12/11/2009
Pak ditë përpara se votuesit të hedhin votat, tre të dyshuar janë arrestuar për atë që besohet të jetë një sulm i motivuar politikisht.
Nga Besa Beqiri për Southeast European Time në Prishtinë -- 12/11/09
![]() Më tepër se 1.5 milionë shtetas janë rregjistruar që të votojnë të dielën (15 nëntor). [Getty Images] |
Vetëm pak përpara zgjedhjeve të para të pavarura të së dielës në Kosovë, fushata e dhunës godet krahinën ish-serbe.
Policia e Kosovës konfirmoi se një grup njerëzish hodhën gurë ndaj makinave shoqëruese të Kryeministrit Hashim Thaçi të mërkurën mbrëma (11 nëntor) pas një takimi fushate në Deçan. Disa makina u dëmtuan, por nuk pati njoftime për të plagosur.
Deçani kontrollohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt. E përditëshmja Express njoftoi se tre të dyshuar janë arrestuar.
"Nxitur dhe organizuar drejtpërsëdrejti nga Ramush Haradinaj ... kjo ishte një përpjekje për të dhunuar dhe trembur votën e lirë të shtetasve," tha Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Thaçit pas incidentit.
Ambasada e SHBA në Prishtinë gjithashtu e dënoi sulmin. "Dhuna nuk ka vend në fushata, zgjedhje apo procesin demokratik. Dyshimet për dhunë nga një parti në asnjë mënyrë nuk justifikojnë reagime të dhunshme nga të tjerat. U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, partive dhe aktivistëve të përmbahen nga e gjithë dhuna dhe provokimet."
Më tepër se 1.5 milionë votues janë rregjistruar për të votuar në të parin nga dy raundet e votimit. I dyti do të zhvillohet më 13 dhjetor.
Janë gjithashtu 1,806 votues me të drejtë votimi jashtë vendit. Votimi do të bëhet në 36 bashki, me përjashtim të Mitrovicës veriore dhe Parteshit, në zonën e Gjilanit.
Kandidatët fitues, nga mbi 6,500 që konkurrojnë për vende në asambletë dhe 205 që konkurrojnë për postet e kryebashkiakëve, duhet të arrijnë 50% të votave për një fitore të thjeshtë shumice.
Rrjeti Europian i Organizatave të Mbikqyrjes së Zgjedhjeve (ENEMO) kryesuar nga Darko Aleksov, do të vëzhgojë votimin. Vëzhguesit "do të sigurojnë që të bëhet një vlerësim i pavarur dhe kompetent i zgjedhjeve vendore", tha Aleksov.
Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se këto zgjedhje janë një shans i mirë për Kosovën për të provuar se "është gati të mbajë në mënyrën më të mirë, zgjedhjet e saj të para si një shtet sovran dhe demokratik".
Në fund të muajit të shkuar, Sejdiu, Thaçi dhe Ambasadori i SHBA në Kosovë Kristofer Dell vizituan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë vizitës, Dell nënvizoi rëndësinë e organizimit nga vetë Kosova të zgjedhjeve.
"Jo UNMIK. Jo OSBE. Eshtë Kosova që e bën lojën," tha ai. Më së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, të gjithë shtetasit e Kosovës kanë një përgjegjësi për t'i bërë këto zgjedhje një sukses."
Udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nxitin serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, por Beogradi vazhdon të jetë kundër kësaj.
"Serbët që marrin pjesë nuk do të jenë në gjendje të mbahen në mbështetjen e Beogradit," i tha Ministri serb për Kosovën Oliver Ivanoviç B92 me qendër në Beograd. "Kur vetëm 3% e popullsisë merr pjesë, kjo pengon ligjshmërinë."
"Kam frikë se [kandidatët serbë] nuk e kuptojnë se duke marrë pjesë në zgjedhje ata bien në një kurth sepse kjo mund të sjellë të gjithë serbët në një përplasje me qeverinë serbe," shtoi ai.
Por Përfaqësuesi i Posatçëm Pieter Feithi i tha medias vendase se "nëse serbët vendas nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore ... ata mund të rrezikojnë të humbasin kontrollin e pushtetit vendor në bashkitë dhe territoret në të cilat bëjnë shumicën e popullsisë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes