Shumë këpucë për të zgjedhur në Malin e Zi

08/02/2010

Parisi ka një kullë dhe Kina një mur. Vëzhguesit thonë se ajo që Mali i Zi duket të ketë më tepër janë dyqanet e këpucëve dhe kjo mund të ishte mirë për biznesin.

Nga Brian Salmi për Southeast European Times në Podgoricë -- 08/02/10

photo

Këpucë me bollëk në Podgoricë. [File]

Dyqane këpucësh, dyqane këpucësh dhe më shumë dyqane këpucësh. Kudo që të hedhësh sytë në kryeqytetin malazes sheh dyqane këpucësh.

Kaq shumë në fakt, sa që zyrtarëve të turizmit malazes që kërkojnë mënyrat për të reklamuar qytetin, mund t'u duhet të konsiderojnë paraqitjen e Podgoricës në botë si Këpucaria, një mekë për këpucët.

Ndonëse banorëve vendas mund të mos u shkojë mendja te mbizotërimi i tyre, vizitorët shpesh janë të çoroditur nga bollëku i dyqaneve që shesin këpucë në Podgoricë. Pse janë kaq të shumtë këto dyqane atje? Southeast European Times ishte e vendosur t'a zbulonte.

Një mision i shpejtë fakte-gjetës nëpër rrugët pranë një dyqani të Bata-s konfirmoi dyshimin se Podgorica është e përmbytur nga dyqanet e këpucëve. Vetëm brenda dhjetë minutash ecjeje nga sheshi i qytetit janë tre duzina dyqane këpucësh.

Janë 51 dyqane të tjera që ofrojnë këpucë së bashku me veshje dhe mallra sportivë. Patjetër që Podgorica duhet të jetë një nga qytetet më të kënaqura prej këpucëve në botë. Përtej bërthamës së qytetit, densiteti enigmatik i butikëve të këpucëve vazhdon.

Ndonëse u pyetën dhjetra shitës dhe punonjës të dyqaneve të këpucëve askush nuk ishte në gjendje të shpjegonte numrin pështjellues të dyqaneve të këpucëve.

Ndoshta duke bërë të turpshmin, Administratori i Bata, Dragan Pajkoviç, tha me një fytyrë pa dredha: "Nuk mendoj se ka kaq shumë dyqane këpucësh në Podgoricë."

Vërtet?

Përballë një provë të tillë?

Një vizitë në Këpucët Astra, në pronësi gjatë dekadës së fundit nga Dushan Soç, 50 vjeç, solli ca qartësi.

Soç tha se kur e bleu dyqanin, "këpucët ishin një nga pak mallrat që pronarët e dyqaneve mund të gjenin me shumicë me kredi."

Sanksionet ndërkombëtare të tregtisë të vendosura ndaj Serbisë më 1992 do të thoshin se nuk kishte treg eksporti në dispozicion për prodhuesit e këpucëve. Në atë atmosferë, dyqanet e këpucëve nisin të dalin në të gjithë Podgoricën për të lëvizur prodhimin.

Soç i merr shumicën e këpucëve të tij nga Novi Pazar në Serbinë jugperëndimore, një qytet që ai tha se është vendi i "më shumë se 350 dyqane këpucësh". Ai beson se shumica e konkurrentëve të tij e marrin gjithashtu mallin nga Novi Pazar, por thotë se pak e pranojnë këtë, duke preferuar t'a paraqesin mallin e tyre si të bërë nga stilistët italianë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonse dallga e madhe e këpucëve të lira kineze dyndi anembanë Perëndimit, ajo nuk ka ardhur ende në brigjet e Malit të Zi, sipas Soç.

"Mund të gjejmë këpucë më të mira nga Serbia me të njëjtat çmime apo më të mira," tha ai.

Nëse recesioni botëror nuk mbaron shpejt, tha Soç, ai mund të fshijë shumë nga konkurrentët e tij. Por ai ka besim se do t'ia dalë, është i sigurtë se do të dalë në pension dhe t'ua lërë fëmijëve të tij dyqanin prej 25 metrash katrore.

"Klientët e mi kanë blerë këtu për 40 vjet dhe ata do të bëjnë kështu edhe për 40 të tjera."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment