A është Serbia gati për energjinë bërthamore?

08/03/2010

Mungesat e pritura të elektricitetit dhe centralet bërthamorë të fqinjëve kanë ndezur një debat në Serbi për heqjen e një ndalimi 21 vjeçar.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd - 08/03/10

photo

Energjia bërthamore mund të jetë zgjidhja për burimet në shterim të energjisë së Serbisë. [Getty Images]

E rrethuar nga energjia bërthamore, Serbia është një nga të fundit pa to të në rajon. Me mungesat e energjisë në horizont dhe përparimet në masat e sigurisë, disa ekspertë thonë se tani është koha për të diskutuar mbi opsionet bërthamorë të vendit.

"Nuk kemi miliarda dollarë për ndërtim, por [gjithashtu] nuk kemi kohë për të humbur; duhet të mendojmë një dekadë përpara," tha në një intervistë me SETimes, Profesori Ilija Pleçash i Institutit Bërthamor të Vincës. "Nëse ndërtojmë një central me paratë e dikujt tjetër dhe shlyejmë borxhin me elektricitet gjatë 15 viteve të ardhshëm, përsëri mund të kemi 15% të elektricitetit 'falas'."

Ministri i Energjisë Petar Skundriç vuri në dukje kohët e fundit se brenda një rrezeje 100 km të vendit, ekzistojnë dhjetë centralë bërthamorë. Dhe janë më shumë se 20 centralë brenda 400 km.

Pra pyetja është: a është koha për Serbinë që të lërë pas tmerrin e Çernobilit dhe të përqafojë energjinë bërthamore, sado me ngurrim, si një përgjigje?

Pas fatkeqësisë së Çernobilit të Ukrainës më 1986, parlamenti jugosllav miratoi një ndalim të centraleve bërthamorë. Ndonëse shumë vende e hoqën ndalimin pas shpërbërjes së republikës më 1991, Serbia i qëndroi me këmbëngulje atij.

Në dhjetor, ambasadori rus në Beograd Aleksander Konuzin tha se "Serbia [është] duke shqyrtuar thellë ndërtimin e një centrali bërthamor dhe Rusia është e gatshme të ndihmojë në këtë synim në partneritet dhe me investime të përbashkëta."

Vëzhguesit vënë në dukje se ndonëse Serbia nuk ka para të financojë një central bërthamor tani, ai do tipikisht 14 deri 16 vjet që të ndërtohet dhe përgatitjet duhet të fillojnë shpejt.

Fizikanti i shquar bërthamor serb Vladimir Ajdaçiç thotë se pavarësisht nëse është apo jo energjia bërthamore në të ardhmen e vendit, ndryshimet janë të nevojshme. Serbisë i duhet të shkurtojë konsumin e lartë të elektricitetit të saj, tha Ajdaçiç dhe të përdorë një burim alternativ të energjisë, përpara se të shqyrtohet ndërtimi i një centrali bërthamor.

Konsumi vjetor i elektricitetit ishte 32 GWh më 2009. Serbët përdorin 150-180 kWh për metër katror çdo vit, ndërsa vendet e BE përdorin nën 100 kWh për vit.

"Në Serbi, nuk kemi një ligj mbi standardet e ruajtjes së energjisë. Serbia ka burime alternative energjie, por askush nuk ka bërë një analizë të kostos dhe përfitimit, sepse shteti nuk shqetësohet që të mbledhë të dhënat nga agjencitë," tha Ajdaçiç.

Krahasuar me teknologjinë ekzistuese për djegien e karburantit fosil në rajon, energjia bërthamore është parë si relativisht e pastër, e sigurtë dhe e lirë nga presionet politike botërorë.

"Energjia nga burimet e ripërtëritëshëm në Serbi ka mundësi shumë të kufizuara dhe në një gjendje të kërkesës vazhdimisht më të lartë, [burimet] nuk mund të jenë një mbështetje," tha Dragomir Markoviç, shefi i Industrisë Elektrike të Serbisë (EPS).

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Serbia është e rrethuar nga vende që tashmë kanë centrale bërthamorë apo kanë në plan t'i ndërtojnë ato," tha Markoviç. "Kjo do të prekë ndjeshëm konkurrencën e EPS në tregjet e hapur të së ardhmes, ku energjia bërthamore do të jetë mbizotëruese, pasi energjia nga qymyri është e rënduar nga taksa ekologjike të larta."

Në fund të 2006, BE u zotua të shkurtojë deri më 20% të konsumit vjetor të energjisë kryesore të saj deri më 2020. Për të arritur këtë qëllim, Bashkimi ka në plan që të vendosë standardet e minimumit të efektshmërisë energjitike për të gjitha kategoritë. Kundërshtarët e zhvillimit të energjisë bërthamore të Serbisë janë të vendosur se teknologjia nuk është e pastër dhe se çështja duhet vënë në një referendum.

Zvezdan Kalmar, i Qendrës për Zhvillimin e Qëndrueeshëm Ekologjik, i tha SETimes se "çështja e mbeturinave bërthamore nuk është zgjidhur askund në botë edhe në vendet me teknologji të lartë si Gjermania dhe Franca, ku ka aksidente të vegjël apo jo dhe aq të vegjël në magazinat e përkohëshme."

Kalmar shpjegoi se "as Serbia dhe as vendet e tjera të Ballkanit nuk mund të përballojnë çmimin e një centrali bërthamor. Shembulli i Finlandës tregon se tre deri pesë vjet ndërtim shtyjnë çmimet e rritura [të energjisë] nga 2 miliardë në 10 miliardë euro."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment