Kroacia një hap më pranë hyrjes në BE

22/12/2009

Kroacia është në "fazën përfundimtare dhe përcaktuese" të bisedimeve të saj të anëtarësimit me BE, tha pas një takimi të hënën Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt.

(Reuters, DPA, AFP, European Voice, Europolitics, EU - 21/12/09; Croatian Times - 18/12/09)

photo

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt. [Getty Images]

Kroacia lëvizi një hap më pranë hyrjes në BE të hënën (21 dhjetor) pasi mbylli dy kapituj në bisedimet e anëtarësimit të saj me Bashkimin.

Mbyllja e përkohshme e bisedimeve në fushat e politikës apo kapitujt mbi të drejtën e ngritjes dhe lirisë për të ofruar shërbime dhe punësimin u konfirmua zyrtarisht gjatë një konference ndër-qeveritare të pranimit, në nivel ministror në Bruksel.

Në fillim të bisedimeve mbi kapitullin e shërbimeve më shumë se dy vjet më parë, Kroaciasë iu tha se duhet të merrte një numër masash.

Masat që Kroacisë iu tha të merrte për të përfunduar bisedimet mbi kapitullin e politikës sociale dhe punësimit përfshinin harmonizimin e ligjit të saj të punës dhe legjislacionit që ka të bëjë me shëndetin dhe sigurinë në punë, me ato të acquis. Vendit iu desh gjithashtu të përputhë legjislacionin e tij në fushat e anti-diskriminimit dhe mundësive të barabarta me ligjet e BE.

Sipas një deklarate të BE, në bazë të informacionit të dhënë nga Kroacia dhe përparimit të konsiderueshëm të bërë me përgatitjet në të gjitha fushat e duhura, Bashkimi nuk pa nevojë për bisedime të mëtejshme mbi këta dy kapituj.

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit do t'i dorëzojë presidencën me rotacion të BE Spanjës më 1 janar, kryesoi një delegacion që përfaqësonte bllokun 27-vendesh në bisedimet me ekipin kroat, kryesuar nga Ministri i Jashtëm Gordan Jandrokoviç.

Zagrebi shpreson të përfundojë bisedimet mbi të 35 fushat e politikave gjatë presidencës së Spanjës të BE që përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe pastaj të bëhet vendi i 28-të anëtar i bllokut më 2012. Vendi ka hapur deri tani bisedimet mbi 28 nga kapitujt. Numri i kapitujve të mbyllur përkohësisht deri të hënën ishte 17.

Bisedimet mbi tre fusha të tjera politikash: energjia, shërbimet fiskale dhe mbrojtja e konsumatorit e mbrojtja shëndetësore, u mbyllën gjatë një konference ndër-qeveritare pranimi në nivel më të ulët muajin e kaluar. Mbyllja e përkohëshme u konfirmua gjithashtu zyrtarisht të hënën në takimin ministror.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Bisedimet e pranimit të Kroacisë janë në fazën përfundimtare dhe vendimtare," i tha Jandrokoviç një konference shtypi pas bisedimeve të së hënës. "Ne kemi besim se do t'i shpiem bisedimet në një përfundim të suksesshëm në mes të 2010."

Bisedimet e hyrjes të Kroacisë me Brukselin mbetën të ngrira në një numër fushash politikash me muaj lidhur me mosmarrëveshjen e kufirit me Slloveninë fqinjë. Marrëveshja që të dy vendet arritën mbi çështjen në fillim të nëntorit shbllokoi procesin e pranimit. Por të hënën, Sllovenia nuk miratoi hapjen e tre kapitujve të rinj: peshkimit, mjedisit dhe politikës së jashtme e të sigurisë, në bisedimet e Zagrebit.

Bildt tha se Sllovenia nuk kishte sqaruar rezervat e saj, por shprehu shpresë se problemi do të zgjidhej "tepër shpejt". Ai gjithashtu risiguroi Kroacinë se procesi i pranimit është në rrugën e duhur.

"Ne jemi në fazën finale dhe përcaktuese të bisedimeve," tha Bildt.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment