15/12/2009
Treni rinisi punën të dielën, pothuajse dy dekada pasi lufta e ndali atë mbi shina.
(Independent, EurActiv, Emportal, Reuters - 14/12/09; AP, Euronews, BBC, Radio Netherlands, The Times - 13/12/09; B92 - 12/12/09; Reuters - 09/12/09)
![]() Një punonjës hekurudhe qëndron ndanë trenit që shkon për Beograd, të dielën (13 dhjetor) në stacionin e hekurudhës së Sarajevës. [Getty Images] |
Linja e drejtpërdrejtë hekurudhore që lidh Beogradin me Sarajevën nisi operimin të dielën (13 dhjetor) gati 18 vjet pasi u ndal ndërsa ish Jugosllavia u zhyt në luftra në krye të viteve 1990 që përfundimisht e shpunë atë në shpërbërje.
Treni midis kryeqyteteve serbe e të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) do të shkojë një herë në ditë me 31 euro vajtje ardhje. Udhëtimi në një drejtim, që zgjaste rreth gjashtë orë në të kaluarën, shkon më shumë se tetë orë sot, për shkak të kufijve të rinj në rrugën 500 km nëpër Kroaci dhe kushteve të këqia të shinave.
Në Jugosllavinë e paraluftës, shërbimi ishte tre herë në ditë dhe ishte popullor me skiatorë dhe biznesmenë. Secili nga trenat modernë Olimpik Ekspres, që përshëndetej si një krenari e shtetit federal shumë-etnik në vitet 1980, kishin së paku një duzinë vagonash të mbushur plot e përplot.
Kur rinisi shërbimi të dielën në mëngjes, në Ekpresin 451 në Beograd hipën 17 vetë me vetëm nëntë prej tyre që kishin prerë biletë për gjithë rrugën deri në Sarajevë. Një tjetër tren u nis nga stacioni i trenit në kryeqytetin e BiH me rreth dhjetë pasagjerë në bord.
Çdo tren kishte tre vagonë, një vagon pasagjerësh që i përkiste kompanisë hekurudhore të njësisë serbe etnike Republika Srpska të BiH, një tjetër njësisë muslmane-kroate të vendit, Federatës së BiH (FBiH) dhe një vagon restaurant që i takon Serbisë. Ky është i vetmi vagon ku pasagjerët lejohet të pijnë duhan, me kusht që treni të mos jetë në territorin kroat.
Por me xhamet e lerosur dhe ndënjëset e rrjepura, ato janë një ngjashmëri e largët me vagonat që bënin rrugën në të kaluarën.
Megjithatë, zyrtarët shprehën shpresë se festat e dimrit që vijnë dhe çmimi i ulët i biletave do të ndihmojnë të tërheqin më shumë njerëz ndaj shërbimit.
"Unë nuk mendoj se trafiku do të rivendoset plotësisht në nivelet e paraluftës. Më së miri mund të arrijë në 50%," i tha Reuters javën e shkuar kryekonduktori Namik Hajriç i kompanisë hekurudhore të FBiH, duke shtuar se më shumë vagona mund të shtoheshin po të qe nevoja.
Por të çarat e mbetura nga konfliktet e fillimeve të viteve 1990 nuk janë shëruar ende plotësisht dhe pajtimi midis popujve të dy ish republikave jugosllave ka qenë i ngadalshëm.
Më tepër se 100,000 vdiqën në konfliktet e 1992-1995 në BiH me rreth një të dhjetën e tyre të vrarë gjatë rrethimit 43 mujor të Sarajevës nga forcat nën komandën e ish gjeneralit serb boshnjak Ratko Mlladiç.
Një nga udhëtarët që hipi në Ekspresin e ri 451 në Sarajevë të dielën i tha Euronews se ai ishte dhe "i trishtuar dhe i gëzuar" ndërsa një tjetër e përshkroi atë si "një lloj muonumenti historik".
Avokati i Beogradit Branko Rogosiç, një nga ata që ishte në trenin që u nis nga kryeqyteti serb, u duk se ndante këtë emocion.
"Kjo është me të vërtetë njhë ngjarje e posaçme për të bërë këtë lidhje përsëri," e citoi atë AP të thoshte të dielën.
Ishte një ditë e rëndësishme për inxhinierin e trenit Dushan Boshnjakoviç gjithashtu.
"Jam krenar të shpie trenin e parë në Sarajevë pas kaq shumë vitesh," e citoi atë e përditëshmja britanike Independent të thoshte. "Është mirë që lidhjet midis njerëzve janë rindërtuar përësri."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes