Çështjet e revolucionit rumun mbeten

24/11/2009

Dy dekada kanë kaluar që nga përmbysja e komunizmit, por ngjarje specifike mbeten subjekt i kqyrjes nga afër edhe tani.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 24/11/09

photo

Një i ri mban një poster bërë me dorë që denoncon diktatorin rumun Nikolae Çaushesku në dhjetor 1989. [Tom Stoddart/Getty Images]

Rumania pësoi kalimin më të përgjakshëm nga komunizmi në demokraci në Europën Lindore, një proces që ende nuk mund të përmblidhet mirë dhe bukur në librat e historisë.

Më tepër se 1,500 vdekje u njoftuan në përleshjet mes protestuesve dhe autoriteteve në dhjetor 1989, që nxitën rënien e rregjimit totalitar të Nikolae Çausheskut.

"Eshtë e trishtueshme që 20 vjet pas këtyre ngjarjeve ende nuk e dimë se çfarë ndodhi," tha Presidenti Trajan Bashesku javën e shkuar, duke bërë thirrje për një hetim tërësor në ngjarjet historike.

Revolucioni rumun nisi në Timishoara, qyteti i dytë i madh i Rumanisë, ku mijëra famullitarë nisën një protestë kundër vendimit të autoriteteve për të lëvizur me forcë priftin Laszlo Tokes në një fshat.

Tokes kritikonte publikisht rregjimin dhe shpesh citohej në shtypin e huaj. Kjo bëri që policia e fshehtë, Sekuritate, t'a mbikqyrte nga afër atë.

Megjithatë, protesta e famullitarëve tërhoqi shpejt mijëra vetë që mbushën sheshin qendror të Timishoarës dhe këndonin "Poshtë Çaushesku".

Ndërsa numri u rrit, ushtria rumune veproi me të shpejtë për të shtypur protestat.

A.G., një rekrut i ushtrisë u dërgua në Timishoara me urdhëra të rreptë për të mbledhur informacion dhe për t'u përzjerë pasivisht me protestuesit.

"Njerëzit ishin kaq të furishëm dhe të egërsuar pasi ushtria hapi zjarr, ata na njohën për shkak të trupave tanë atletikë, flokëve të prera shkurt dhe vështrimeve zhbiruese dhe na ndiqnin në rrugë," i tha ai SETimes.

A.G. shpjegon se urdhërat për të shtypur protestat mbetën në fuqi "deri sa Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Vasile Milea vrau veten. Pastaj e gjitha ndryshoi. Ushtria la armët dhe nisi të vllazërohet me popullin."

Protestat e Timishoarës u përhapën shpejt në Kluzh-Napoka, Sibiu dhe Bukuresht.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Çaushesku thirri një takim publik më 22 dhjetor 1989, por takimi u kthye kundër tij. Qindra dhe mijëra u mblodhën përpara selisë së ish-partisë komuniste, që tani quhet Sheshi i Revolucionit. Çauasheku u përpoq të ikte, por u kap pranë Targovishte dhe u ekzekutua në Krishtlindje pas një gjyqi të shpejtë.

Njëzet vjet më pas, Rumania është një demokraci dhe një anëtare e BE dhe NATO-s. Megjithatë, çështja nëse revolucioni i 1989 ishte një grusht shteti apo një revoltë popullore e ndezur nga një shtypje gjysmë shekullore qëndron ende.

Shumë vetë në vend vrasin mendjen se pse udhëheqja rumune pas-komuniste përbëhet nga kaq shumë dinjitarë ish-komunistë dhe pse arkivat e Sekuritate nuk janë të përdorueshëm plotësisht.

Vendi megjithatë vazhdon të largohet nga trashëgimia komuniste e tij.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment