18/11/2009
Një studim i ri gjen vend për përmirësim në shumë vende të Ballkanit.
(Nine O'clock, Kathimerini, Reuters - 18/11/09; Transparency International, Reuters, RFE/RL, IPS, Euobserver, Deutsche Welle, Romanian Times, HotNews.ro, Sofia Echo, Dnevnik.bg, Makfax, B92, Hurriyet - 17/11/09)
![]() Greqisë i duhet të bëjë "përpjekje të menjëherëshme dhe të qëndrueshme" për të trajtuar korrupsionin, tha Transparency International. [Dosje] |
Athina duhet të marrë veprim të shpejtë për t'u përballur me korrupsionin, tha Transparency International (TI) në sondazhin e tij të ri të dalë të martën (17 nëntor). Ajo e renditi Greqinë si vendin më të korruptuar të BE, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Të tre vendet, bashkë me kandidaten e BE, Maqedoninë, ndajnë vendin e 71-të në Indeksin vjetor të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të organizatës mbikqyrëse ndërkombëtare me qendër në Berlin. Secili nga këto katër vende mori nga 3,8 pikë në një shkallë nga 0 (korrupsioni më i lartë) deri në 10 (niveli më i ulët i korrupsionit).
Maqedonia dhe Bullgaria, e cila u caktua si vendi më i korruptuar brenda BE vitin e kaluar, kanë përmirësuar të dyja pikavarazhin e tyre me 0.2 pikë gjatë 12 muajve të fundit. Greqia ka humbur 0.9 pikë nga pikavarazhi i saj 4.7 më 2008, kur ajo renditej e 57-a në botë. Ekspertët fajësojnë "dobësinë sistematike" që vendi nuk ka arritur të trajtojë.
"Pikavarazhi i keq i Greqisë tregon se bashkimi me BE nuk përkthehet automatikisht në një zvogëlim të korrupsionit," tha TI. "Kërkohen përpjekje të menjëherëshme dhe të qëndrueshme për të garantuar që vendi të ngrihet deri në nivelet e pranueshëm të transparancës dhe përgjegjshmërisë."
Këtë vit Rumania shënoi përsëri 3.8 pikë, por ra me një vend, në të 71-in në tabelën botërore. E përditshmja në gjuhën angleze me qendër në Bukuresht Nine o'Cclock citoi Viktor Alistar, kreun e degës së IT për Rumaninë, të vinte në dukje se 2009 shënon herën e parë në shtatë vitet e fundit që Bukureshti nuk ka treguar ndonjë përparim në luftën kundër korrupsionit.
"Ky stanjacion është rezultat i mungesës së bashkërendimit strategjik lidhur me masat ligjore dhe institucionale që shpien në një dobësi të tepruar të të gjitha shtyllave të integritetit dhe dëmtuan besueshmërinë e reformës dhe të Rumanisë në përgjithësi," tha Alistar.
Mbështetur në 13 vëzhgime të ndryshme eskpertësh dhe biznesesh, CPI mat nivelin e perceptuar të korrupsionit të sektorit publik në një vend apo territor të dhënë. Vetëm 49 nga 180 vende të përfshira këtë vit shënuan 5.9 pikë e lart, nga 52 që ishin e kaluar. TI paralajmëroi se nivelet e lartë të korrupsionit në disa vende mund të shpien në një ngadalësim në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar ato që të trajtojnë ndikimit të krizës ekonomike botërore.
"Në një kohë kur anembanë botës po zbatohen paketa masive stimuluese, dhënie të shpejta të fondeve publike dhe përpjekje për të siguruar paqen, është thelbësore të identifikohet se ku korrupsioni bllokon qeverisjen e mirë dhe përgjegjshmërinë me qëllim që të thyhet cikli gërryes i tij," tha të martën në Berlin Huxhetë Label, kreu i TI.
Me 9.4 pikë, Zelanda e Re shënoi CPI më të lartë këtë vit, ndjekur nga Danimarka me 9.3 dhe Singapori e Suedia, me 9.2 secila, Zvicra ishte e pesta me 9.0.
Duke shënuar 1.1 pikë, Somalia u vendos në fund të shkallës si vendi më i korruptuar në botë, pasuar nga Afganistani me 1.3, Mianmar me 1.4 dhe Sudani e Iraku të dy me 1.5.
Duke shënuar 6.6 pikë këtë vit, nga 6.4 në CPI të 2008 dhe 5.6 një vit më parë. Qiproja ishte në vendin e 27-të, së bashku me Slloveninë dhe Estoninë. Ishulli mesdhetar doli përsëri si më pak i korruptuar nga vendet e Europës Juglindore (SEE).
Bosnjë dhe Herzegovina (BiH), megjithatë, shkau më poshtë në shkallë dhe mbeti vendi më i korruptuar në rajon. Mbështetur në pikavarazhit 3.2 këtë vit, nga 3.0 në 2008, BiH ndan vendin e 99-të me Republikën Domenikane, Xhamajkën, Madagaskarin, Senegalin, Tongën dhe Zambian.
"Bosnjë dhe Herzegovina ka hyrë në një periudhë të rrezikshme pasigurie dhe korrupsioni është bërë një problem mbizotërues që rrezikon zbatimin e reformave tërësore në vend," tha të martën Emir Gjikiç, presidenti i Bordit Drejtues të TI për BiH. "Eshtë thelbësore të zbatohen sa më parë të jetë e mundur ligjet e duhura kundër korrupsionit."
Mali i Zi bëri më shumë përparim midis vendeve të SEE, duke përmirësuar pikavarazhin e vet me 0.5 pikë nga viti në vit. Me 3.9 pikë, vendi renditet i 69-ti në botë, nga i 85-i që ishte më 2008.
Me një rritje minimale prej 0.1 pikë, Serbia kishte 3.5 pikë këtë vit, për të zënë vendin e 83-të në shkallën botërore.
Shqipëria dhe kandidatet e BE, Kroacia e Turqia, të treja ranë në klasifikim. Pikavarazhi prej 4.4 i Turqisë nga 4.6 vitin e kaluar e vuri atë në vendin e 61-të në botë këtë vit, së bashku me Kubën, përpara Kroacisë, e cila ndau vendin e 66-të me Gjeorgjinë dhe Kuvaitin, me nga 4.1 pikë. Shqipëria humbi 0.2 pikë nga 3.4 që kishte vitin e kaluar për të rënë me dhjetë vende, në vendin e 95-të në CPI të 2009.
Përfundimet mbi Greqinë përputhen me një raport të posatçëm të botuar në korrik nga inspektori i i përgjithshëm grek për administratën publike, i cili përfundoi se sektori publik është i mbushur me korrupsion. Më të prekurat janë zyrat e planifikimit urban, spitalet shtetërore dhe bashkitë.
Ndërsa BE ka në veprim një mekanizëm të posatçëm mbikqyrjeje për Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo nuk ka ndonjë që të ndikojë në punën e keqe të Greqisë në trajtimin e korrupsionit dhe shpejtimin e gjyqeve të zgjatur.
Një propozim i përparësive të BE njohur si Programi i Stokholmit kërkon që Komisioni i BE të ngrejë një sistem të ngjashëm kontrolli për të gjithë vendet anëtare dhe të zhvillojë një "politikë gjithë-përfshirëse kundër korrupsionit". Programi do të duhej të miratohet në takimin e nivelit të lartë të BE të muajit të ardhshëm, por Greqia, marrësja më e madhe e fondeve të BE për 2008, njoftohet se e kundërshton atë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes