21/12/2009
Vitin e shkiuar, gati 900 vetë vdiqën në aksidentet e trafikut, duke shkaktuar procedura të reja të sigurisë.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 21/12/09
![]() Serbia zbaton një ligj të ri trafiku. [Nikola Barbutov/SETimes] |
Një ligj i ri i sigurisë së trafikut me rregulla më të ashpra për këmbësorët dhe ngarësit e makinave hyri në fuqi më 10 dhjetor në Serbi.
Sipas ligjit, do të vihen pikë për shkeljet e trafikut. Një shoferi që merr 18 pikë i hiqet përkohësisht licensa e ngarjes së automjetit.
Rrugët do të mbikqyren me ndihmën e një paisjeje të re video vëzhgimi dhe përdorimi i telefonave celularë ndërsa nget makinën është i ndaluar. Ndalimi i telefonave celularë zbatohet gjithashtu ndaj këmbësorëve që kapërcejnë rrugën.
Limiti i alkoholit në gjak u pakësua nga 0.5% në 0.3% dhe një nivel 2% e lart rezulton në arrestim dhe kohë të mundshme burgu.
Kufiri i shpejtësisë u shkallëzua gjithashtu nga 60 km/orë në 50 km/orë dhe u fut një ligj për kaskat për biçiklistët dhe motoçiklistët.
Ngarësve të makinave nën moshën 18 vjeç do t'u lëshohet një leje nxënësi që do t'u kërkojë atyre të kenë një pasagjer në makinë me të paktën pesë vjet përvojë ngarjeje, gjatë gjithë kohës. Atyre u kërkohet të mos jenë në rrugë nga 11 pasdite deri në 5 të mëngjesit.
Sipas raporteve të policisë, 756 vetë u vranë në aksidentet e trafikut në 11 muajt e parë të këtij viti. Shkaqet më të zakonshëm ishin shpejtësia e tepërt, ngarja nën ndikimin e pijes dhe kalimi me dritë të kuqe. Vjet, numri i njerëzve të vrarë nga aksiddentet rrugorë shkoi në 897.
"Vetë ligji nuk do të pakësojë numrin e aksidenteve dhe të viktimave, por zbatimi i tij mundet. Zbatimi nuk duhet të jetë përzgjedhës, por duhet t'i referohet çdo pike të vetme të ligjit," i tha SETimes kryetari i Komitetit të Sigurisë, Damir Okanoviç.
"Ndëshkimet më të ashpra janë të rëndësishme, por trainimi i shoferëve është më i rëndësishëm, kështu ata kuptojnë rëndësinë e ndjekjes së rregullave të trafikut. Për shembull, pse është shpejtësia kufi 50 km/orë në një zonë të populluar dhe sa e rëndësishme është kjo për sigurinë e tyre," shtoi ai.
Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç paralajmëroi miqtë dhe familjen e tij që të mos i telefonojnë nëse kryejnë shkelje trafiku sepse nuk do t'u jepet privilegj i veçantë.
Shoferët kanë një periudhë rreth tre javë për t'u përshtatur me rregullat e reja. Policia do të lëshojë paralajmërime dhe do të informojë shoferët mbi kushtet e reja deri më 1 janar, pas së cilës shkelësit do të ndëshkohen.
Policia nuk do të jetë në gjendje të vërë gjobat në vend, por në vend të kësaj do të lëshojë urdhër-pagesa. Gjobat do të shkojnë nga rreth 30 në 500 euro dhe do të dyfishohen nëse është i pranishëm një fëmijë nën 12 vjeç.
Sipas llogaritjeve të Bankës Botërore, Serbia shpenzon rreth 2.3% të PKN për aksidentet rrugore. Ligji i ri është modeluar sipas Gjermanisë, që shkurtoi përgjysmë aksidentet dhe shkeljet e trafikut.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes