18/11/2009
Sipas të dhënave nga misioni i vëzhgimit ndërkombëtar, ENEMO, procesi i votimit shkoi mirë në 93% të qendrave të votimit.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 18/11/09
![]() Votat janë numëruar në Fushën e Kosovës të hënën (16 nëntor). [Laura Hasani/SETimes] |
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve bashkiake të Kosovës janë vonuar për shkak të atyre që zyrtarët i quajnë "vështirësi teknike". Pavarësisht nga kjo, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas thonë se zgjedhjet e së dielës (15 nëntor) ishin përgjithësisht të kënaqëshme dhe se procesi përmbushi standardet ndërkombëtarë.
Një delegacion kryesuar nga anëtarja gjermane e Parlamentit Europian Doris Pak tha të hënën se zgjedhjet ishin një fazë e rëndësishme e tranzicionit demokratik të Kosovës, duke ilustruar përparimin e të drejtave dhe përgjegjësive të të gjitha bashkësive nëpërmjet procesit në vazhdim të decentralizimit në një shoqëri shumë-etnike.
"Me disa të meta, procesi zgjedhor deri tani u zhvillua në një atmosferë të përgjithëshme paqësore dhe të mirë, me pjesëmarrje të konsiderueshme votuesish," tha Pak.
Ajo përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen serbe në zgjedhje, duke thënë se serbët e Kosovës po e kuptojnë se e ardhmja e tyre varet prej tyre.
"Ndoshta kjo mund të bindë disa shtete t'a shohin këtë vend pozitivisht dhe të njohin Kosovën," tha Pak.
Ambasadori i SHBA në Prishtinë Kriostofer Dell shtoi: "Kosova dhe shtetasit e saj mund të jenë shumë krenarë sot. Votuesit e Kosovës, politikanët dhe zyrtarët e ngarkuar me organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve i treguan botës se një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë dhe lulëzon."
Dell përgëzoi gjithashtu vendimin e shumë serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje, megjithë thirrjet nga Beogradi për të bojkotuar votimin. "Ju kuptuat me të drejtë se zgjedhjet ju dhanë ju një mundësi unike për të formuar të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e bashkësive tuaja," tha ai.
Rezultatet e pjesshëm të lëshuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës të hënën mbrëma, sugjerojnë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte fituese në shumicën e bashkive, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Shumica e bashkive do të shkojnë në një raund të dytë votimi më 13 dhjetor.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit, ENEMO, kryesuar nga Darko Aleksov dha raportin paraprak të tij të hënën, duke thënë se procesi i votimit ishte vlerësuar pozitivisht në 93% të qendrave të votimit të vendit.
Megjithatë, misioni nënvizoi një numër të metash, të tilla si mungesa e fshehtësisë së votës dhe mungesa e pranuar përgjithësisht e edukimit lidhur me teknikat e reja të votimit.
"Eshtë gjithashtu shqetësuese se asnjë nga rastet e shkeljeve penale nga zgjedhjet e 2007 që Komisioni Zgjedhor i Ankimeve dhe Apeleve, ECAC ka përcjellë në gjykatat e duhura nuk është proceduar," tha misioni, duke vënë në dukje se autoritet nuk dhanë financimin për ECAC në kohën e duhur.
"Vetëm pas ndërhyrjes dhe mbështetjes nga organizatat ndërkombëtare, ECAC ishte në gjendje të ishte funksionale javën e fundit përpara ditës së zgjedhjeve," tha ENEMO.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes