02/12/2009
U debatua të martën në Hagë ligjishmëria e pavarësisë gati dyvjeçare të Kosovës nga Serbia.
Nga Linda Karadaku dhe Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Prishtinë dhe Beograd -- 02/12/09
![]() Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të dëgjojë argumentet gjatë javës së ardhëshme për rastin. [ICJ] |
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia dolën në podium të martën (1 dhjetor) në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë duke paraqitur argumentet e tyre pro dhe kundra ligjishmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008. Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga ministri i jashtëm Skënder Hyseni ndërsa ministri i jashtëm Vuk Jeremiç është në krye të palës serbe.
Paraqitja e Beogradit u bazua në pretendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Pala serbe do të përpiqet të provojë se deklarata anashkaloi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila përcakton se çdo zgjidhje për statusin e Kosovës duhet të miratohej nga Këshilli.
Ambasadori serb në Paris, Dushan Batakoviç, pjesë e delegacioni, tha se "shpallja e njëanëshme e pavarësisë" e Kosovës sfidoi OKB dhe autoritetin e saj.
Delegacioni i kërkoi gjykatës të lëshojë opinionin e vet vetëm mbi ligjin ndërkombëtar, të pavarur nga ndikimi prej ndonjë vendi.
"Kosova përfaqëson historinë serbe dhe një djep të shtetformimit të saj dhe një nga themelet kyçe të identitetit të saj," tha Jeremiç gjatë paraqitjes, e cila zgjati disa orë.
Duke folur për Reuters, ai tha se ishte "hera e parë në histori" që Serbia kërkon të zgjidhë paqësisht çështjen e një krahine që deklaron autonominë, në një gjykatë ligji.
"Sot ishte një ditë e mirë për Ballkanin," tha Jeremiç.
Hyseni, i cili paraqiti qëndrimin e vendit të vet, pas Serbisë, tha se Kosova po funksionon si një republikë e pavarur me një kushtetutë dhe me zgjedhje. Ai tha se muajin e kaluar zgjedhjet komunale ishin "një test i rëndësishëm " për vendin e tij dhe ai pret që gjykata t'i marrë ato në konsideratë si një masë e përparimit.
"Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo do të mbetet rasti, jo vetëm për hir të Kosovës por gjithashtu për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale," i tha ai gjykatës.
"Ne jemi të sigurtë se bota dhe në këtë rast po ashtu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të dijë si të çmojë arritjet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë," i tha Hyseni Kosovo Daily Express. "Ne kemi besim të fortë në paanshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë."
Pas paraqitjes tre-orëshe serbe, Hyseni foli me Radio televizionin e Serbisë. "Ne nuk dëgjuam ndonjë gjë të re. Jemi të sigurtë se gjykata do të konfirmojë vullnetin e populit të Kosovës për të qenë i pavarur dhe i lirë," tha ai.
Sipas së përditëshmes së Kosovës Koha Ditore, paneli prej 15 gjykatësish që dëgjojnë rastin përfshijnë tetë nga vendet që e kanë njohur Kosovën: SHBA, MB, Francë, Gjermani, Japoni, Jordani, Sierra Leone dhe Zelanda e Re dhe shtatë nga vendet që nuk e kanë njohur: Rusia, Kina, Sllovakia, Meksika, Maroku, Brazili dhe Somalia.
Deri tani, 83 nga 192 vende anëtare të OKB dhe 22 nga 27 vende të BE e kanë njohur Kosovën si një vend legjitim, të pavarur.
Dëgjimet do të përfshijnë opinionet nga 29 vende përfshirë Rusinë, një aleate e ngushtë e Serbisë dhe Shtetet e Bashkuara, që njohu menjëherë Kosovën. Argumentet pritet të dëgjohen deri në 11 dhjetor.
Ndërsa vendimi i ICJ nuk do të jetë detyrues, pritet që ai të ketë një ndikim mbi njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës anembanë botës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes