24/12/2009
Sondazhet tregojnë se Ivo Josipoviç i SDP është në kryesim, por përfundimet e zgjedhjes presidenciale kroate janë të pasigurta.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 24/12/09
![]() Posterat për kandidatët presidencialë në Split, Kroaci. [Getty Images] |
Kroacia është gati të zgjedhë presidentin e saj të tretë që kur vendi shpalli pavarësinë.
Raundi i parë i zgjedhjeve është caktuar për të dielën 27 dhjetor. Nëse asnjë kandidat nuk fiton një shumicë, një raund i dytë votimni do të zhvillohet më 10 janar.
Janë 12 kandidatë që luftojnë për postin.
Kreshimir Maçan, një analist i shquar politik e përshkruan fushatën deri tani si "fushata më e mërzitshme ndonjëherë, pa asnjë origjinalitet apo imagjinatë politike", që i mungon një debat i ndezur përveç ngritjes përsëri të temave të interesit të kandidatëve individualë.
Një çështje kryesore e fushatës, megjithatë, është rënia ekonomike.
Sipas sondazheve më të fundit, Ivo Josipoviç i Partisë Social Demokratike (SDP) do të hyjë me lehtësi në raundin e dytë me mbi 28% të votave.
"Shtetasit do të jenë në gjendje të votojnë midis ndershmërisë dhe korrupsionit, midis dritës dhe territ dhe kontaktet e mia me publikun tregojnë se shtetasit duan një Kroaci të drejtë dhe një jetë më të mirë," citoi gazeta e Zagrebit Vecernji të thoshte Josipoviç. Ai e titulloi fushatën e vet "Drejtësi" duke premtuar të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet. Dy gra kandidojnë për presidente: Vesna Pushiç e Partisë Popullore Kroate dhe kandidatja e pavarur Vesna Skare Ozbolt, por sondazhet sugjerojnë se asnjëra nuk ka të ngjarë të fitojë.
"E bëmë të qartë se një fushatë mund të kryhet me kompetencë dhe dituri, jo vetëm me sllogane," tha Pushiç.
Ndërmarrja kërkimore Promocija Plus sugjeron se Kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç, që kandidon si një i pavarur, do të mbledhë rreth 18% të votave, ndjekur nga afër nga ish-ministri i ekonomisë dhe i pavarur tashmë, Nadan Vidosheviç.
Dragan Primorac, një ish-ministër i arsimit, do të tërheqë rreth 8% të votave, ndjekur nga kandidati i Bashkimit Demokratik Kroat në pushtet, Andrija Hebrang, një ish-ministër i shëndetësisë, me 7.2%.
Gara presidenciale mund të vendoset nga 260,000 kroatët e Bosnje dhe Herzegovinës në vend, që do të hedhin votat e tyre në 124 qendra votimi.
Presidenti i Kroacisë luan një rol në politikë-bërjen e jashtme, është kryekomandanti ushtarak dhe kryeson i shërbimin informativ kombëtar. Presidenti i tanishëm Stipe Mesiç ka shërbyer dy mandate me rradhë dhe nuk mund të kandidojë përsëri.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes