Ganiç i BiH mbetet në paraburgimin britanik

10/03/2010

Ish-anëtari i presidencës së BiH Ejup Ganiç pret një seancë të dorëzënies pas arrestimit të tij në Aeroportin Hithrou të Londrës.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 10/03/10

photo

Veteranët boshnjakë të luftës mblidhen jashtë Ambasadës britanike në Sarajevë më 5 mars për të protestuar kundër arrestimit të anëtarit të presidencës boshnjake të kohës së luftës, Ejup Ganiç. [Getty Images]

Ejup Ganiç, një anëtar i lartë i Partisë Boshnjake Muslimane për Veprimin Demokratik të Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH), do të mbetet në paraburgimin britanik së paku deri të enjten (11 mars), kur do të zhvillohet një seancë dorëzënie në Gjykatën e Lartë të Londrës. Kjo e fundit pastaj do të vendosë nëse ai do të ekstradohet në Serbi, e cila lëshoi urdhër arrestin për të me akuza të krimeve të luftës.

Ish-anëtari 64-vjeçar i presidencës së BiH u arrestua më 1 mars në Aeroportin Hithrou të Londrës.

Serbia akuzon se në maj 1992 Ganiç urdhëroi trupat nën kontrollin e tij që të hapin zjarr ndaj një autokolone të trupave të ish-Ushtrisë Kombëtare Jugosllave (JNA) ndërsa ato tërhiqeshin nga Sarajeva drejt bazë serbe të Lukavicës. Incidenti shkaktoi vdekjen e 40 ushtarëve të JNA.

Ndonëse e ka kaluar më të shumtën e karrierës së tij në BiH, Ganiç ka lindur në Novi Pazar, në krahinën e Sanxhakut, të Serbisë. Nga kjo, autoritetet serbe pretendojnë se ai u arrestua si një shtetas serb. Familja e Ganiç këmbëngul se ai tani mban një pasaportë të BiH. Të dy vendet kërkojnë ekstradimin e tij.

Lajmi për arrestimin e tij shkaktoi një turbullirë në qarqet politike dhe midis publikut, veçanërisht boshnjakëve në Federatën e Bosnjë dhe Herzegovinës, një nga njësitë e vendit.

Veprimi i Serbisë u dënua nga politikanët në Sarajevë si një shenjë e vullnetit të keq, një i tillë që ka ndikim të keq në krijimin e lidhjeve dypalëshe.

Në një intervistë me të përjavshmen BH Dani, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe Haris Sillajxhiç, tha se ai ishte "habitur pahijshëm" nga arrestimi.

Urdhër arresti për Ganiç, tha Silljaxhiç, nuk është veprimi agresiv i parë i Serbisë ndaj këtij vendi. Dy herë kohët e fundit, tha ai, Serbia ka kundërshtuar ambasadorët e caktuar nga BiH dhe pranoi njërin vetëm pas "përfshirjes shumë të fuqishme politike nga ana e Turqisë".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zheljko Komsiç, një anëtar tjetër i presidencës së BiH tha se çështja të kujtonte atë ku përfshihej Ilija Jurishiç. Një ish-ushtarak, Jurishiç u arrestua në aeroportin e Beogradit në maj 2007 sipas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe është mbajtur nga Serbia që atëhere. Ai është akuzuar për një incident të kohës së luftës ku përfshihet një autokolonë e JNA në qytetin verior të Tuzlës, në të cilin më shumë se 50 ushtarë u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën.

Kryeministri i Republikës Sërbska Milorad Dodik i tha Vecernje Novosti të Beogradit se Ganiç "do të mbahet përgjegjës për krimet kundër serbëve që kishte kryer në luftën e kaluar në BiH".

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, tha se arrestimi dukej të ishte një veprim i llogaritur nga ana e Serbisë për "të zvogëluar përgjegjësinë e saj, nëpërmjet pohimeve se lufta në Bosnjë u nis nga boshnjakët", ndërsa përpiqet të kriminalizojë ish-udhëheqës boshnjakë të luftës, të tillë si Ganiç.

Përveç reagimeve zyrtare, 3,000 banorë të Sarajevës, duke përfshirë një numër të madh veteranësh lufte dhe studentësh, protestuan më 5 mars përpara ambasadave britanike dhe serbe në kryeqytet. Turma marshoi përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, me emrin e ish-dikatorit komunist Tito, në solidaritet me Ganiç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment