti votën një hap të rëndësishëm përpara për të drejtat e njeriut.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo është provë [edhe më tepër] e devotshmërisë të popullit amerikan ndaj vlerave njerëzore universale dhe është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të krimeve kundër njerëzimit," tha në një deklaratë të premten Ministri i Jashtëm Eduard Nalbandian.

Por zyrtarët turq thonë se masa do të pengojë më shumë sesa do të ndihmojë procesin e afrimit. "Çdo vendim që merni në [këtë] mënyrë ka bllokuar paqen e turqve me armenët. Ju lutem rishqyrtoheni këtë çështje," tha Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu pas votimit të komitetit.

Ministria e tij i ka kërkuar Ambasadorit të SHBA në Ankara Xhejms Xhefri që të transmetojë shqetësimet e Turqisë. Në komentet e shkurtër për shtypin pas takimit me Zëvendës/Ndihmës/Sekretarin e Ministrisë së Jashtme turke Selim Jenel, Xhefri tha se administrata e Obamës e kundërshtoi rezolutën.

Rezoluta të ngjashme u miratuan në të njëjtin komitet më 2000, 2005 dhe 2007, por asnjë nga to nuk arriti në një votim të të gjithë Dhomës së Përfaqësuesve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment