09/12/2009
Kujtimet e zhvillimit të konsiderueshëm ekonomik dhe lirisë së udhëtimit bëjnë shumë shtetas të Bosnje dhe Herzegovinës nostalgjikë për llojin jugosllav të socializmit.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë -- 09/12/09
![]() Shumë në BiH besojnë se jetonin më mirë në vitet 1989 nën sistemin jugosllav socialist por pranojnë kufizimet e sistemit. [Getty images] |
Shkatërruar nga konflikti i 1992-1995 dhe me ekonominë e penguar nga politikanët nacionalistë e të korruptuar, shumica e shtetasve të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) janë nostalgjikë lidhur me jetën përpara rënies së murit të Berlinit.
"Disa thonë se Jugosllavia socialiste ra me murin e Berlinit," i tha SETimes profesori i ligjit i Sarajevës Zdravko Grebo.
Ai spjegon se reformat politike të 1965 shpunë në futjen e një forme të ekonomisë së tregut që nga ana e tyre shpunë në hapjen e kufijve duke i mundësuar jugosllavët të udhëtonin lirisht. Ky organizim zbuti presionet e tensionet e brendëshme. Përveç kësaj, jugosllavët gëzuan një rrjet të fortë të sigurisë sociale, punësimit dhe arsimit cilësor e kujdesit shëndetësor pa pagesë.
"Jugosllavia ishte ndryshe nga vendet e tjera komuniste brenda Evropës. Por me rënien e murit të Berlinit, kjo diferencë pozitive thjesht u zhduk," vuri re Grebo.
Ndonse kjo rënie e ndryshoi Evropën, nuk ishte ndonjë lajm veçanërisht atë kohë në BiH. Megjithatë, shton Grebo, "shpejt pas rënies së Perdes së Hekurt zunë të dalin pengesa të reja. Sarajeva ishte nën rrethim për më shumë se tre vjet. [Sot] shtetasit e BiH ende përballen me një regjim vizash për udhëtimin brenda Evropës."
Ai thotë se është e vështirë të thuash në se ka më shumë liri e të drejta sot se sa nën Jugosllavinë socialiste. "Nuk kishte liri shtypi e shprehjeje në Jugosllavi. Tani ne kemi një sistem politik multi-partizan, gjyqësor dhe media të pavarur por të drejtat sociale, ekonomike, kulturore dhe arsimore qenë më mirë të garantuara për shumicën e shtetasve tanë në të kaluarën. Gjendja aktuale e të drejtave të njeriut është një katastrofë."
I pensionuarii Zdravko Prlenda, 66 vjeç, i përshkroi 20 vitet e fundit "si socializëm me fytyrë njeriu". Ai tha se shteti i dha atij një apartamnet kur ishte shumë i ri dhe jeta ishte shumë më e sigurtë.
Ndërsa ai nuk ishte kurrë një anëtar i partisë komuniste, "fakti që duhej të ishe një komunist për të qenë 'moralisht dhe politikisht i përshtatshëm' për një ngritje në përgjegjësi, më tërbonte," tha Prlenda.
Në ndryshim, thotë ai "në BiH të sotëm ka më shumë krime, korrupsion dhe papunësi. Nuk ka buzëqeshje në fytyrat e njerëzve si në të kaluarën."
Gazetari Hajdar Arifagiç, 62 vjeç thotë se shpresat me rënien e komunizmit përfundimisht nuk u përmbushën në BiH. Ai beson se Jugosllavia do të kishte qenë midis pesë vendeve të para që do të bashkohej me BE dhe NATO po të mbetej e bashkuar.
"Ne nuk kemi liri lëvizjeje jashtë, ne nuk kemi një shtet paqësor dhe ekonomi të zhvilluar, ne nuk kemi politikë [të sigurtë]; ne nuk kemi as liri, as barazi, as vëllazëri. Çdo ideal i Revolucionit Frëng dështoi në BiH ndonse unë nuk i shoh ato [të arritura] edhe në nivel global," thotë Arifagiç.
"Në qoftë se muri i Berlinit ishte një rresht dominosh që bien, atëhere unë mendoj se BiH ishte dominoja e fundit... I gjithë presioni i procesit ka rënë mbi atë domino."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes