02/02/2010
Rreth 150 mbikqyrës fianciarë nga Turqia dhe shtatë vende të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të bashkohen me BE do të marrin pjesë në një program trainimi.
(EurActiv - 20/01/10; AFP, DPA, Bloomberg, Europolitics, European Central Bank - 19/01/10)
![]() Banka qendrore kombëtare të 14 vendeve të zonës euro do të marrin pjesë gjithashtu në program. [Getty Images] |
E para nga disa veprimtaritë trainuese të Bankës Qëndrore Europiane (ECB) dhe Komisionit Europian (KE) për autoritetet bankare dhe monetare në vendet që kërkojnë anëtarësimin në bllok, filloi të martën (2 shkurt) dhe do të vazhdojë deri të enjten.
"Stabiliteti i sistemeve bankarë në vendet e interesuara është me rëndësi të madhe në arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike," tha Komisioneri i Zgjerimit të BE-së që largohet, Olli Rehn, i cili bëhet këtë muaj komisioneri i BE për çështjet ekonomike.
Projekti dy-vjeçar është një program intensiv trainimi rajonal për 150 mbikqyrës thelbësorë nga vendet kandidate të BE, Kroacia, Maqedonia e Turqia, si dhe nga vendet e mundshëm kandidatë, Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
"Qëllimi i programit do të jetë të forcojë mbikqyrjen makro dhe mikro të kujdesshme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë," shpjegoi ECB.
BE do të japë 2.65 milionë euro për projektin dy-vjeçar, Do të marrin pjesë gjithashtu bankat kombëtare qëndrore (NCB) të 14 vendeve të zonës euro. ECB ka në plan të kërkojë përfshirjen e një numri institucionesh europianë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë Komitetin e Bazelit mbi Mbikqyrjen e Bankave, Parlamentin Europian, Institutin e Stabilitetit Financiar, FMN, Institutin e Përbashkët të Vienës dhe Bankën Botërore.
Gjithashtu janë të parashikuara tre seminarë të praktikave për vendim-marrësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për t'u zhvilluar këtë vit. I pari, një veprimtari tre ditore, filloi më 27 janar.
"Deri nga fundi i vitit dhe në vazhdim të programit rajonal të trainimit, ECB do të mbështesë zbatimin e masave të posatçme kombëtare," tha në një deklaratë banka me qendër në Frankfurt.
Këto masa, tha ECB, do të përcaktohen në marrëveshje me 14 NCB-të që janë tashmë në zonën euro, së bashku me institucionet ndërkombëtarë financiarë dhe pjesëmarrësit në seminaret e trainimit.
Anëtari i bordit ekzekutiv Lorenzo Bini Smaghi tha se programi i ri do të ndihmojë në bërjen e institucioneve të mbikqyrjes makro- dhe mikro-ekonomikë të kujdesshëm në vendet aspirantë të BE të ndërgjegjshëm për reagimin e tanishëm të BE ndaj recesionit botëror.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes