Bukureshti pret samitin e Nismës së Evropës Qendrore

17/11/2009

Forumi i CEI ishte një ndërmarrje e rëndësishme për Rumaninë në të cilën pjesëmarrësit miratuan një seri dokumentesh të rëndësishme.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 17/11/09

photo

Samiti i Bukureshtit shënoi 20 vjetorin e themelimit të CEI dhe rënies së komunizmit. [Gabriel Petresku/SETimes]

Rumania, kryetare e ngarkuar e Nismës së Evropës Qendrore (CEI) për 2009, priti të enjten (12 nëntor) dhe të premten takimin vjetor të grupit. Të pranishmit përfshinin pjesëmarrës nga institucionet financiare ndërkombëtare, krerë qeverish dhe ministra të jashtëm nga 18 vende të CEI.

Samiti i Bukureshtit shënoi 20 vjetorin e themelimit të CEI dhe rënies së komunizmit. Takimi ministror kishte për temë "Mbështetjen e së ardhmes evropiane, adresimin ndaj sfidave aktuale".

Pjesëmarrësit, midis të cilëve kryeministri i ri molldav Vlad Filat, diskutuan zhvillimin politik dhe ekonomik dhe përparimin në anëtarësimin evro-atllantik.

"Perspektiva evropiane mbetet një instrument tepër i fuqishëm për përparimin e reformave. Megjithatë, përpjekjet drejt arritjes së këtij objektivi janë hapa të rëndësishme për stabilitetin rajonal. Por përtej reagimit ndaj përparimit të qeverive të Ballkanit Perëndimor, BE duhet të dërgojë një mesazh besimi ndaj shtetasve në rajon," tha kryeministri kujdestar rumun Emil Bok.

Sekretari i përgjithshëm i CEI Erkole Ago vuri në dukje kontributin e rëndësishëm të organizatës në mbështetjen dhe konsolidimin e dialogut politik rajonal dhe dhënies së ndihmës vendeve jo anëtare të BE në udhën e tyre të integrimit.

"Vendet anëtare të CEI janë ndihmuar jo vetëm politikisht por gjithashtu konkretisht, nëpërmjet nxitjes së disa projekteve të bashkëpunimit midis vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE ," tha Ago.

Samiti pa gjithashtu finalizimin e dokumenteve të rëndësishëm: Deklarata e Përvjetorit, Dokumenti Final, Plani i Veprimit për 2010-2012 dhe raporti vjetor i sekretarit të përgjithshëm.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Anëtarët e CEI përfshijnë Shqipërinë, Austrinë, Bjellorusinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Italinë, Maqedoninë, Molldavinë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën dhe Hungarinë.

CEI bashkëpunon me organizata dhe institucione ndërkombëtare të tilla si Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, Këshilli i Evropës, OSBE, Banka Evropiane për Rindërtimin e Zhvillimin dhe Banka Botërore si dhe me struktura të ndryshme rajonale si Nisma Adriatiko-Ioniane, Procesi i Bashkëpunimit i Danubit dhe Pakti i Stabilitetit.

Gjatë kryesimit të saj Rumania u përqëndrua në strategjinë evropiane të zonës së Danubit, një projekt i përbashkët me Austrinë. Më parë gjatë këtij viti, në një dokument për Komisionin Evropian, Rumania përpunoi një strategji komunitare mbi rajonin e Danubit deri në 2010, për të siguruar konsolidim më të mirë të bashkëlidhjes ekonomike dhe sociale të shteteve breglumorë.

Mali i Zi do të marrë përsipër kryesimin në janar.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di