Amatorët serbë të skejtbordeve gjejnë "liri" në trotuare

17/11/2009

Loja me skejtborde e mban rininë në rrugë në një mënyrë të mirë.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 17/11/09

photo

Një skejtër pushon pak në parkun e skejteve të Beogradit. [Nikola Barbutov/SETimes]

Në parkun e skejtbordeve në Beograd, që u hap vitin e kaluar, skejterët mund të gjenden të bëjnë të gjitha marifetet dhe truket kur një skajter e ngre dërrasën e tij shkarëse në ajër si me magji.

Dy skejtër bënë një pushim nga shokët për t'u ulur me SETimes dhe folën për dashurinë e tyre për sportin.

"Unë kam katër vjet që bëj skejtbording. Së pari u njoha me të [skejtbording] nga video-lojrat dhe doja ta nisja vetë për një kohë të gjatë. E gjithë kjo u zgjat pakë se duhej të mblidhja paratë për paisjet e skejtbording dhe kjo kushton pak më pak se paga mesatare serbe," tha Misha, 18 vjeç.

Ai është një nga themeluesit e klubit të skejtbording, Logic.

"Skejtbording mund të duket e lehtë, por nuk është kështu. Duhet të lësh shumë gjëra me qëllim që të shkasësh siç bëjmë ne dhe të jesh mjeshtër i të gjithë trukeve. Nuk ke trainer, gjithshka ke janë shokët që mund të të tregojnë se si bëhet kjo," thotë Misha. Lëndimet janë të zakonshme. Megjithë lutjet nga prindërit e vet, Misha shket pothuajse çdo ditë edhe pasi ka këputur ligamentet në kyëin e tij të këmbës disa herë.

Branislavi, 16 vjeç, një herë theu krahun duke u përpjekur të kryejë një fluturim.

"Liri, krijim...Mund të shkasësh sa herë që do dhe me cilin të duash. Këtu nuk ka trainer, është sikur nuk është një sport fare. Del, kalon një kohë të mirë dhe në qoftë se nuk të pëlqen të shkasësh thjeshtë ulu me shokët. Ka ditë që shket mirë dhe ka ditë që jo, kështu shkon kjo punë," thotë Branislav.

Numri i skejtërve në Beograd po rritet.

Ndonse nuk ka ndonjë vajzë në park që të shkasë, ca nga to u gëzohen djemve. "Varet nga tipi i vajzave, ka ca që e pëlqejnë atë dhe ca që nuk e pëlqejnë, kjo është normale," tha Branislav.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Janë të gjithë llojet e njerëzve midis skejtërsve, e pra ne e njohim njëri tjetrin si skejtërs dhe jemi pjesë e të njëjtit ekip. Disa dëgjojnë hip-hop, disa dëgjojnë punk apo metal të rëndë, po kjo nuk na mërzit ne, nuk jemi kundër," shton ai.

Në park, të tjerë entusiastë të sporteve ekstreme vijnë rrotull me biçikleta dhe patina. Pavarësisht se me çfar lloj rrotash rrëshkasin, atletët të gjithë rrinë së bashku.

Sipas Mishës e Branisllavit, sporti i mban të rinjtë larg drogës e alkoholit. E vetmja gjë ndaj të cilit janë të dhënë skejtërsit dhe çiklistët ekstremë, është adrenalina.

"Ka narkomanë në lagjen time. Skejtbording më ndihmon mua t'i bëj ballë kësaj lloj turme," tha Misha.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment