Parlamenti serb ratiffikon statutin e Vojvodinës

01/12/2009

Megjithë kundërshtimin, parlamenti ratifikoi statutin e krahinës veriore të Serbisë, Vojvodinës.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 01/12/09

photo

Vojvodina. [Dosje]

Më tepër se një vit pas miratimit nga qeveria, parlamenti miratoi të hënën (30 nëntor) statutin e Vojvodinës. Vonesa në ratifikim ishte për shkak të kundërshtimeve si nga anëtarë të koalcionit në pushtet, ashtu edhe nga opozita që mendonin se statuti shkeli kushtetutën dhe i dha shumë autoritet krahinës veriore të Serbisë.

Nga 163 anëtarë të palamentit që ishin të pranishëm gjatë votimit, 138 votuan në favor të projekt-ligjit, sipas agjensisë serbe të lajmeve Tanjug.

Kundërshtimet kryesore të opozitës ishin se statuti përcaktoi qytetin më të madh në Vojvodinë, Novi Sad si kryeqytet dhe se lejoi krahinën të hapë jashtë vendit zyrat përfaqësuese të saj, të arrijë marrëveshje me rajone të tjerë dhe të formojë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të tij.

Pas miratimit të ndryshimeve të socialistëve muajin e kaluar, Vojvodina është përcaktuar nga statuti si një krahinë autonome dhe një pjesë e pandashme e Serbisë. Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu se Vojvodina mund të hapë zyra përfaqësuese në rajonet europianë dhe Bruksel, me pëlqimin e qeverisë serbe dhe Novi Sad nuk përcaktohet më si kryeqytet, por si kryeqendra administrative.

Megjithë ndryshimet, opozita mbetet e pakënaqur. Ish-Kryeministri Vojisllav Koshtunica i Partisë Demokratike të Serbisë thotë se fakti që statuti përmbante akoma pikën mbi një referendum në territorin e Vojvodinës, është i rrezikshëm për integritetin e Serbisë. Partia ka në plan të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Autoritetet e tjera i hodhën poshtë shqetësime të tilla.

Kryetari i Asamblesë së Vojvodinës Shandor Egereshi thotë se koalicioni në pushtet shfaqi maturi politike duke miratuar statutin, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i decentralizimit dhe rajonalizimit në Serbi.

Kryetari i administratës së Vojvodinës dhe Zëvendës/Presidenti i Partisë Demokratike Bojan Pajtiç hodhi poshtë akuzat se statuti i ri është separatist. "Vojvodina do të ketë tani më shumë autonomi, por ende më pak se rajone të tjera në Europë," tha Pajtiç gjatë debatit.

Kreu i Partisë Socialiste dhe Zëvendës/Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se ndryshimet ndaj statutit "janë humbja më e madhe e mbrojtësve të autonomisë pas dy dekadave", pasi "koncepti i tyre për Vojvodinën si një republikë" kishte dështuar. Ai shtoi se Serbia nuk do t'a linte kurrë Vojvodinën të ikte nga territori i saj.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment