Fabrika e makinave Zastava e Serbisë bëhet pjesë e Grupit Fiat

24/12/2009

Viti po mbyllet mirë për një fabrikë serbe.

(Blic - 24/12/09; AKI, AP, DPA, AFP, BBC, Beta, B92, Serbian Government - 23/12/09)

photo

Një punëtor i Zastavës në linjën e prodhimit në fabrikë në Kragujevac. [Getty Images]

Fiat dhe qeveria serbe nënshkruan të mërkurën (23 dhjetor) një aneks për marrëveshjen e tyre të ndërmarrjes së përbashkët të 2008 që do të lejojë prodhuesin italian të makinave që të marrë fabrikën e automobilëve Zastava të vendit ballkanik. Dokumenti u nënshkrua në Beograd nga Zëvendës/Presidenti i Grupit Fiat Alfredo Altavilla, CEO i Fiat Automobili Srbija, Xhovani De Filipis dhe Zëvendës/Kryeministri serb Mllagjan Dinkiç.

"Kjo është një ditë e madhe për industrinë serbe," tha Dinkiç. Sipas marrëveshjes së të mërkurës, Fiat do të marrë një pjesë prej 67% të aksioneve të fabrikës së makinave sapo të ketë paguar gjysmën e pjesës prej 200 milionë euro në kapitalin themelues të ndërmarrjes së përbashkët, siç është parashikuar në marrëveshjen e shtatorit 2008.

Altavilla tha se paratë do të transferohen deri nga fundi i këtij viti. Kësti i dytë prej 100 milionë euro do të paguhet më 2010, kur Fiat do të investojë gjithashtu 700 milionë euro për të modernizuar fabrikën e makinave në Kragujevac, qyteti i katërt i madh i Serbisë, rreth 140 km në jug të Beogradit.

Qeveria serbe do të mbajë 33% të Zastavës, do të siguroja prona dhe paisje për ndërmarrjen e përbashkët dhe do të kontribuojë me 50 milionë euro në kapitalin themelues të saj.

Prodhimi vjetor i fabrikës pritet të arrijë në 200,000 makina deri më 2011. Sipas marrëveshjes së të mërkurës, po atë vit, fabrika e cila tashmë prodhon Fiat Punto, do të nisë prodhimin e dy modeleve të reja për t'u shitur në tregjet e SHBA dhe ato europiane.

Dinkiç tha se ai pret që eksportet të fitonin rreth 2 miliardë euro në vit. Sipas tij, ndërmarrja e re do të punësojë rreth 2,500 punëtorë.

Zastava, e cila është e njohur për modelin Jugo, prodhoi 16,000 Fiat Punto për tregun vendas këtë vit.

Duke folur në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të së mërkurës, Altavilla e vlerësoi Presidentin serb Boris Tadiç për rolin personal të tij në arritjen e marrëveshjes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Tadiç na dha mbështetjen e tij dhe i jam vërtet mirënjohës," tha ai duke falenderuar gjithashtu qeverinë serbe dhe veçanërisht Dinkiç për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre.

Në shtator të vitit të kaluar, zyrtarët serbë përshëndetën marrëveshjen me prodhuesin e makinave më të madh të Italisë si investimin më të madh të huaj në vite.

Por zbatimi i projektit u ngadalësua për shkak të trazirës financiare botërore.

"Kjo do të thotë se kriza ekonomike është pranë fundit për Serbinë," tha Dinkiç përpara nënshkrimit të aneksit të mërkurën.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment