11/03/2010
Presidenti bullgar Georgi Parvanov po ndeshet me procedurën e mundshme të heqjes për nxjerrjen e përmbajtjes së një bisede kohët e fundit me Ministrin e Financave Simeon Xhankov.
(Euobserver, Sofia News Agency, 24 Chasa, Standart, Nine O'clock - 11/03/10; AP, DPA, Sofia News agency, The Sofia Echo, Dnevnik.bg, Mediapool, Hurriyet - 10/03/10)
![]() Partia në pushtet GERB dëshiron të heqë Presidentin Georgi Parvanov. [Getty Images] |
Partia në pushtet e qendrës së djathtë, GERB tha të mërkurën (10 mars) se do të nisë hapat për të hequr Presidentin e majtë Georgi Parvanov për botimin e transkriptimit të një takimi me dyer të mbyllura me Ministrin e Financave Simeon Xhankov.
Xhankov, i cili shkoi në zyrën e presidentit më 5 mars për të sqaruar komentet polemike që bëri lidhur me Parvanov në një shfaqje në TV pesë ditë më parë, nuk ishte informuar se përmbajtja e bisedës do të bëhej publike, tha partia e Kryeministrit Bojko Borisov.
Për më tepër, ministri i finanacave as nuk ishte vënë në dijeni se diskutimi po rregjistrohej.
Duke bërë kështu, Parvanov shkeli nenin 32, paragrafin 2 të Kushtetutës bullgare, tha bordi ekzekutiv i GERB në një deklaratë të lëshuar vonë të martën.
"Askush nuk do të ndiqet, fotografohet, filmohet, rregjistrohet apo bëhet subjekt i ndonjë veprimtarie të ngjashme pa dijeninë e tij apo pavarësisht nga mospëlqimi i shprehur i tij, me përjashtim kur veprime të tilla janë të lejuara nga ligji," thotë neni.
Veprimi e Parvanov ishte jo vetëm një akt "i pashembullt" mosrespekti për të drejtat ligjore të Xhankov, por ajo dërgoi gjithashtu një sinjal tejet negativ për publikun, se të drejat e tyre të garantuara nga kushtetuta mund të shkelen, madje edhe nga kreu i shtetit.
"Ky precedent është një shenjë e një morali të papranueshëm politik dhe kërkon një përgjigje politike të qartë," tha bordi ekzekutiv i GERB në deklaratën e së martës, duke i kërkuar grupit parlamentar të tij që të paraqesë një mocion që kërkon procedurat e heqjes se Parvanov.
Si hap i parë, mocioni kërkon mbështetjen e së paku 161 anëtarëve të parlamentit me një dhomë 240 vendesh të Bullgarisë, në mënyrë që më pas të mund t'i referohet Gjykatës Kushtetuese të vendit. Përveç 117 deputetëve të GERB, 35 ligjvënës të tjerë që përfaqësojnë partinë nacionaliste Sulmi dhe Koalicioni Blu i krahut të djathtë, pritet që t'a mbështesin veprimin.
Të 40 përfaqësuesit e Partisë Socialiste Bullgare, e cila ishte drejtuar nga Parvanov deri në janar 2002 kur ai filloi mandatin e parë të tij si kreu i shtetit, si dhe 37 ligjvënës nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MRF), pritet t'a kundërshtojnë mocionin.
Partia konservatore Rendi, Ligji dhe Drejtësia (OLJ), grupi parlamentar i së cilës u shthurr vitin e kaluar pasi disa nga ligjvënësit u larguan nga partia, tregoi kohët e fundit se nuk do të mbështesë përpjekjen e GERB për të hequr presidentin, duke thënë se nuk kishte argument ligjor për një veprim të tillë.
Por sipas një raporti të Sofia News Agency të enjten, ligjvënësit e OLJ tani duken se e mbështesin mocionin.
"Ky nuk është një veprim i drejtuar kundër kreut të shtetit, por një mekanizëm politik për diskutim mbi çështje kushtetuese kryesore në marrëdhënien midis institucioneve," u citua të thotë udhëheqësi i partisë Jane Janev.
Edhe nëse mocioni merr mbështetjen parlamentare të kërkuar, ai pritet të bjerë në Gjykatën Kushtetuese prej 12 anëtarësh. Një e treta e atyre anëtarëve është emëruar nga Parvanov, thonë analistët. Nëse mocioni del me sukses dhe presidenti hiqet, atëhere Zëvendës/Presidenti Angel Marin do të marrë përsipër detyrat e Parvanov dhe do të përfundojë mandatin pesë-vjeçar të tij, që përfundon në fillim të 2012.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes