Zgjedhjet presidenciale rumune shkojnë në balotazh

23/11/2009

Banorët lokalë shkuan në qendrat e votimit me numra të mëdhenj të dielën për raundin e parë zgjedhjeve.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 23/11/09

photo

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë se ç'pritej të dielën (22 nëntor). [Gabriel Petresku/SETimes]

Ish partnerët politikë Traian Basheshku dhe Mirçea Xheoana do të jenë përballë njeri tjetrit në një nga balotazhet më të ngushta të historisë së zgjedhjeve presidenciale post-komuniste.

Sipas rezultateve të pjesëshme të botuara nga Byroja Qendrore e Zgjedhjeve (BEC) të hënën (22 nëntor) pas numërimit të votave, Bashesku fitoi 32.8% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të dielën, ndërsa Xheoana mori 29.7%. Liberali Krin Antonesku doli i treti me 20.8%.

Pjesëmarrja ishte 53.4%, një nga më të lartat në vite.

Rumunët votuan gjithashtu për një referendum të diskutueshëm thirrur nga Bashesku për një parlament me një dhomë dhe reduktimin e deputetëve nga 471 në 300. Sipas një sondazhi votuesish të Qendrës për Sociologjinë Urbane e Rajonale (CURS), 87.4% votuan në favor të reduktimit të numrit të ligjebërësve ndërsa 77.4% mbështetën një parlament me një dhomë.

Bashesku përshëndeti këtë diferencë si "të jashtzakonshme".

"Unë po i kërkoj kështu parlamentit, pas verifikimit të refrendumit, të thërresë komisionin e ndryshimit të kushtetutës," tha Bashesku.

Sipas ekspertëve, suksesi mund të provojë një avantazh vendimtar zgjedhor për Basheskun në raundin e dytë.

Por Xheoana duket po aq me besim. "Ne kemi punuar shumë për të ardhur këtu. Ne do të punojmë më shumë dhe do të fitojmë së bashku në 6 dhjetor," tha ai. Kreu social-demokrat premtoi një fund të shpejtë të krizës politike po të bëhej president.

"Si president, unë do të sjell në krye të vendit deri në Krishtlindje, një ekip njerëzish më të ndershmit e më kompetentët nga brenda dhe jashtë shumicës parlamentare," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vendosja e një qeverie të qëndrueshme është një kusht kyç që Rumania të marrë këstin e fundit të kredisë prej 20 miliard euro nga FMN.

Zgjedhjet u mbikqyrën nga afër pasi në rrjedhë të fushatës u ngritën dyshime për mashtrime.

Patrullat e policisë ndaluan autobuzat për të parandaluar atë që ata e quajnë "turizëm zgjedhor", njerëzit që transportohen nga njeri vend në tjetrin për votim të shumfishtë.

Votimi presidencial i së dielës ishte i pari në Rumani që kur vendi u bashkua me BE në 2007 dhe i gjashti që nga rënia e komunizmit në 1989.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment