27/11/2009
Një projekt-raporti i ri thotë se përmbushja "e plotë dhe me rreptësi" e kritereve të Kopenhagës është "vendimtare" për shtetet e mundshëm anëtarë të BE-së.
(Zaman - 27/11/09; European Parliament, Europolitics, MIA, B92 - 26/11/09)
![]() Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn kërkoi që dyert e BE të mbeten hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. [Getty Images] |
Ndërsa ripohoi mbështetjen e saj për zgjerimin e mëtejshëm të BE, Parlamenti Europian (PE) tha të enjten (26 nëntor) se vendet që kanë aspirata për anëtarësimin në Bashkim duhet të vazhdojnë reformat për të qënë në gjendje që të bashkohen me bllokun prej 27 kombesh.
Zgjerimi "është vërtetuar të jetë një prej politikave më të suksesshme të të gjitha politikave të BE dhe ka sjellë përfitime si për shtetet ekzistues, ashtu edhe për shtetet anëtarë të rinj", tha PE në një rezolutë mbi strategjinë e zgjerimit të 2009 të Komisionit Europian (KE).
Por dokumenti i hartuar nga Gabriele Albertini, kreu i komitetit të punëve të jashtme të legjislaturës, theksoi gjithashtu se "përmbushja e plotë dhe me rreptësi" e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin është "vendimtare" si për bërësin e kërkesës, ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së.
Kroacia, Maqedonia dhe Turqia janë kandidatë zyrtarë të BE, ndërsa Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Kosova, Mali i Zi dhe Serbia tani konsiderohen kandidatë të mundshëm. Islanda, e cila paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim më parë këtë vit, ka të ngjarë të marrë njohjen si një kandidat zyrtar në të ardhmen e afërt, duke ditur traditën e saj demokratike të themeluar mirë dhe nivelin e lartë të përputhjes me legjislacionin e BE.
PE përgëzoi përpjekjet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në zbatimin e reformave që synojnë forcimin e shtetit të së drejtës atje. Por "disa vende vazhdojnë të përballen me sfida kryesore, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar," tha ai, duke vënë në dukje nevojën për përpjekje të forta të mëtejshme.
Ligjvënësit e BE-së gjithashtu bënë thirrje për një përmirësim të gjendjes me të cilën përballen grupet etnikë të pakicës në rajon dhe shprehën shqetësim se liria e shprehjes "ende nuk respektohet plotësisht" në disa prej vendeve kandidatë dhe kandidatë të mundshëm.
PE "e konsideron të jetë një përparësi për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë që të sigurojnë lirinë e mediave nga ndërhyrja politike dhe për të garantuar pavarësinë e organeve rregullatorë", tha rezoluta.
Ajo gjithashtu u kujtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) mbetet një kërkesë kryesore për përparimin në pranimin e tyre.
Dokumenti theksoi më tej se vendet që kanë mosmarrëveshje të hapura me fqinjët duhet të bëjnë çdo përpjekje për t'i zgjidhur ata mes tyre sa më herët në procesin e zgjerimit që të jetë e mundur. Nëse nuk arrijnë t'a bëjnë këtë, Brukseli duhet të bëjë gjithshka që mundet për të gjetur një zgjidhje.
"Ndërsa mosmarrëveshje të tilla nuk duhet në vetvetë të krijojnë një pengesë në përparimin drejt pranimit, BE duhet të shmanget nga barra e mosmarrëveshjeve të tilla dypalëshe të pazgjidhura dhe duhet të përpiqet t'i zgjidhë ato përpara pranimit," vuri në dukje PE.
Rezoluta më tij i bëri thirrje BE që të ratifikojë Marrëveshjen e Përkohshme të saj me Serbinë pa vonesë dhe përgëzoi përparimin e mëtejshëm të Beogradit në bashkëpunimin e tij me ICTY. Por ligjvënësit gjithashtu shprehën keqardhje ndaj veprimeve të autoriteteve serbe në thirrjet ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet në mes të nëntorit. Serbisë gjithashtu i kërkohet të shtojë bashkëpunimin e saj me misionin e BE për rendin e së drejtës EULEX, veçanërisht në Kosovën veriore.
PE gjithashtu pranoi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Mali i Zi dhe u bëri thirrje atyre që të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Ai tha se BiH ka bërë njëfarë përparimi në fushën e sigurisë dhe administrimit kufitar, por shprehu pakënaqësi me "përparimin e kufituar" të vendit si një vend kandidat i mundshëm. Ligjvënësit gjithashtu shprehën "shqetësimin e tyre në rritje në lidhje me klimën politike të paqëndrueshme dhe mungesën e një vizioni të përbashkët nga të dy njësitë" dhe dënuar përdorimin e gjuhës fyese nga politikanët e vendit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes