13/11/2009
Ankthi publik po rritet së bashku me numrin e rasteve të H1N1.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 13/11/09
![]() Vendet e Ballkanit po marrin masa parandaluese për të kufizuar ekspozimin. [Gabriel Petresku/SETimes] |
Me një numër në rritje të rasteve në rajon, autoritetet në Europën Juglindore po ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e gripit të derrit. Masat përfshijnë fushatat e vaksinimit dhe mbylljen e institucionevce publikë me qëllim që të zvogëlohet ekspozimi.
Bullgaria, për shembull, ka urdhëruar të gjitha shkollat që të ndalojnë mësimet deri të paktën 16 nëntor. Të gjitha vizitat spitalore dhe kontrollet e rregullta për gratë shtatzëna dhe foshnjat janë pezulluar dhe operacionet e vegjël do të shtyhen deri në një njoftim të mëtejshëm.
Po kështu, ministria e arsimit e Serbisë urdhëroi nxënësit që të shtojnë një javë plus në pushimet e tyre të vjeshtës dhe vizitat e pacientëve në spitale janë kufizuar.
Vaksinimet janë një përgjigje. Turqia thotë se tashmë ka nisur një fushatë vaksinimi, duke filluar me punonjësit mjekësorë dhe pelegrinët fetarë. Fëmijët do të jenë në gjendje të vaksinohen në klinikat vendore.
Po përpjekjet gjetkë kanë qenë të ngadalshme. Serbia po pret dërgesën e saj të vaksinave, që po ofrohet nga ndërmarrja farmaceutike zvicerane Novartis. Vendi është përgatitur të marrë tre milionë doza deri në mes të marsit.
Disa vende, të tilla si Shqipëria, nuk kanë bërë ende kërkesë për vaksinën. Sipas autoriteteve shqiptarë, vendi ka 10,000 doza Tamiflu rezervë në rast se numri i rasteve me grip rritet.
Por edhe Tamiflu mund të gjendet me vështirësi në disa vende. "Ne thjesht nuk e kemi," i tha së përditëhmes Vijesti një farmacist në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.
Ndërkohë, numri i vdekjeve lidhur me gripin po rritet. Ndërsa shumica e pacientëve që marrin virusin H1N1 mëkëmben brenda ditësh, ai mund të jetë fatal për disa të tjerë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Rreziqet përfshijnë probleme të frymëmarrjes, pneumoni dhe dehidratim të rëndë.
Deri këtë javë, Serbia kishte 258 raste të konfirmuara me shtatë vdekje, ndonëse mjekët thonë se numri real i infeksioneve është në mënyrë eksponenciale më i lartë. Në Kroaci, më shumë se 2,000 vetë kanë marrë virusin H1N1 duke përfshirë djalin e Ministrit të Shëndetësisë Darko Milinoviç dhe tre vetë kanë vdekur. Numri më i madh i vdekjeve ka qenë në Turqi ku ndërlikimet nga gripi kanë marrë 40 jetë.
Në Rumani, më tepër se 1,100 raste të virusit janë konfirmuar, me qytetin verilindor të Jashit të goditur më rëndë deri tani. Qeveria i ka kërkuar Institutit Kantakuzino që është i specializuar në prodhimin e vaksinave, të dyfishojë numrin e dozave në dispozicion nga 5 në 10 milionë.
Një rumun që jetonte pranë Salsburgut, Austri, vdiq nga një goditje zemre të martën pasi kishte marrë H1N1, gjë që u përshkrua si vdekja e parë rumune lidhur me sëmundjen. Në Bullgari, autoritetet po njoftojnë për 12 vdekje nga gripi i derrit deri tani. Sipas Shefit Epidemiolog Dr. Angel Kançev, janë 634 rate të konfirmuara dhe 1,673 vetë të tjerë po analizohen.
Megjithatë, numri real i rasteve të gripit të derrit është shumë më i lartë thonë doktorët. Nga afërsisht 175,000 bullgarë që janë prekur me ndonjë formë gripi, shumica dërrmuese, rreth 90%, ka të ngjarë të kenë marrë H1N1. Më 6 nëntor, vendi deklaroi një epidemi mbarë-kombëtare.
Korrespondentët e SETimes Igor Jovanoviç (Belgrade), Harri Tzanis (Athinë), Paul Kiokoiu (Bukuresht), Svetla Dimitrova (Sofje), Esra Erduran (Stamboll), Manjola Hala (Tiranë) dhe Marina Roganoviç (Podgoricë) kontribuan në këtë shkrim.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes