25/11/2009
Hapja e një baze të re ushtarake në vend ndezi një kritikë nga shqiptarët lokalë.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 25/11/09
![]() Ushtarët serbë arrijnë në bazën e re ushtarake Jug në Serbinë jugore, pranë kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën. [Getty Imagesç] |
Baza më e madhe ushtarake e Serbisë, e quajtur Jug, u hap të hënën (23 nëntor) dhe do të strehojë për tani, një batalion të ushtrisë.
Presidenti Boris Tadiç dhe ministri i mbrojtjes Dragan Sutanovac ndoqën ceremoninë e hapjes.
Baza, quajtur në popull "Bondstili serb", një referencë për kampin ushtarak të SHBA pranë Uroshevac, Kosovë, u ndërtua në komunën e Bujanovcit, pranë kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën. Popullsia e Bujjanovcit mbizotërohet nga shqiptarë etnikë dhe politikanët lokaë e kundërshtojnë bazën duke pretenduar se ajo do të militarizojë zonën.
"Ne qemë kundër idesë të forcave të posaçme policore e ushtarake në këtë rajon që nga fillimi, kështu që unë mendoj se baza nuk do të rritë stabilitetin rajonal," i tha radios B92 me bazë në Beograd, kryebashkiaku i Bujanovcit Shaip Kamberi.
Por në ceremoninë e së hënës, Tadiç dha një pikpamje të ndryshme.
"Të gjithë shtetasit serbë që duan paqen e stabilitetin në rajon dhe marrëdhëniet më të mira të mundëshme ndër-etnike, duhet të jenë të kënaqur me hapjen e bazës. Të gjithë ata që nuk duan paqe dhe që janë të përfshirë në krimin e organizuar nuk kanë arsye të jenë të kënaqur sot," tha ai.
Tadiç tha gjithashtu se baza do të rritë zhvillimin ekonomik në Serbinë jugore, duke punësuar rreth 1,000 ushtarë profesionistë që do të trainohen gjithashtu për operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Ushtarët do të ndiohmojnë popullsinë lokale me ndërtimin e infrastrukturës dhe shërbimet mjekësore në bazë do të jenë në dispozicion të civilëve.
Ekspertët thonë se baza është ndërtuar në një zonë ku Serbia ndesh shumicën e sfidave të sigurisë dhe ku ndodhën verën e kaluar sulme terroriste ndaj ushtrisë.
"Vendndodhja e bazës është e shkëlqyer. Baza është një nga masat kyçe në procesin e reformimit të sistemit mbrojtës të Serbisë," tha profesor Zoran Dragishiç i fakultetit të sigurisë në Beograd.
Serbia investoi rreth 18 milion euro për ndërtimin e bazës, që deshi gjashtë vjet të ndërtohej.
Ideja e ndërtimit të një baze të ushtrisë doli në 2001, pas përleshjeve midis forcave serbe të sigurisë dhe shqiptarëve të armatosur. Përleshjet përfundun kur Beogradi garantoi se nuk do të procedonte shqiptarët që dorëzuan armët dhe nuk qenë përfshirë në vrasjen e ushtarëve dhe policëve serbë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes