Rumania shkon në zgjedhjet presidenciale

19/11/2009

Me pak debate, fushata ndoqi modelin klasik post-komunist të sulmeve personale.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 19/11/09

photo

Dy nga konkurrentët kryesorë në garë janë presidenti i tanishëm Traian Bashesku dhe social-demokrati Mirçea Geoana. [Gabriel Petresku/SETimes]

Rreth 18 milion rumunë pritet të hedhin votat të dielën (22 nëntor) për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit me një mandat pesë-vjeçar. Dymbëdhjetë kandidatë i janë bashkuar garës e cila është vendosur të ketë një raund të dytë votimi në 6 dhjetor.

Zgjedhjet kanë rëndësi më të madhe se herët e tjera pasi Rumania është përfshirë në një krizë të ashpër politike në muajt e fundit që ka keqësuar recesionin e vendit.

Rumunët do të votojnë gjithashtu mbi një referendum të diskutueshëm për parlamentin me një dhomë thirrur nga Bashesku, një masë e kundërshtuar me forcë nga kundërshtarët e tij. Dy javë më parë, disa OJQ i kërkuan avokatit të popullit të ndërhynte dhe të ndante dy veprimtaritë zgjedhore duke arsyetuar se referendumi padrejtësisht rrit shanset e Basheksut për të fituar.

Një raport i fundit nga OSBE e cila do të ketë 25 vëzhgues për të mbikqyrur zgjedhjet anembanë vendit, paralajmëron se fushata ka qenë mbizotëruar nga çështja e referendumit.

Konkurrentët kryesorë në garë, presidenti i tanishëm Traian Bashesku, social-demokrati Mirçea Geoana, liberali Krin Antonesku dhe kryebashkiaku i Bukureshtit Sorin Opresku, kanë treguar pak krijimtari në zhvillimin e fushatave të tyre duke mbetur pas tubimeve klasike dhe me orvatje të zbehta për të fituar ndaj përdoruesve të internetit.

Të katër ata dështuan të ndjekin të parin debat të transmetuar, që qe caktuar të bëhej të mërkurën. Basheksu dhe Antonesku u përballën në një debat të pritur në 14 nëntor nga një universitet në Kluzh-Napoka.

Një sondazh i komisionuar dhe botuar të mërkurën nga e përditëshmja Evenimentul Zilei tregoi se Basheku (33%) dhe Geoana (30%) ka gjasa të konkurrojnë në balotazh, me liberalin Antonesku (18%) prapa tyre. Raundi i dytë do të fitohet nga kreu social-demokrat, që do ta mundë Basheskun 51-49, sipas sondazhit që u krye nga Qendra për Socioologjinë Urbane e Rajonale (CURS).

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Me një elektorat relativisht të qëndrueshëm në qytetet, Bashesku e ktheu vëmendjen e tij në rajonet rurale. Geoana kërkoi të konsolidojë votuesit e tij por gjithashtu të fitojë më shumë në rajonet historike të tilla si Transilvania, ku presidenti i tanishëm është më mirë.

"Unë do të votoj pasi presidenti është për mua më i dukshmi në skenën politike. Dhe unë do të votoj sepse dua ta shoh Rumaninë të kthehet në kursin ekonomik që shkon përpjetë. Unë nuk besoj në efektshmërinë e referendumit sepse ai do një proces kompleks për të shkuar më së fundi në një parlament me një dhomë dhe dyshoj se ai do të marrë fund pasi të përfundojnë zgjedhjet," tha studenti i shkencave politike i Bukureshtit, Razvan Mihalasku, 24 vjeç.

Në pjesën tjetër të vendit janë më pak entusiastë. "Unë i ngatërroj shfaqjet e të folurit politik gjatë fushatës me telekomeditë. Plus që e di përmendësh përmbajtjen e tyre pasi nuk ka ndryshuar shumë nga zgjedhjet e fundit: premtime e premtime," thotë Maria Mihalaçe, një rrobaqepëse 38-vjeçare në Vaslui.

"Po të mos ishte për referendumin, nuk do të shkoja në votime këtë të dielë," shtoi ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment