23/11/2009
Ish nënkryetari i parlementit Iljaz Ramajli kujton rënien e murit të Berlinit.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 23/11/09
![]() Sllobodan Millosheviç e ndërpreu autonominë e Kosovës në 1989. [Getty Images] |
Ilaz Ramajli ishte një politikan i ri kosovar kur ra muri i Berlinit në nëntor 1989. Ai e ndoqi ngjarjen në Radio Televizioninh e Prishtinës (RTP), i vetmi kanal TV në atë kohë.
Ramajli, ish nënkryetari i parlamentit të Kosovës, sjell ndërmend kujtimet e asaj nate.
"Ishte kaq emocionuese, ishte sikur po ndryshonte gjithë bota, ishte sikur shihje diçka që nuk e prisje të ndodhte kurrë," i tha Ramajli SETimes.
Muri i Berlinit ra në një kohë shumë komplekse për Kosovën. Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç e preu autonominë e vendit në 1989 dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të Kosovës u burgosën për pikëpamjet e tyre politike.
"Sinjalet e para për shpërbërjen e ish Jugosllavisë qenë parë, pati shprehje masive të pakënaqësisë me pozitën e shqiptarëve në ish Jugosllavi...dhe rënia e murit të Berlinit dhe jo vetëm ndikimi i veprimit si i tillë por i gjithë procesi, ndryshimet në ish Bashkimin Sovjetik dhe shpërbërja e Traktatit të Varshavës, patën një ndikim të jashtzakonshëm në të gjitha proceset në Kosovë në 1990 e më pas," tha Ramajli.
"Ishte një ndjenjë e përgjithëshme se gjërat po ndryshonin në thelb për mirë, veçanërisht për vendet që e konsideronin veten jo të lirë," tha ai.
Dy degët kryesore të medias në Prishtinë atë kohë, RTP dhe gazeta Rilindja informonin shikuesit e lexuesit rreth rënies së murit, por nuk kishte "liri për të komentuar".
"Ky ishte lajmi i ditës për një kohë të gjatë, vënë në kontekst të Kosovës," tha Ramjli.
"Rënia e murit u përjetua nga shqiptarët e Kosovës si një akt ndryshimi dhe përmirësimi të padrejtësive që kishin ndodhur në krejt Evropoën pas Luftës së Dytë Botërore; ishte një konkluzion logjik i zhvillimeve që ndodhnin në Evropën Juglindore," thotë ai.
Ndërsa ish republikat jugosllave nisën udhët e tyre drejt pavarësisë, Millosheviç nisi një fushatë për të mbajtur statusin e autonomisë së Kosovës brenda Serbisë. Veprimet e tij shkaktuan një dekadë që shqiptarët të punonin për t'u shkëputur nga Serbia dhe kundër përpjekjeve për të prishur pavarësinë e tyre.
Deri nga fundi i 1989, ndërsa ndikimi i LIdhjes Komuniste të Jugosllavisë u dobësua në Kosovë, Ibrahim Rugova bashkëkrijoi Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes