Shqipëria shkon drejt statusit zyrtar të kandidatit të BE

12/11/2009

Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE pritet t'i kërkojnë Komisionit Europian në fillim të javës së ardhshme që të përgatisë një vlerësim të gatishmërisë së Shqipërisë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.

(Reuters - 12/11/09; AFP, Reuters, Balkans.com - 11/11/09)

photo

Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn paralajmëroi se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në përmbushjen e standardeve të BE. [AFP]

Shqipëria mund të bëjë së shpejti një hap të madh në rrugën e saj të integrimit europian, duke u bashkuar me Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë në listën e vendeve kandidatë zyrtarë të BE, sipas njoftimeve të mërkurën (11 nëntor). Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit kanë rënë dakord të mbështesin kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin në bllok, njoftoi AFP, duke cituar një burim diplomatik pa emër. Gjatë bisedimeve në Bruksel të mërkurën, diplomatët vendosën t'i kërkojnë Komisionit Europian (KE) që të përgatisë një vlerësim të gatishmërisë së Shqipërisë për të nisur bisedimet e pranimit.

Ministrat e jashtëm të BE pritet të miratojnë vendimin e ambasadorëve gjatë një takimi dy ditor që hapet në Bruksel të hënën. Rendi i ditës paraprak i bisedimeve, i botuar në faqen në internet të presidencës suedeze të BE më 30 tetor, rendit "Ballkani Perëndimor" si një nga temat e mundshme për diskutim.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha paraqiti kërkesën zyrtare të vendit të tij për anëtarësim në BE më 28 prill. Në rast të një vlerësimi pozitiv të KE për gatishmërinë e Tiranës për bisedimet e anëtarësimit, Shqipëria do të bëhet një kandidat zyrtar.

Duke folur pas një takimi të mërkurën me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta, Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn tha se "ishte pothuajse koha" që të bëhej ky hap.

Përfshirja e vendit në listën e kandidatëve zyrtarë të BE nuk nënkupton megjithatë se ai do të fillojë menjëherë bisedimet e anëtarësimit.

Për shembull, Kroacia u konfirmua si një vend kandidat në qershor 2004. Gjatë një takimi të nivelit të lartë në dhjetor atë vit, udhëheqësit e bllokut atëhere me 25 anëtarë, caktuan 17 marsin 2005 si datë të nisjes për bisedimet e pranimit të Zagrebit, duke e vënë si kusht për vendin bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Por bisedimet nuk filluan deri më 3 tetor të atij vit, kur Karla del Ponte, kryeprokurore e krimeve të luftës të OKB në atë kohë, pohoi se Kroacia e kishte përmbushur kushtin.

Turqisë, një kandidat zyrtar i BE që nga dhjetori 1999, iu desh të priste gati gjashtë vjet për të nisur bisedimet e saj, së bashku me ato me Kroacinë. Maqedonia ka pritur për një datë nisjeje që nga dhjetori 2005.

Tiranës ka të ngjarë t'i kërkohet të zbatojë një sërë reformash gjithë-përfshirëse politike dhe ekonomike përpara se të nisë bisedimet e saj me Brukselin. Përmbushja e kërkesave të tilla mund të dojë vite.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Reuters citoi Rehn të thoshte në një konferencë të përbashkët me Metën të mërkurën se Shqipërisë i duhet të forcojë rendin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe të të garantojë lirinë e medias. Meta u tha gazetarëve se vendi i tij do të rrisë përpjekjet për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE.

Duke theksuar se aspirantët për në BE duhet të tregojnë maturi politike, Rehn bëri gjithashtu të qartë se Shqipëria zor se mund të presë një përgjigje pozitive nga KE nëse opozita kryesore e vendit nuk heq dorë nga bojkotimi i punës në parlament.

"Nëse bojkotimi parlamentar do të vazhdojë gjatë, ai do të ketë një efekt negativ në analizën e kritereve politikë dhe kështu që do të kishte ndikime negativë mbi shanset e e dhënies së statusit të kandidatit," paralajmëroi Rehn.

Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës ka bojkotuar legjislaturën për javë, duke këmbëngulur se rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit ishin të manipuluara. PS doli vetëm 1.5% pas Partisë Demokratike të Berishës e cila fitoi zgjedhjet dhe një mandat të dytë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di