Komisionerja e caktuar bullgare bën përshtypje në rrugën drejt konfirmimit

05/02/2010

Miratimi nga Parlamenti Europian i komisioneres së caktuar bullgare, Kristalina Gjeorgjeva, hap rrugën për miratimin nga Komisioni Europian javën e ardhshme.

(Burime të ndryshëm -- 03/02/10 - 04/02/10)

photo

Komisionerja e caktuar bullgare Kristalina Gjeorgjeva u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Parlamentit Europian në selinë e BE në Bruksel të mërkurën (3 shkurt). [Getty Images]

Kristalina Gjeorgjeva, e propozuara e Bullgarisë për të qenë Komisionerja e re e BE për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ndihmën Humanitare dhe Parandalimin e Krizave, pritet të miratohet për funksionin pas një paraqitjeje të përsosur në seancën e konfirmimit të saj përpara Parlamentit Europian (PE) të mërkurën (3 shkurt).

"Për ata që janë në nevojë anembanë botës, ky është portofoli më i rëndësishëm," tha ajo në komentet saj të hapjes në seancën tre orëshe. Studjuesja dhe ekonomistja 56-vjeçare u zotua të bëhej "zëri i të pazëshmëve" brenda Komisionit Europian (KE).

Gjeorgjeva ka shërbyer si zëvendës/presidente dhe sekretare e korporatës e Grupit të Bankës Botërore që nga marsi 2008. Ajo u propozua në postin e komisioneres së BE rreth tre javë më parë, pasi kandidatja e mëparshme e Bullgarisë Rumjana Zheleva tërhoqi kandidaturën e saj, mes dyshimeve lidhur me integritetin personal dhe aftësinë e saj. Zheleva më pas doli e pastër, por vendosi të dorëhiqet nga të gjitha postet qeveritare.

Gjeorgjeva u tha anëtarëve të PE se po të miratohet, ajo do të trajtojë së pari reagimin e BE ndaj tërmetit të muajit të kaluar në Haiti.

"Haiti fillon nga hiçi, por jo i vetëm," tha Gjeorgjeva. "Nëse konfirmohem, do të jetë detyra ime e menjëhershme që të siguroj se ne, europianët, shpiem në Haiti më të mirën që Bashkimi ynë duhet të ofrojë."

Përparësi të tjera përfshijnë sigurimin e përdorimit më të efektshëm për burimet dhe përmirësimin e bashkërendimit dhe efektshmërisë së veprimeve nga BE në mënyrë që shtetasit europianë të ndjehen "krenarë për mbështetjen e tyre për ndihmën humanitare dhe regimin ndaj fatkeqësive".

Gjeorgjeva vuri në dukje nevojën për bashkërendim brenda vetë BE, si dhe midis organizatave humanitare dhe ushtarake, për të ruajtur respektin për të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ajo tha se gjithashtu ekziston një nevojë për t'u përgatitur për ndikimin humanitar të ndryshimit të klimës dhe krijimin e një "korpusi vullnetar humanitar" të mbarë BE deri më 2011.

"Në qendër të ndihmës humanitare është neutraliteti i saj dhe kujdesi për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë," tha faqja në internet e PE, duke cituar përgjigjen e Gjeorgjevës ndaj një pyetjeje rreth ndihmës në Sudan apo Etiopi. "Nuk duhet të lejojmë kurrë që ndihma humanitare të kapet nga ata që abuzojnë pushtetin."

Nirj Deva, një konservator britanik, e pyeti Gjeorgjevën nëse ishte e përgatitur të luftonte kundër interesave të caktuara, të ngushta që shfaqen në të gjithë BE.

"Po, zotëri," u përgjegj ajo menjëherë, duke kënaqur auditorin në dhomën plot e përplot të takimeve të PE.

Qetësia e Gjeorgjevës, qëndrimi i vetësigurtë gjatë pyetjeve u ndërpre shpesh herë me duartrokitje.

"Ishte një kënaqësi të flisnim me ju," tha konservatorja gjermane Birgit Shnieber-Jastram pas takimit, ndërsa anëtari i partisë laburiste britanike Majkëll Kashman vlerësoi "kapacitetin e shquar intelektual" të Gjeorgjevës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Anëtari hollandez Thijs Berman, i Socialistëve dhe Demokratëve të PE, një nga grupet politike më kundërshtuese për propozimin e Zhelevës, gjithashtu i dha Gjeorgjevës nota të larta për paraqitjen e saj.

"Menduam se kishte të gjitha aftësitë dhe cilësitë e kërkuara për të bërë punën shumë mirë," tha Berman. "Ajo tregoi mjeshtëri të plotë të subjektit dhe ishte një komunikuese e mirë. Ky ishte një lehtësim i madh."

Në Sofje, Kryeministri Bojko Borisov e vlerësoi paraqitjen e Gjeorgjevës si të përsosur. Presidenti Georgi Parvanov shprehu besim se e propozuara do "të kontribojë me sukses për zgjerimin e rolit të BE në bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj krizave".

PE është planifikuar të votojë për të gjithë KE të martën. Po të miratohet, ekipi i ri i Presidentit të Komisionit Europian Hose Manuel Barrozo do të marrë detyrën një ditë më pas.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment