Mijëra vetë ndjekin funeralin e Patriarkut Pavle

20/11/2009

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Pavle u varros të enjten në oborrin e Kishës të Manastirit të Rakovicës në Beograd. Më tepër se 600,000 pasues besimtarë, zyrtarë shtetërorë dhe kishtarë morën pjesë në varrim.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd --20/11/09

photo

Funerali u parapri nga një liturgji në Kishën e Tubimeve në Beograd. [Nikola Barbutov/SETiimes]

Qindra mijëra vetë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjë dhe Herzegovina dhe Kroacia pritën jashtë kishës së Tubimeve të Beogradit të enjten (19 nëntor) për t'i dhënë nderimet e fundit Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe Pavle.

Pavle, 96 vjeç, vdiq të dielën. Për katër ditë ai u nderua nga besimtarët dhe pasuesit.

Funerali i tij u parapri nga një liturgji në Kishën e Tubimeve dhe një shërbesë në Tempullin e Shën Savës. Një turmë prej më shumë se 600,000 vetësh u mblodhën për shërbesën që u drejtua nga Patriarku Ekumenik Bartolemeu.

"Popull i Serbisë, filloni të qani, të ngashëreheni hidhur dhe të shprehni dhimbjen tuaj sipas meritave të tij," tha Bartolemdeu. Ai theksoi se Pavle ishte një teolog me njohuri të gjera, një njeri mëshirëplotë dhe paqësor e mendjehapur.

Presidenti serb Boris Tadiç, që ndoqi funeralin, kujtoi fjalët e patriarkut: "Le të jemi njerëzorë dhe të mos i përgjigjemi kurrë të keqes së të tjerëve me të keqen brenda vetes sonë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Unë besoj se ndaj opinionin e qytetarëve serbë kur shpreh mirënjohjen time ndaj shënjtërisë së tij Patriarkut Pavle për atë që ka qenë dhe prapë është përpara ne të gjithëve, me veprat dhe fjalët e tij për të qënë kurdoherë njerëzorë," tha Tadiç.

Pas një periudhe 40 ditore zie, Kisha Ortodokse serbe do të zgjedhë një patriark të ri. Kreu i ri i kishës do të zgjidhet nga tre kandidatë: peshkopë me më shumë vota nga anëtarët e Sinodit. Zarfat që përmbajnë emrat e kandidatëve do të vihen në Librin e Ungjillit dhe patriarku i ri do të zgjidhet nga "Shpirti i Shenjtë" pasi një prift i zgjedhur do të heqë zarfin me emrin e patriarkut të ri.

Kur Pavle u bë patriark 19 vjet më parë, ish-peshkop i Rashkës dhe Prizrenit, kjo ishte një surprizë. Pavle erdhi në krye të kishës më 1990, në një kohë kur forca e saj kishte rënë pas një periudhe të gjatë të rendit komunist dhe kur sapo fillonin luftrat në ish-Jugosllavi.

"Unë jam këtu për të udhëhequr serbët në një luftë për ruajtjen e Serbisë së Madhe. Megjithatë, nëse ruajtja e Serbisë së Madhe kërkon krim, unë e refuzoj atë, le të shkojë Serbia e Madhe. Nëse ruajtja e Serbisë së vogël kërkon krim, përsëri unë e refuzoj atë, le të shkojë Serbia e vogël. Nëse ruajtja e qoftë një serbi të vetëm kërkon krim, përsëri unë e refuzoj atë, le të shkojmë të gjithë," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment