Sofja zgjedh gruan e parë si kryebashkiake

16/11/2009

Zgjedhjet e së dielës bënë histori, por u dëmtuan nga pjesëmarrja e ulët.

(Dnevnik, Standart, Focus news Agency, Novinite -- 15/11/09 - 16/11/09; AFP, DPA, Sofia Echo, Mediapool - 15/11/09)

photo

Kandidatja e partisë GERB Jordanka Fandukova lë qendrën e votimit në Sofje të dielën (15 nëntor).

Ministrja bullgare e Arsimit Jordanka Fandukova korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet për kryebashkiakun e Sofjes të dielën (15 nëntor), duke u bërë gruaja e parë që qeveris qytetin në 130 vjet histori si kryeqytet.

Fandukova, 47 vjeç, ishte kandidate e Qytetarëve për Zhvillimin Europian të Bullgarisë (GERB), parti e qendrës së djathtë dhe u mbështet nga Koalicioni Blu i djathtë dhe partia nacionaliste Sulmi. Ajo fitoi 66% të votave, duke pasuar Bojko Borisov që la postin për t'u bërë kryeministër më 27 korrik.

Konkurrenti tjetër kryesor, Georgi Kadiev, i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të opozitës, ishte i dyti, larg prej saj me 28% të votave. Pavel Popov, kandidati i partisë konservatore Rendi, Ligji dhe Drejtësia (OLJ) ishte i treti me më pak se 3%, ndërsa 15 kandidatë të tjerë morën secili më pak se 1% të votave.

Zgjedhjet u shënuan nga një pjesëmarrje e ulët rekord; vetëm 23.17% e votuesve të rregjistruar në Sofje hodhën votat të dielën.

Disa analistë cituan apatinë, fushatën pa ngjyrë dhe lodhjen nga zgjedhjet si arsyet kryesore. Bullgarët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian në qershor dhe iu kërkua të shkojnë në votime përsëri një muaj më pas për të zgjedhur anëtarët e parlamentit të tyre.

Të tjerë ia atriubojnë pjesëmarrjen e ulët faktit që Fandukova u pa si fituese e qartë atë çast që ishte propozuar për postin, pasi GERB vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe publike. Përveç kësaj, ajo vetëm do të mbarojë mandatin katër-vjeçar që Borisov fitoi në tetor 2007.

Psikologu Ivan Igov i tha agjensisë së lajmeve Focus me qendër në Sofjen se ata që hodhën një votë për ministren e arsimit të dielën "votuan në mënyrë realiste", duke dashur të sigurohen se kryebashkiakja e re do të jetë në gjendje të përmbushë zotimet e bëra gjatë fushatës.

"Njerëzit që votuan janë ata banorë të Sofjes që besojnë se ky është fillimi i punës së përbashkët, midis shtetit, bashkive dhe qytetarëve," citoi agjensia të thoshte Igov, duke iu referuar premtimit të Fandukovës për dialog midis autoriteteve publike dhe bashkiake.

Një ish-mësuese e gjuhës ruse dhe drejtoreshë shkolle, Fandukova ka qenë një nga ndihmësit e afërt të Borisov që nga fundi i 2005, kur ai e zgjodhi atë si zëvendëse të tij për arsimin, rininë, kulturën dhe shkencën, pasi fitoi zgjedhjet bashkiake në Sofje si kandidat i pavarur.

Në një konferencë për shtyp të dielën mbrëma, Fandukova tha se ishte e ndërgjegjshme për sfidat që do të kishte në punën e saj të re, por nuk do të ngurrojë të thërrasë kryeministrin sa herë që t'i duhet mbështetja e qeverisë.

"Do të kërkojmë para nga shteti për projekte të posatçëm, nuk do të kërkojmë fonde të përgjithëshme, por do të përqëndrohemi në këto projekte," tha Fandukova. "Unë mendoj se Sofja do të marrë të gjitha fondet që kërkon."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Detyrat e menjëhershme të saj do të përfshijnë një shqyrtim të buxhetit të Sofjes dhe përgatitjet për sezonin e dimrit, e citoi atë e përditshmja Dnevnik t'u thoshte gazetarëve përpara konferencës së shtypit.

Ngjeshja e trafikut dhe mungesa e vendeve të parkimit në kryeqytet janë vetëm disa nga problemet me të cilët ndeshet Fandukova.

Pavarësisht mundjes së tij, Kadiev tha se se ishte i kënaqur me rezultatin e votimeve.

"Doja të shfaqja karakterin e BSP dhe e bëra këtë," tha ai të dielën mbrëma.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment