LIberalizimi i vizave bëhet realitet

21/12/2009

Maqedonasve, malazezëve dhe serbëve që kanë pasaporta biometrike nuk u duhet më të rrinë në rradhë përpara ambasadave nëse duan që të udhëtojnë për në BE.

(FT, MIA, Focus News Agency - 20/12/09; AP, AFP, BBC, Beta, B92, Novinite - 19/12/09; The Sofia Echo - 18/12/09)

photo

Maqedonasit festojnë statusin e tyre të ri pa viza të shtunën (19 dhjetor). [Tomislav Georgiev/SETimes]

Për tre vende në rajon, 18 vjet kufizim i vizave përfundoi të shtunën (19 dhjetor) kur hyri në fuqi një vendim i marrë nga ministrat e brendshëm të BE muajin e shkuar. Udhëheqësit përshëndetën rastin si një piketë në rrugën për anëtarësimin përfundimtar në BE.

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski foli për një "moment historik" për vendin e tij, ndërsa homologu malazes Milo Gjukanoviç tha se ishte "lajmi më i lumtur" për njerëzit në republikën e Adriatikut këtë vit. Sipas Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç, heqja e kërkesave të vizave futur më 1991, kur Jugosllavia nisi të shpërbëhet, ishte "një fitore për gjithë shtetasit serbë".

"Ky është një inkurajim i fortë për integrimin [në BE] të Ballkanit Perëndimor," thanë ministrat e brendshëm të tre vendeve të Ballkanit në një deklaratë të përbashkët të shtunën.

Zotërimi i një pasaporte biometrike është e vetmja kërkesë që maqedonasit, malazezët dhe serbët duhet të përmbushin për të qenë në gjendje të udhëtojnë në secilin nga 28 vendet në zonën Shengen. Ato përfshijnë të gjitha vendet anëtare të BE me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës, plus vendet jo anëtare të BE, Islandë, Norvegji dhe Zvicër.

Tre aspirantët e BE festuan përfshirjen e tyre në të ashtuquajturën "listë e bardhë e Shengenit" me fishekzjarre, koncerte dhe festime gjithë natën, njoftoi AP.

Për të shënuar ngjarjen, 100 shtetas malazezë, kryesisht studentë, por gjithashtu anëtarë të grupeve shoqërore të prekshëm, të tillë si pensionistët dhe fermerët, u dërguan në një udhëtim festues një ditor në Romë ndërsa po kaq maqedonas zgjedhur rastësisht bënë një vizitë në Paris.

Ndërkohë, 50 shtetas serbë u nisën në një udhëtim në Bruksel dhe disa kryeqytete të tjera të BE, të sponsorizuar nga qeveria, menjëherë pasi vendimi për heqjen e kufizimeve të vizave hyri në fuqi.

"Këta janë njerëz të zakonshëm, që kanë bërë diçka të jashtëzakonshme dhe që nuk e kanë parë deri tani kurrë Europën," i tha një konference shtypi Zëvendës/Kryeministri serrb Bozhidar Gjeliç, i cili shoqëroi grupin. .

Rreth 70% e të rinjve serbë njoftohet se nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit.

Maqedonasve u kërkohet që të zëvendësojnë pasaportat e tyre të vjetra me ato biometrike deri më 2012. Numri i njerëzve që fuan të bëjnë këtë është rritur këtë muaj duke zgjeruar kapacitetet për të përmbushur kërkesat. Sipas ministrisë së brendshme, aplikuesve të rinj mund t'u duhet të presin deri në shtator 2010 për të gjetur dokumentet e reja të tyre, ndonëse procesi mund të përshpejtohet për 35 euro, dyfishi i pagesës së rregullt.

Sapo shtetasit e tre vendeve të Ballkanit të kenë pasaportat e tyre biometrike, ata nuk do të presin më në rradhë të gjata përpara ambasadave të vendeve të BE apo të paraqesin dokumentë të shumta për t'ju lëshuar një vizë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Stevan Peshevski, kreu i Savanna, një nga agjensitë më të mëdha turistike të Maqedonisë, tha se është tepër shpejt për të gjykuar efektin e vendimit të BE në linjën e tij të punës.

"Ne presim rritje të lëvizjes së turistëve, por në përputhje me mundësitë ekonomike, sigurisht," tha ai.

Linjat ajrore, përfshirë fluturuesit me kosto të ulët, duket të jenë optimistë. Fluturuesit kombëtarë hungarezë dhe rumunë, Malev dhe Tarom, nisën fluturimet e tyre në Beograd më parë këtë muaj. Së paku pesë linja ajrore me kosto të ulët është njoftuar se janë gjithashtu të interesuara në nisjen e fluturimeve në Serbi, njoftoi të dielën e përditshmja britanike Financial Times.

Marina Stojanovska në Shkup kontribuoi për këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment