Marrja e energjisë: Shqipëria merr në shqyrtim energjinë bërthamore

09/03/2010

Kryeministri shqiptar premton që të transformojë vendin në një superfuqi rajonale energjie, me energjinë bërthamore në krye.

Nga Manjola Hala për Southeast European Times në Tiranë -- 09/03/10

photo

Shqipëria synon që të zgjerojë burimet energjitike nëpërmjet energjisë bërthamore. [Getty Images]

Shqipëria po i afrohet ndërtimit të një centrali bërthamor. Qeveria tregoi vullnetin politik të saj duke krijuar Agjensinë Kombëtare Bërthamore në janar, përgjegjëse për zhvillimin e Programit Shqiptar të Energjisë Bërthamore.

"Prodhimi i energjisë bërthamore në Shqipëri është një shans i vërtetë, ndonëse jemi në fazën e hershme të procesit," thotë Milo Kuneshka, koordinator për Programin Shqiptar të Energjisë Bërthamore. "Fokusi ynë i parë është të ngremë kuadrin ligjor, duke punuar në të njëjtën kohë në plane të tjerë për të shpejtuar procesin."

Shqipëria parashikon përdorimin e brezit të katërt të reaktorëve të energjisë, teknologjia më e fundit që do të jetë në dispozicion deri më 2020.

Kryeministri Sali Berisha përmendi së pari synimin e Shqipërisë për të prodhuar energji bërthamore gjatë dimrit të 2007 kur vendi u përball me mungesa të ashpra të energjisë elektrike. Në atë kohë, ministria e jashtme vuri në dijeni Agjensinë e Energjisë Atomike Ndërkombëtare (IAEA) për qëllimin e Shqipërisë për të prodhuar energji bërthamore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Që atëhere, vendi e ka pozicionuar veten si "i hapur për partneritet" me çdo qeveri të interesuar në këtë sipërmarrje. Tirana e ka bërë të qartë se nuk ka para për të nisur projektin e vetme. Deri tani, Italia dhe Kroacia kanë treguar një interes.

"Shqipëria do të mirëpresë të gjitha ofertat," tha Kuneshka, duke vënë në dukje se Italia ka ndërmarrje me përvojë në sektorin bërthamor. Fqinja e Shqipërisë në perëndim është e ndaluar nga ndërtimi i centraleve bërthamore në tokën e saj që nga një referendum i 1987. Kroacia është nën një ndalim të ngjashëm deri më 2028.

Kritikët e planit shqiptar pyesin nëse vendi duhet të rrezikohet nga energjia bërthamore përpara sesa të shqyrtojë për marrjen e energjisë nga hidrocentralet dhe energjia e erës dhe e diellit.

"Nuk kam dyshim se energjia bërthamore është energji e pastër dhe ne kemi nevojë për energji, por jam kundër prodhimit të saj për arsye mjedisore dhe të sigurisë," tha Besmir Gëziqi i Partisë së Gjelbër Shqiptare. "Jam i sigurtë se mundësia për energji alternative në Shqipëri është e mjaftueshme për nevojat e vendit dhe për eksport."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment