14/01/2010
Grupet e të drejtave janë dakord se një kuadër ligjor për mbrojtjen e kafshëve po merr formë ngadalë në Serbi. Problemi më i madh do të jetë zbatimi i tij.
Nga Bojana Milovanoviç nga Southeast European Times në Beograd --14/01/10
![]() Ligjet e reja synojnë të sjellin ndryshime pozitive në jetën e përditëshme të kafshëve në Serbi, ndërkohë që ngrenë ndërgjegjësimin publik për trajtimin e tyre, thonë mbrojtësit e kafshëve. [Nikola Barbutov/SETimes] |
Një çift ligjesh të reja që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së kafshëve në Serbi e sjell vendin më pranë standardeve të BE. Legjislacioni është përshëndetur nga veprimtarët e të drejtave të kafshëve.
Disa veprimtarë po punojnë për të shtuar një pikë mbi mirëqënien e kafshëve në kushtetutën e vendit dhe po mbledhin firmat për të mbështetur nismën.
Danica Drobac, e OJQ të të drejtave të kafshëve, Nisma Europiane 17, tha se Serbia ishte midis vendeve të fundit në Ballkan për të miratuar Ligjin e Mirëqënies së Kafshëve, duke e bërë këtë vetëm verën e kaluar. Ligji i Mjekësisë Veterinare u miratua më 2005 dhe Ligji i ri Penal më 2006.
"Këto ligje kanë sjellë ndryshime pozitive në përfitim të kafshëve dhe kanë rritur nivelin e ndërgjegjësimit për kafshët dhe trajtimin e tyre. Për shembull, ligji penal përcakton jo vetëm vrasjen, por edhe abuzimin e një kafshe si një krim dhe parashikon dënimin me burg," i tha Drobac Southeast European Times.
Ajo shton se "Ligji i Mirëqënies së Kafshëve [ndonëse] jo i përsosur, fut praktikisht ndryshime revolucionare lidhur me trajtimin e kafshëve. Ligji [i Mirëqënies] urdhëron të gjitha qeveritë vendore që të ndërtojnë streha për qentë dhe macet e braktisura, gjë do të rezultojë padyshim në dhënien fund të torturës së tmerrshme të kafshëve të pafajshme të pastreha në zonat rurale."
Sjellja e legjislacionit serb në përputhje me rregullat e BE mbi të drejtat e kafshëve, tha ajo, iu shtua mjaft ndryshimeve.
Një organizatë tjetër e të drejtave të kafshëve, Orka, përshëndeti gjithashtu ligjet e rinj. Presidenti i grupit, Elvir Burazeroviç, tha se masat janë parandaluese në mbrojtjen e kafshëve.
"Ndryshimet dhe shtesat në ligjin penal kanë rritur dënimet me burg për abuzimin dhe vrasjen e kafshëve nga gjashtë muaj në një vit, ndërsa [organizimi i ndeshjeve të kafshëve është tani] një krim që merr dënim nga tre muaj në tre vjet," i tha Burazeroviç Southeast European Times.
Ligji mbi rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e kafshëve hyri në fuqi në shtator 2009 dhe është zbatuar në sistemin shkollor të Serbisë.
"Kjo dispozitenë do të lejojë që edukimi rreth mirëqënies së kafshëve të përfshihet në të gjitha nivelet e edukimit," tha Burazeroviç. "Më të rëndësishme se normat ligjore është të bëhen të zotët e kafshëve më të përgjegjshëm, në mënyrë që të pengojnë rastet e njerëzve që mërziten nga një qen pas pak qejfi e loje dhe t'a hedhin atë në rrugë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes