Ndarja e madhe: Ban i ofron Qipros inkurajim por jo zgjidhje

04/02/2010

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB shkakton protesta, ndërsa nuk jep rrugëdalje në bisedimet e zvarritura qipriote të ribashkimit.

Nga Baris Jilmaz për Southeast European Times -- 04/02/10

photo

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun viziton zonën turke në Nikosia në pikën e kalimit të rrugës Ledra. [Getty Images]

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun në ishullin e ndarë të Qipros u mbyll të mërkurën (3 shkurt) me një thirrje për krerët grekë e turq qipriotë për të shpejtuar bisedimet e tyre të paqes.

Vizita ishte përfundimimisht pak më tepër se simbolike, duke shkaktuar një bojkot nga grekët qipriotë në një pritje për Ban. Protestuesit qenë të trazuar se ai vizitoi qendrën e qeverisjes turke në veri.

"Dallimet tona mbeten," tha kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat pas vizitës tre-ditore.

Ban shtoi: "Askush nuk ka iluzion [se problemi i Qipros është i lehtë për t'u zgjidhur]. Negociatat e paqes nuk janë kurrë të tilla. Por koha ka ardhur për të shkuar përpara. Ky është një proces i popullit të Qipros dhe për popullin e Qipros."

Qiproja është ndarë përgjatë kufijve të popullsive greke e turke që nga 1964. Talat dhe homologu i tij grek qipriot Demetris Kristofias po bisedojnë kokë më kokë për të ndrequr dallimet që nga shtatori 2008. Një sërë çështjesh të pazgjidhura vazhdojnë të pengojnë procesin.

Në një deklaratë të përbashkët, Talat dhe Kristofias nënvizuan vendosmërinë e ndërsjelltë për të arritur një zgjidhje, duke thënë: "Gjatë tre javëve të fundit, ne kemi punuar... kryesisht mbi kapitullin e qeverisjes dhe të ndarjes së pushteteve dhe arritëm përparim të rëndësishëm."

Presioni për një përfundim po ngrihet me zgjedhjet presidenciale turke qipriote që afrohen në prill. Talat po sfidohet nga Dervish Eroglu me popullaritet në rritje. Po të fitojë Eroglu, vëzhguesit druajnë se procesi i ribashkimit mund të prishet. Po qe kështu, procesi i Turqisë për në BE do të dëmtohet seriozisht.

Për shkak se administrata greke qipriote është tashmë një anëtare e BE, skeptikët besojnë se pala greke po i përdor bisedimet për të marrë koncensione nga Turqia si shpërblim për mbështetjen për kandidaturën e Ankarasë në BE.

Pavarësisht qasjes personale të Ban dhe premtimit për përparim (çdo palë thotë se janë më pranë tani se sa kur nisën, ndonse nuk ka asgjë për ta treguar këtë) vizita e kreut të OKB shkaktoi një valë protestash nga qipriotët.

Ban u takua me Talat në zyrën e tij presidenciale në veriun turk qipriot. Vendi ndezi protesta nga krerët politikë grekë qipriotë, me qeverinë që shprehu pakënaqësinë e vet.

Katër parti politike greke qipriote shprehën zemërim dhe bojkotuan një pritje për Ban në hotelin Ledra Palace. Masa u dënua në shtyp si "një shfaqje e panevojshme e besimit të keq duke sfiduar pohimin e Ban se 'tani është koha për zgjidhjen e Qipros'," thoshte një opinion në Cyprus-Mai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kolumnisti turk Jusuf Kanli tregonte bojkotin si arsye për pesimizëm.

"Është ky mentalitet i udhëheqjes politike dhe elitës greke qipriote që ka penguar një zgjidhje për ishullin për 45 vjetët e shkuara," shkruante Kanli në Hurriyet Daily News.

Akademiku dhe kolumnisti liberal Mensur Akgun, i cili prej kohësh kritikon Turqinë për mungesën e gadishmërisë për të punuar për një zgjidhje në Qipro, nuk sheh perspektivë tani.

"Ne nuk duhet të gënjejmë veten. Nuk ka asnjë të vetme [shenjë të] përparimit në bisedimet e paqes të Qipros," shkruante ai në të përditëshmen liberale Referans. "Për deri sa grekët qipriotë besojnë se kanë marrë peng përparimin e Turqisë në BE, është e pamundur të arrihet një zgjidhje e drejtë në Qipro."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment